QAFË SHTAMA E TURIZMIT TE PANJOHUR
Ndue Dedaj Në vitet ’30 të shekullit të kaluar një kamion bënte çdo ditë vajtje – ardhje rrugën Tiranë – Qafë Shtamë, për të sjellë uji për familjen mbretërore dhe kroi i famshëm mes pishash shtatlarta mbante emrin “Kroi i Nanës Mbretneshë”, më shumë se një mijë metra mbi nivelin e detit.