VUKSANLEKAJ, “KRONIKË NË GUR” E MALËSISË SË MADHE…
(…ose rapsodia e skulpturës mbivarrore shqiptare) NDUE DEDAJ 1 Hapësira shqiptare ka aq shumë monumente të vjetra befasuese, që ende mbijetojnë, ndonëse dhjetrashekullore. Vuksanlekaj padyshim është njëri nga më autentikët, një varrezë mesjetare unike, që nuk haset askund tjetër një e dytë si ajo.








