Është koha të tregohet e vërteta se çfarë Qeverie ka Kosova

DIOGUARDI JOJoseph J. DioGuardi

06 July 2017

Udhëtimi im i parë në Kosovë ishte në nëntor të vitit 1989 për të sfiduar Sllobodan Millosheviqin rreth okupimit brutal ushtarak të Kosovës në marsin paraprak dhe për t’i takuar gazetarët dhe aktivistët e të Drejtave të Njeriut (Zenun Çelajn, Zekeria Canan dhe të tjerët) fshehurazi në shtëpitë e tyre dhe për të raportuar përsëri te miqtë tanë në Kongresin e SHBA-së, kongresistët  Tom Lantos e Ben Gilman dhe senatorin Bob Dole.

Kam takuar Dr. Ibrahim Rugovën në atë udhëtim kur ai ishte kreu i “Shoqatës letrare të Kosovës” dhe mendova se ai mund të fillonte një lëvizje demokratike në Kosovë. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ngriti fonde për ta sjellë atë dhe dymbëdhjetë kolegë të tij akademikë dhe

të shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara në prill të vitit 1990, për të dëshmuar në një seancë të përbashkët të Senatit dhe të Shtëpisë së SHBA-së për kërcënimin e Sllobodan Millosheviqit dhe regjimit të tij diktatorial dhe komunist ndaj aspiratave demokratike të Kosovës, të Sllovenisë, të Kroacisë dhe të Bosnjës. Pjesa tjetër është histori.

Duke parë zhvillimin e partive politike dhe të zgjedhjeve dhe nevojën për një qeveri për të menaxhuar një shoqëri shumicë shqiptare dhe të gjithë njerëzit në Kosovë, i shoh problemet ekonomike dhe dështimet demokratike sot më qartë se kurrë më parë.

Pas shumë zgjedhjesh që nga përfundimi i luftës së NATO-s në qershor 1999 dhe gjykimit ndaj Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Hagë më 2002-n, dhe edhe pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja në vitin 2008, Kosova mbetet e ndarë më shumë se kurrë.

Zgjedhjet e fundit konfirmojnë edhe një herë se Qeveria e Kosovës është e bazuar kryesisht në patronazhin e partive politike dhe të personaliteteve me pak transparencë. Kjo ka penguar një evolucion natyror në një demokraci pjesëmarrëse, një ekonomi tregu e bazuar në punë reale (jo emërime dhe patronazh), duke i lënë kosovarët të varur nga remitancat nga jashtë dhe të cenueshëm nga ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë.

Thënë shkurtimisht, ekonomia dhe e ardhmja e Kosovës është bërë peng i partive, i patronazhit dhe i personaliteteve të korruptuara politike. Dhe kjo i ka lejuar disave që të bëhen jashtëzakonisht të pasur për shkak të lidhjeve me parti politike, ndërsa shumica mbetet relativisht e varfër dhe e varur nga remitancat, nga familjet jashtë vendit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore.

Pse ka aq shumë politikanë në Kosovë që qëndrojnë shumë mirë ekonomikisht? E para se, partitë politike drejtohen si klube private, duke shpërndarë vende pune për vota dhe besnikëri partiake, jo për meritë dhe nuk po promovojnë të mirat publike për të gjithë popullin e Kosovës.

Gjithashtu, ekziston një mungesë e madhe e transparencës rreth asaj se si është akumuluar pasuria në Kosovë dhe kush me të vërtetë zotëron pasuritë në Kosovë dhe cilët politikanë të korruptuar i kanë fshehur pasuritë e fituara ilegalisht në bankat zvicerane apo të Qipros.

Kjo mungesë transparence ka krijuar mungesë të besimit të publikut në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Kërkimi i fuqisë politike dhe i pasurisë nga “liderët” politikë ka çuar në një ekonomi të tipit mafioz, ku korrupsioni depërton në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke i shtyrë njerëzit e arsimuar të largohen nga Kosova për të punuar dhe për të jetuar diku tjetër, ligjërisht apo ilegalisht.

(Nju-Jork, 5 korrik 2017)

 

“IT IS TIME TO TELL THE TRUTH ABOUT WHAT KIND OF GOVERNMENT KOSOVA HAS”

by Hon. Joseph J. DioGuardi

 

My first trip to Kosova was in November 1989 to challenge Slobodan Milosevic about the brutal military occupation of Kosova the preceding March and to meet Albanian journalists and human rights activists (Zenun Celaj, Zakariah Canaj, and others) secretly in their homes to report back to our friends in the US Congress—Congressmen Tom Lantos and Ben Gilman and Senator Bob Dole. I met Dr. Ibrahim Rugova on that trip when he was the head of the “literary association of Kosova” and thought that he could begin a democratic movement in Kosova. The Albanian American Civic League raised funds to bring him and twelve of his academic and civil society colleagues to the United States in April 1990 to testify in a joint US Senate and House hearing about the threat of Slobodan Milosevic and his dictatorial, Communist regime to the democratic aspirations of Kosova, Slovenia, Croatia, and Bosnia. The rest is history. Looking back at the development of political parties and elections, and the need for a government to manage an overwhelmingly Albanian majority society for all people in Kosova, I see the economic problems and democratic failures today clearer than ever. After so many elections since the NATO war ended in June 1999, and the criminal trial of Slobodan Milosevic in the International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia in The Hague in 2002, and even after the US recognition of Kosova’s independence in 2008, Kosova is divided more than ever. The recent elections confirm once again that Kosova’s government is based mainly on political party patronage and personalities with little transparency. This has prevented a natural evolution to a participatory democracy, a market economy based on real jobs (not on political appointments and patronage), leaving Kosovars dependent on remittances from abroad and vulnerable to continuing interference by Serbia. In short, Kosova’s economy and future has become a hostage to parties, patronage, and corrupt political personalities. And this has allowed some to get extraordinarily rich with political party connections, while the majority remains relatively poor and dependent on remittances from families abroad, mainly in the United States and Western Europe. Why are so many politicians in Kosova very well off economically? For one, political parties are run like private clubs, dispensing jobs for votes and party loyalty, not for merit, and they are not promoting the public good for all the people of Kosova. Also, there is a gross lack of transparency about how wealth is accumulated in Kosova, and who really owns assets in Kosova and which corrupt politicians have stashed away ill-gotten gains in Swiss or Cyprus banks. This lack of transparency has created a lack of public trust among Kosova’s citizens. The quest for political power and wealth by political “leaders” has led to a mafia-type economy where corruption permeates all levels of government, pushing educated people to leave Kosova to work and live elsewhere, legally or illegally.

New York July 5, 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *