S’kemi nevojë për importues fjalimesh!

Pjetër Jaku

Ka vite, që kërkohen e ftohen , pa qënë nevoja, importues fjalimesh, që kalojnë oqeanin për të ardhur në Amerikë, ndonjëri edhe jo fort me deshirë. Të mbash një fjalim në një darkë, maksimumi i kerkon një lektori dy orë kohë, sado serioz të jetë. Secili i ardhur, sado i ngarkuar me grada shkencore, nuk ka thënë kurrë asgjë të re, për Deçiqin apo për Vlorën. Se, në fund të fundit, sado shkencëtarë të jenë, nuk kanë ku të gjëjnë, ose sajojnë fakte të reja. Pastaj, në të shumtën e rasteve, pyesin e informohen, se ku po shkojnë, cili ëshjtë komuniteti që do t’i degjoj, cilat janë mediat që do t’u gjenden nëpër këmbë, etj etj. Kjo mënyrë importimi, është as më pak, as më shumë se të harxhosh 10 dollar, për të fituar 100. Pra, këto lloj festash janë veç një sebep për të dalë të fituar organizatorët dhe fjalimxhinjët. Gjithësesi, në ato pak raste që kam qëlluar në ndonjë komision, shpërblimi i tyre është vënë në listat e shpenzimeve. Importuesit, në rastin tonë do interesoheshin për fjetjen dhe levizjen e fjalimxhiut, deri në përcjellje në aeroport. Kjo është në traditen  dhe bujarinë e shqiptarëve, por nuk di një rast të vetëm, që kur u kthyen në atdhe t’i thonin dy fjalë në mediat kombëtare për komunitetin vital të shqiptarëve në Amerikë. Kjo është dhe nga eksperienca ime me të ftuarit në Ditët e Letërsisë, që tash 21 vjet zhvillohen pandërprerë në kujtim të Lindjes së Fishtës. Erdhen e shkuan e erdhen përsëri, dhe qoftë një falenderim të vetëm nuk e bënë askund, as në profilin e tyre në mediat sociale. E pra, të vish 2 deri 4 herë, nuk është e mundur të të mos ketë pëlqyer festa, aktiviteti ose sebepi, për të cilin ishim bashkuar.  Nuk më harrohet kurrë rasti i një përvjetori të Pavarësisë, që u manifestua në një sallë të madhe në Westland të Michigan-it, nga Konsulli i Nderit, Ekrem Bardha, ku të ftuar ishin Dritëro Agolli dhe Visar Zhiti. Pas përshëndetjeve dhe bekimit të darkës nga Dom Anton Kçira, ishte radha e folësit të rastit. Dritëroi u ngrit, dhe me të foluren e tij të ngadalshme, u tha të pranishmëve  për rëndësinë e Pavarësisë më dy fjalë dhe, se fjalimi që kishte përgaditur i kishte humbur. Sipas tij e kishte harruar në avion. Mesa mbaj mend, ishte përkujtimi i Pavarësisë, në vitin 2003 , me dy dhjetor. Të pranishmeve nuk u erdhi keq, përkundrazi, thanë nën zë, “ mirë ia bëri”, ndërsa kur u ul me ne, e nxori fjalimin nga xhepi i brendshëm i palltos dhe na tha: “ Këta nuk dëgjuan priftin, si do më dëgjojnë mua.” Edhe pse Ekremi iu lut të dilte përsëri, ai nuk pranoi. Të pranishëm ishin edhe këngëtari i njohur  Bujar Qamili dhe artisti i humorit, Agron Llakaj. Në komunitetin tonë të Detroitit, në të gjitha rastet, deri në  vitin 1991 ( përjashto ndonjë rast edhe të vitetve të fundit) kanë referuar emigrant, që dinin diçka nga historia dhe nuk shkoi asnjë festë më dobët se  këtej 91-shit. Në mesin e komunitetit tonë ka intelektualë, që mund ta mbajnë një fjalim , edhe akademik po të duhet, si  të importuarit dhe më mirë, por nuk ka besim tek ta, ka krijues që mund ta përgadisin një referat për Pavarësin shumë ma mirë se një akademik, por ne vlerësojmë të ardhurit e jo vendasit. Fjalimet e Julian Çefës, Pjetër Ivezajt,Bajram Çunmulajt, Gjekë Gjonlekajt, vëllezërve Prelë e Gjon Lulgjuraj,janë vlerësuar e pritur mirë. Sot kemi të rinj të talentuar, mësues historie në shkollat amerikane, historian me doktoratura, që fare mirë mund të përshëndesin në një përvjetor historik a kulturor të çfarëdolloji.

I njëjti femomen është edhe për këngëtarët. Importimi për biznes i pengon artistët vendas deri në falimentim!

Le të shohim ma shumë brenda vetes e të vlerësojmë e nderojmë kapacitetet tona kulturore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *