Derkucat politik të Diasporës në Amerikë

Doktor Danja pas një vëzhgimi të gjatë dhe një mosdalje të gjatë po përgadit shkrimin me titullin:

Derkucat politik të Diasporës në Amerikë

E nuk janë pak, e nuk janë vulg. Mbahen për demek  shkollëtarë të mbarsur me gicëri komuniste shqiprtare të pashoqe. Derkucat, ose thënë më mirë gicat, siç thonë ngë Jugu, rrokullisen si brumbuj mbi e nën diploma komuniste e mendësi lindore staliniste,  veç në të majtë. Asnjëherë të vetme nuk u merr krahu djathtas, edhe pse sa ishin në atdhe bënin si demokratë djathtistë. Sapo shkelen këtu, në Amerikë dhe rrëshqiten në ca të ardhura të rrumbullakosur, u bënë vegla të globalistëve, që kishin e kanë depërtuar nëpër shkollat amerikane dhe kërcënojnë, si bashkëpunëtorët e dikurshëm të komunizmit më të egër në botë, atij shqiptar. Stil dhe përmbajtje komuniste , mbështjellë me formë demokratike. Hiqen si të ditur, që veç ata mund të japin këshillat e duhura, se si shoqëria duhet rinovuar, duke menduar rendin e ri të vjedhjeve e plackitjeve, të dhunimit e vrasjeve, të terrorizmit fshataresk të lashtësisë së hunjëve e shpellave, bash midis të Amerikës  dhe, pretendojnë që shteti të sillet mirë me ta! He heee!

26 qershor 2020 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *