Në përkujtim të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ( 550 vjet)

Pjeter Jaku

Në Kuadrin e vitit të Skenderbeut, shpallur tashmë nga Qeveria Shqiptare, ajo e Kosoves dhe pranuar nga shqiptaret  kudo që janë, emigrantët e Detroitit, të cilët janë të organizuar prej vitesh në disa qendra fetare,media dhe Shoqata, po përpiqen të bëjnë diçka, duke u paraprirë aktiviteteve të vitit që vjen.

Për këtë, me datën 12 Nëndor, në Xhaminë Shqiptare të Detroitit, një qendër fetare më shumë se 70 vjeçare, e themeluar nga i ndjeri Imam Vehbi Ismaili, jo vetëm një  udheheqës fetar i devotshëm e i përkushtuar, por edhe një patriot e dashamires i Kultures Shqiptare në Diasporë, u mbajt takimi i radhës ( i katërti deri tani ), për të diskutuar programin e një aktiviteti që mendohej të bëhëj gjatë mujat Janar 2018.

SKENDERBEU

Hapjen e takimit e bëri Imam Shuajb Gerguri, administrator i Xhamisë, duke i falenderuar të pranishmit dhe dëgjuar prezantimin e tyre. Kryetari i Shoqatës “ Kosova”, intelektuali i njohur Mikel Demaj, i njohu të pranishmit me këtë inisiativë, si dhe hapat e bërë deri në këtë takim, ku ende nuk ishin formuar komisionet perkatës, veç atij të financës ku në krye ishte  ngarkuar aktivisti i njohur i çështjes shqiptare, biznesmeni Marash Nucullaj, njëkohëshëm edhe Kryetar për Ligen Shqiptaro-Amerikane të Detroitit.

Më pas diskutuan Dom Fred Kalaj, ku shprehu mosdakortësinë për Simpoziumin Shkencor me akademikë të ftuar nga trojet shqiptare, ku sipas një projekti paraprak, mund të kërkoheshin rreth 40 mijë dollar, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, fjetjes etj. “Diaspora Shqiptare në Amerikë, – tha Dom Fredi,- nuk ka atributet e një akademie shkencash, siç është në Shqipëri dhe Kosovë, ku akademikët e kanë dtyrën e tyre të referuarit për çeshtjet shqiptare por, nëse do realizohet një  simpozium i tillë, mendimi im është  të bëhët në mjediset e ndonjë Universiteti, këtu në Amerikë”. Pjetër Jaku , veç realizimit të një mbrëmje letrare me tematikë të veçantë me krijimtari për Heroin Kombëtar, shtroi edhe problemin e pasjes së një programi, nga ku komisioni të orientohet se çfarë e si do t’i realizoi aktivitetet e këti përkujtimi, si dhe nevojen e   realizimit të një Konkursi Historik me njohjen e vepres së Skëndërbeut, ku fituesi të ketë një shpërblim monetar. Ky konkurs  të realizohej me moshat e reja, jo më shumë se 30 vjeçar. Diskutime cilësore paten edhe poeti Ruzhdi Gurra, anëtar i Këshillit të Xhamisë, Valentin Lumaj përfaqësues i Kishës “ Zoja Pajtore”. Këngëtari i njohur dhe drejtuesi i disa aktiviteteve patriotike në Diaspore, mbartës i titullit “ Kalorës i Paqes” Fran Gjoka, nënvizoi faktin e njohur të frymës atdhetare që sundon në Diasporen Shqiptare, ndaj dhe kërkohet bashkimi dhe mirëkuptimi me njëri tjetrin, pasi më shumë se askund, vetëm në emigracion Shqiptarët janë të bashkuar.

SKENDEBRU

Për këtë rast, Frani propozoi ftesën që  Komisioni Organizativ duhet t’i bëjë  një grupi arbëresh, i cili do e zbukuronte këtë përvjetor me kostumet dhe  muziken e tyre shqiptare.  Presdienti i Televiziont të Shqiptarëve të Amerikës, Gani Vila, foli për rëndësinë e përcjelljes nga mediat të çdo aktiviteti që bëhët nga emigrantët shqiptarë në Amerikë, duke mos ia lënë spontanitetit, organizime të tilla.  Kryetai i Shoqates “ Dukagjini” Arben Sokoli, dha disa mendime konkrete sa i takon këti organizimi, i cili duhet të ndez dhe mbaj gjallë jetën kulturore në Diasporë.

Në këtë takim mbeten ende të pavendosura disa detaje që kanë jo pak rëndësi, sidomos vendi ku do të bëhët  përkujtimi me një darkë solemne si dhe koncerti artistik, etj që do zgjidhen në takimet ardhëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *