Me rastin e 26 Qershorit, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës”

Fjala e mbajtur me rastin e  26 Qershorit, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës”

BeqitriNga Beqir SINA – New York
“Kujtojm, por nuk harrojmë (  We remember and never forget)”

MONROE COLLEGE NYC : Në këtë aktivitet i pari dhe më i ri në komunitetin shqiptar, të Amerikës, i kësaj natyre, natyrishtë, që është nder dhe kënaqësi , për mua , madje nuk e teprojë po të them se “është privilegj që nga ky podium, nga ky tempull i djes, Kolegji Monroe, nga ky qytet Nju Jorku- simboli i lirisë dhe i demokracisë, nga ky vend – Shetet e Bashkaura të Amerikës, të cilat janë kampion në botë, i lirisë, demokracisë e të Drejtave të Njeriut, ti përcjell pëzemërsisht me këtë rast, një faleminderim , një mirënjohje dhe një respekt të madh Organizatës “Hope & Peace” Shpresë dhe Paqe, presidentes së saj zonjës së nderuar Mimoza Djaçi, me rastin e organizmit të këtij evenimenti në kujtimin e 26 Qershorit, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës” të shpallur nga OKB-ja, dhe e njohur nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë.

Aktivitet ky që po zhvillohet, sot të shtunën, në kolegjin prestigjoz  Monroe College, këtu në qytetin e Bronxit, falë atyre që gjithmonë, kur ka pasur ngjarje të tilla të rëndësishme, për komunitetin shqiptarë, në zonën e Tri-Shteshit, sidomos ato me karakter kombëtar, historik, kulturor e artistik, kan bërë të mundur dhe hapën dyert e këtij kolegji, duke ua mundësuar dhe pritur shqiptarët, pra një falenderim të posaqëm, u shkon me këtë rast edhe drejtuesve të saj, zyrtarve të lart të Administratës së Kolegjit Monroe, dhe veçanërisht, profesorit të respektuar shqiptar Haxhi Berisha.

Të dashur bashkëatdhetarë , të nderuara zonja dhe zotërinj !

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për qindra e mijërat e viktimave të torturës dhe familjarëve të tyre në të gjithë botën. “ tha Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, duke përkujtuar këtë ditë për mbarë botën.

Sakaq, më duhet të cekë qysh në fillim të fjalës time, në kujtim të kësaj dite se :”Ligji ( pra rregullat e kodet e shoqërisë në të gjithë botën) janë më se të qartë, se:”Tortura dhe Viktimat nuk mund të përdoret në çdo kohë dhe në asnjë rrethanë, edhe gjatë asnjë konflikti apo lufte, regjimi e sundimi , qoftë edhe kur siguria kombëtare është nën kërcënim apo diçka tjetër….. kur kujtojmë të gjithë së bashku ditën “Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës”.

Kjo ditë përkujtimore, vjen sot, tek ne shqiptarët, mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri, dhe atë të sundimit sllavo komunistë në Kosovë, apo ato të kryera me ardhjen e komunizmit në Greqi,  pra krimet e toturat e grekërve ndaj popullsisë Çame, 72 vjet më parë, si dhe ato të ndodhura në trojet etnike shqiptare në Ballkan, Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Mal të Zi, e Maqedoni.

Aty ku shqiptarët kan qenë viktimat , u keq trajtuan dhe u diskriminuan, duke përfshirë edhe torturën, të cilat janë kryer në mënyrë të gjerë dhe sistematike në terren, shtëpitë e tyre apo edhe në qendrat e paraburgimit e të burgimit, (stacionet e policisë) kampet e internimit dhe përqëndrimit, e vende të tjera, si në të gjithë Shqipërinë, apo ish Jugosllavinë, që u shkërrmoq dhe nuk egziston më ( por nën kupto me këtë rast, në Serbi) dhe në Çamërinë, ku shqiptarët, fakeqësisht, janë të parët dhe të shumtë në numbër, ata që u viktimizuan dhe u torturuan për të vetmin fajë që kishin bërë, se:” ishin shqiptarë, kishin lindur shqiptarë dhe do të vdisnin si shqiptarë” .

Tortura, dhe viktimizimi dihet se në të gjithë botën kërkon të asgjësojë personalitetin e viktimës dhe mohon dinjitetin e lindur të qenies njerëzore, njeriut. Andaj dhe Kombet e Bashkuara, Organizatat Ndërkombëtare për Lirinë e të Drejtat e Njeriut, shtetet Perendimore, të cilat janë simbol të lirisë, në botë me SHBA, në krye, me mikun e përjetshëm të shqiptarëve, gjatë gjithë historisë së tyre , e kan dënuar torturën, dhe kan dalë e janë  gjithmonë krah të viktimave, të çfardolloj qofshin ato me shkas ato; raciale, fetare apo ideologjike, që në fillim të krijimit të ligjeve dhe Kushtetutës së tyre demokratike. SHBA, dhe bota e civilizuar i kan  dënuar duke e quajtur ato si një prej akteve të kryera më çnjerëzore nga ku nënçmohet dhe eleminohet qenia njerëzore, nga një qenie tjetër që është quajtur jo njerëzore, mbasi ka kryer këtë akt.

Tortura,dhe viktimat megjithëse, janë një krim sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare, dhe dënohet dhe është e pa pranueshme edhe nga feja, librat e shenjtë; Tora, Kurani, Ungjilli, dhe Bibla e tjer, ajo nuk ishte e till nga regjimet e pafe , të paide dhe pakombë, pra nga regjimet komuniste e sllavo komuniste, internacionaliste, sidomos, për ne shqiptarët, që e vuajtëm më shumë se kush tjetër, dhe më tmerrshëm se kushdo tjetër, nën sundimin barabarë të katilëve, duke filluar nga Rankoviqi, Tito e Millosheviqi, dhe ne shqiptarët në Shqipëri nën regjimin e ëgër komunist të Enver Hoxhës, e partisë komuniste, kurse e Çamët me masakrat e gjenocidin e shkatuar nga komanda e gjeneralit famëkeq Zevros.

Viktimat dhe përdorimi i torturave sipas të gjitha instrumenteve ligjore përkatëse, në të gjithë botën janë absolutisht të ndaluara dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, që kan ndodhur dhe janë kryer. Ky lloj përdorimi i dhunës çnjerëzore, pra Torturës, me ligj dhe me letra ka qenë dhe është pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, edhe në kohën e Rankoviqit, Titos dhe kryekasapit Millosheviqit, që do të thotë se ajo është e detyrueshme për çdo anëtar të bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nëse një shtet ka ratifikuar apo jo marrëveshjen ndërkombëtare në të cilat tortura është e ndaluar shprehimisht.

Por, fafkeqësisht koha ishte ajo që tregoje se prej kohës së ardhjes në fuqi të sllavo – komunisteve, mbas luftës së Dyte Boterore, pra regjimit të Rrakoviqit, Titos dhe Millosheviqit, megjithse në letrat e tyre egzistonte mos përdorimi i troturave dhe likudimi dhe viktimizimi, për ne shqiptarët, ai u ndoq nga sllavo komunistët me  praktika sistematike ose të përhapura të torturës, dhe egzekutimit, e likudimit ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke përbër një krim të rëndë kundër njerëzimit, sa që sot për këtë qëllim është ngritur dhe funksionin edhe një Gjykata Ndërkombëtare për Dënimin e Krimeve në Ish Jugosllavi, e ngjashme me atë të ngritur me krimet e nazismit pas Luftës së Dytë Botërore, me Holokaustin.

“Kujtojm, por nuk harrojmë (  We remember and never forget)”

Të dashur bashkëatdhetarë , të nderuara zonja dhe zotërinj !

Andaj shqiptarët asnjëhere s’do të lënë menjëanë ose asnjëherë s’do të harrojnë por gjithmonë do të kujtojnë, dhe reflektojnë, ato vuajtjet e torturat, popullit shqiptar, të kryera ato në periudha dhe kohë të ndryshme, duke filluar nga Çamëria, e më pas nga regjimi enveristë dhe apo ai shovinistë grekë  e sllavokomunistë.

Ne kurrë s’do të harrojmë, por do të kujtojmë: Çamërinë, e cila sot përkujton 72 vjetorin e “Gjenocidit grek mbi Çamërinë,” ne nuk do të harrojmë, por sa të jetë jeta dotë kujtojmë e nderojmë Kosovën martire, e cila sot është e lirë dhe e pa varur edhe falë atij gjaku, atyre viktimave, atyre deshmorëve bijë e bija shqiptare, që sakrifikuan gjënë më sublime, jetën e tyre për liri e pavarësi.

Pikërisht, pas më shumë se 100 vjet luftë e gjakderdhje, viktima, dhunë e tortura, nga me te ndryshmet Kosova, populli shqiptar, fitoi lirinë e shumëpritur dhe realizoi atë ëndrrën e atyre që u flijuan dhe nuk e panë këtë ditë. Atë liri që e kërkuan dhe luftuan për ta fituar, për njëqind vjet me radhë , qysh nga Isa Boletini, e deri tek Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, bijët e bijat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, faqes më të ndritur të kombit shqiptarë .

Kurse, sot, mbas 25 vjet të sundimit të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, ne kujtojmë e reflektojmë sot në 26 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës, vuajtjet dhe torturat e popullit shqiptarë për liri dhe demokraci në Shqipëri, dhe u japim atyre sot një mirënjohje, një respekt, duke u përulur thellë para tyre, dhe veprës së tyre.

Së fundi do të theksoja se shërimi i këtyre plagëve të shkatuara viktimave të tyre, nga krimet e torturat, kërkon një ndërgjegjësim total të shoqërisë, pranimin e fajit dhe të kërkuarit falje nga presekutorët dhe ata që i kryen këto krime, mendojë se duhet një lustracion, i pastër për të treguar se viktimat mund të bëjnë kalimin nga tmerri në plagët të shërimit

Më duhet të përdor me këtë rast një kolumn më të fundit, të një kolegut tim, mikut tim, të nderuar dhe të respektuar, gazetarit dhe ish drejtori i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë, Frank G. Shkreli, i cili është edhe autor i dhjetra, artikujve, kolumnave , opinoneve dhe analizave, të thella, por edhe asaj me titull :”Talljet me viktimat e komunizmit nuk kan të ndalur”

Zoti Shkreli, shkruan ndër të tjera në kolumnën mbi zhvillimin e një paneli tryezën e rrrumbullakët, mbajtur këto ditë në Tiranë organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, zyra në Shqipëri  dhe Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë në “In Memoriam – Së bashku në nder dhe respekt të kujtesës kombëtare të viktimave të ish-diktaturës komuniste në Shqipëri” se  :

“Kur pyeta një pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët se me çfarë përshtypjesh u largua nga takimi i djeshëm, ai u përgjigj duke përdorur një thënje popullore, “për çfarë dëgjova i lumi unë, e për çfarë pashë, i mjeri unë”.  Një pjesëmarrës tjetër, gjithashtu i dëshpëruar nga tryeza e rrumbullakët, u shpreh se ish të përndjekurit u larguan së andejmi me mesazhin se, “Ne ju vramë, ne u japim dëmshpërblimin dhe ne, madje u ndërtojmë edhe memorialin, por lustracion nuk ka”.

Dhe, konkludonë Skreli :’ Tashti jemi mësuar me talljet, me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe të  radhës, shprehur nga përfaqsues të ndryshëm të Tiranës zyrtare,  se më në fund po angazhohen seriozisht për tu marrë me fatin e të përsekutuarve të regjimit komunist dhe në një mënyrë ose një tjerë për të kujtuar viktimat.  Andej nga vi unë, themi se “Nuk kam gajle se po më rren, por më vjen keq se kujton se ia besoj rrenat.”  Në mungesë të provave konkrete dhe veprave serioze se qeveria shqiptare nuk po tregon “nder dhe respekt ndaj kujtesës kombëtare të viktimave të ish-diktaturës komuniste në Shqipëri”, askush më nuk beson premtimet tuaja, e sidomos të përndjekurit e zhgënjyer herë pas here.

Të dashur bashkëatdhetarë , të nderuara zonja dhe zotërinj ! shumë e nderuar organizatore Presidente zonja Miomza Dajçi ju falleminderit për vemendjen dhe faleminderit qe me dhatë rastin të flasë në këtë ditë 26 Qershorin, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës” të shpallur nga OKB-ja, dhe e njohur nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *