Ndërron jetë në Detroit në moshën 109-vjeçare Baba Arshi Bazaj

DETROIT MI 26 Dhjetor 2015 : Ndërron jetë në moshën 109-vjeçara Baba Arshi Bazaj, Baba i Teqes Baba Rexhepi në Detroit në SHBA .

Baba Arshiu

Ai lindi në Sevaster të Vlorës më 1906

Ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij komunitetit të bektashinjve.E filloi me përkushtim në Vlorë dhe po me përkushtim e vazhdoi dhe e mbylli në Detroid në SHBA

 

Ka qenë bashkpunëtor i ngushtë i Baba Rexhepit.Teqja ku ai shërbeu në Detroid mbajti të gjallë traditat Shqiptare,motivoi besimtarët për vazhdimësinë e një jete të re dhe shpresën për çlirimin e Shqiperise nga kthetrat e Komunizmit.

 

Baba Arshiu predikoi tërë jetën e tij si ndihmës i Baba Rexhepit vlerat e bektashizmit,vlerat e lirisë,vlerat e Nacionalizmit paqësor shqiptar unik në llojin e tij në Europë,vlerat e mirësisë dhe humanizmit njerëzor.

 

Feja bektashiane simbol i atdhedashurisë Kombëtare ka inspiruar dhe idetë politike të Mid’hat Frshërit.

 

Baba Arshiu , Ju u larguat duke lënë gjurmë të shenjtësisë kur ishit gjallë por u bëtë i përhershëm në vëndin e shenjtë në tyrben e Baba Rexhepit.

 

Do vijmë të falemi sërish tek Ju për të marrë fuqi të vazhdojmë mbi vlerat që Ju predikuat, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit kryetari i Partisë Balli Kombëtar zoti Artur Roshi.

Lamtumirë Baba Arshiu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *