Njoftim për Ditën e librit, piktures, fotografisë dhe mjeteve të tjera të artit

libri1Per të dytin vit, bashkangjitur me Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan, që do të  bëhën nga data 13 deri 15 Nendor, organizohet dhe Dita e librit, piktures , fotografise dhe mjeteve te tjera te artit. Kjo dite do të bëhët me datën 15 Nendor 2015, diten e dielë në sallën “ Gjergj Kastrioti” të Qendrës së Shën Palit, nga ora 9:00 am deri ne 6:00 pm.

Kushdo që ka libra të tijat si autor, por edhe të bibliotekës përsonale, mund t’i ekspozojë këtë ditë, për t’u parë dhe për t’u shitur.

Cilido që ka piktura, fotografi dhe punime të tjera arti, gjithashtu mund t’i ekspozojë si në rastin e librave, edhe për t’i shitur. Jeni të mirëpritur t’i bashkangjiteni këtij aktiviteti që sa vjen e bëhët më interesant.

Këtë ditë do të bëhën edhe promovime të librave të rinj dhe do të ketë auutorë  shqiptarë nga disa vende të Amerikës.

Për detajet, do të kemi informime në ditët që vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *