XHAMIA SHQIPTARE NE DETROIT ( Nga libri ” Shqiptaret ne Detroit” )

XHAMIA  SHQIPTARE NE DETROIT

….Janë shqiptarët, ata të cilët ndërtuan xhaminë e pare në vitin 1915 ne Bideford, Maine; e cila u quajt Shoqeria Fetare Muslimane Kombetare e Amerikes. Kjo shoqeri pati edhe dege te tjera, nje nga te cilat ishte edhe dega e Detroitit.

Ne kalendarin e vitit 1917 te Vatres, Fan Noli e permend degen e Detroitit te Shoqerisë Fetare Muslimane Kombetare Amerikane, me rastin e ndihmave financiare qe antaret e saj dhane ne vitin 1917 per çeshtjen Kombetare. Me shtimin e Komunitetit Shqiptar dhe me formimin e familjeve te reja, u ndi nevoja per themelimin e Shoqerise Muslimane Shqiptaro Amerikane te Detroitit, keshtu qe me 15 gusht te vitit 1945 nje grup shqiptaresh Musliman themeluan ne Detroit Shoqerine Muslimane Shqiptaro Amerikane, e cila u regjistrua zyrtarisht në shtetin e Michiganit si Shoqeri Fetare e Shqiptareve e cila ekziston edhe sot.

xhamia1

Ata burra të mëdhenjë, të cilët ndërmorrën një vepër, e cila u shënua në histori, asnjëri prej tyre sot nuk janë në mesin e të gjallëve. Të gjithë ata kanë kaluar në mëshirën e Krijuesit të tyre. Zoti i mëshiroftë me meshiren e Tij të pakufishme.

E shoh të udhës që ti përmendim emrat e themeluesve të kësaj Shoqërie të cilët janë:

  1. Ali Orhani
  2. Dule Këlcyra
  3. Riza Voskopi
  4. Qamil Floqi
  5. Amdi Goskova
  6. Ali Biranji
  7. Karafil Voskopi
  8. Ahmet Voskopi
  9. Osman Gurra
  10. Ahmet Ramo
  11. Beqir Vlora
  12. Riza Dumka
  13. Nuri Mborja
  14. Abaz Berati
  15. Banush Qyteze
  16. Hysen Kole
  17. Hamit Zagari

 

Kryetari i pare i kesaj Shoqerie u zgjodh i ndjeri Z. Ali Orhani.

Disa vite me vone, Shoqeria merr vendim per sjelljen e nje Imami Shqiptar, i cili do ta udheheqte kete Shoqeri dhe 14 prill të vitit 1949 vjen nga Egjipti, Imami ynë shumë i nderuar, Hiresia e tij Imam Vehbi Ismaili.

xhamia2Imam Vehbi Ismaili dhe Imam Shuajb Gerguri

Fillimisht kjo Shoqëri nuk kishte lokalin e saj, prandaj u muarr me qira një sallë në Institutin Internacional ku zuri fill shkolla e fesë dhe e gjuhës Shqipe, si rezultat i krijimit te kësaj Shoqërie. Kjo veprimtari vazhdoi për një vit . Në qërshor të vitit 1949 u mbajt kongresi i parë i kësaj Shoqërie, ku morën pjesë Muslimanët Shqipëtar nga shtete të ndryshme të Amerikës dhe Kanadasë, ku ndër të tjerë ishte i pranishëm edhe guvernatori i shtetit të Michiganit, Zotëri G. M. Wiliams, i cili përshëndeti kongresin dhe në mes të tjerash ai lavdëroi Shqiptarët duke thënë: “Kam 4 vjet që jamë Guvernator i Michiganit dhe kamë mësuar se Shqiptarët janë punëtor të mirë dhe njerëz të ndershëm, që i binden ligjit dhe asnjë Shqiptar nuk është  në burgjet e Michiganit.”

Po atë ditë u hap një fushatë për ta blerë një ndërtesë për ta përdorur si Xhami dhe Qendër të aktiviteteve kombëtare. Nga kjo fushatë, në Detroit u mblodhën $11,000. dollar nga shqiptarët donator të besimit Musliman dhe Ortodoks, kurse shqiptar katolik nuk kishte në Detroit aso kohe.

Kjo fushatë nuk u ndal vetëm në Detroit, por ajo vazhdoi në të gjitha shtetet e Amerikës ku kishte Shqiptar, si dhe Kanada ku, sic thotë vetë Imam Vehbi Ismaili në këtë fushatë kontribuan të gjithë shqiptarët pa dallim besimi dhe u mblodh një shumë prej $35,000.00, me të cilën shumë te hollash shqiptaret blenë një kishë Armene në Detroit (në rrugën Hamilton dhe Collingëood,) të cilën e shëndërruan Xhami, e cila kishte një shtëpi në pronën e sajë, ku banonte Imami.

Kjo ndërtesë u përdor për Xhami ku falej Xhumaja, Bajrami, dhe festohej Mevludi, Ashureja dhe bëheshin aktivitete të tjera dhe, gjithashtu ne këtë Xhami vazhdoi mësimdhënja e Fesë nga Imam Vehbi Ismaili  dhe e Gjuhës Shqipe nga Ruzhdi Daca e Iljas Guri.

Kjo ndërtesë u përdor për dhjetë vjetë, në të cilën jepeshin darka për cdo muaj, të cilat përgatiteshin dhe dhuroheshin nga familje shqiptare, ku mbaheshin edhe ligjerata fetare. Pjesmarrësit në darka paguanin për ushqimin dhe, në këtë mënyrë mbahej fondi i Shoqërisë.

Pas kësaj kohe, – thotë Imam Vehbiu, –  filluan të vinë refugjat politik të hikur nga vendëlindja, kështu që vendi u ngushtua dhe lindi nevoja e blerjes së një vendi më të madh që do t’i plotësonte nevojat e kohës. Dhe në vitin 1961 u ble vendi në të cilin më vonë u ndërtua Qendra e re Islame Shqiptare. Gjatë periudhës prej blerjes së vendit dhe deri në ndërtimin e Qendrës, nga Komuniteti Musliman Shqiptar u përdor Xhamia e Dearbornit për vazhdimin e shkollës për fëmijët shqipëtar.

Me iniciativën e komunitetit Musliman Shqiptar të Ohios  u arrit marveshja me kontraktorin Frank Raymer, i cili ishte me origjinë Germane dhe  kishte përqafuar Fenë Islame, nëpërmjët një shqiptari te quajtur Muharrem Naxhiu.

  1. Frank Rymer erdhi në Detriot dhe, pasi u informua për qëllimet e Shoqërisë, mori përsipër që të bënte planet për ndërtimin e Qendrës Islame, si dhe të merrte përsipër ndërtimin e saj pa kërkuar asnjë shpërblim për këtë. Krejt ajo cka shoqëria pagoi ishin shpënzimet e materjalit dhe dhe një pjesë e pagesës së punëtoreve. Por edhe për të kryer këto punime duhej një shumë e konsiderueshme, që për komunitetin e atëhershëm ishte mjaft e madhe.

Edhepse ata aso kohe nuk kishin gjendjen materjale që kemi ne sot, ata kishin zemra të pasura dhe bujare dhe arritën që të ndërtojnë Qendrën Islame Shqiptare të Detroitit. Kur përfundoi ndërtimi i xhamisë,- thotë Imam Vehbiu,- ne i kishim borgj Z. Frank Raymer, i cili beri ndërtimin, një shumë prej 3000 dollaresh, por ai vendosi që atë shumë t’ia jepte dhuratë Qendres. Ai bëri planet që të bënte edhe minaren por fatkeqësisht ndrroi jetë një muaj pas ndërtimit të Xhamise. Qendra Islame u hap zyrtarisht me 23 shkurt 1963 ku morën pjesë edhe mysafir të shumtë.

Shtimi i parë që iu bë kësaj ndëtese ishte në vitin 1972 – 73 ku  u shtu kapaciteti i sallës nga 300 vetë sa ishte fillimisht ne 650 vetë.

Sh.M.Sh.A. Gjithmonë i shërbeu qëllimit për të cilin edhe  u krijua. Ajo ishte dhe vazhdon të jetë një shoqëri mirëbërëse, fetare e kombëtare, edukativo arsimore dhe kulturore. Kjo shoqëri gjithmonë ka përhapë dhe zhviluar vlerat shpirtërore, shoqërore e familjare të besimit Islam dhe traditave të shkëlqyera të popullit tonë.

Kjo Shoqëri me në krye Imam Vehbi Ismailin ka kontribur shumë në edukimin fatarë, jo vetëm të komunitetit Shqiptar në Amerikë dhe Kanada, por i ka shërbyer edhe edukimit të shqiptarëve në Kosovë e, sidomos në Shqipëri pas rënjes së Komunizmit.

Janë botuar më tepër se 60 libra të ndryshëm, shumica e të cilave janë vepra apo përkthime të Imam Vehbiut, si dhe libra e përkthime të autorëve të tjerë.

Shumë prej këtyre librave janë dërguar në Shqipëri pas rënjes së Komunizmit dhe janë shperndarë falas dhjetra mijëra kopje.

Kjo Shoqëri ka qenë gjithmonë e preokupuar me zhvillimet në vendlindje dhe ka kontribuar shumë në këtë drejtim. Kontributi i saj gjithmonë ka qenë i dalluar, e sidomos para dhe pas shpërthimit të luftës në Kosovë.

Atë kohë, kur kjo Qendër vepronte me të gjitha mundësitë në përhapjen e së vërtetës dhe informimin e publikut amerikan në lidhje më Kosovën, në faqen e internetit të Kongresit Serb thuhej se “Senatorët amerikan janë të gatshëm të shkojnë dhe vizitojnë Qendrën Islame Shqiptare, kurse ata nuk pranojnë as të takohen me ne.”

Gjatë kësaj kohe Qendra jonë kishte një rol prijës, sidomos sa i përket ndihmave humanitare, e cila ishte në krye te 40 organizatave bëmirëse të Michiganit Juglindor.

Për rrolin e saj udheheqes dhe kontributin e saj pwr ceshtjen e Kosoves, Qendra jone u nderua me rastin e vizitës së presidentit Klinton, me  ç’rast ishte përfaqësuesi i Qendrës Islame Shqipëtare Z. Duro Shaska  qe prezentoi Presidentin e Sh. B.A..

Gjithashtu, kontributi i kësaj shoqërie ne drejtimin humanitar ishte mjaft i madh me rastin e fillimit të luftës në Maqedoni.

Aktivitetet e kësaj Shoqërie sa vijnë e rriten me rritjen e vetë komunitetit tonë këtu në Detroit.

……………………………………….

Pjese nga pershendetja e Imam Shuajb Gerguri, mbajtur ne 60 vjetorin e krijimit te shoqerise Muslimane shqiptaro-amerikane ne Detroit me 18 shtator 2005. Botuar ne  revisten “ Kuvendi” Nr.10-2005

 

IMAM VEHBI ISMAILI, SHEMBULLI I BASHKEJETESES NDERFETARE TE SHQIPTARET E DETORITIT

 

Qe nga viti 1999, kur kisha ardhur ne Detroit, isha takuar disa here me Imam Vehbiun dhe, perhere i njejti perkushtim, edhe pse vitet e benin punen e tyre. Imam Vehbiu i ka kaluar te 80-tat e, gjithesesi, nuk eshte lehte te perqendrohesh ne nje moshe te tille, por ai eshte aq i lehte, sa nuk mund ta marresh per me shume se 70 vjeç. Perkthimet dhe botimet e tij kapin afro gjysmen e moshes qe ai ka sot. Te gjitha botimet fetare jane pershtatur ne shqip dhe ktheyr tashme ne tekste qe perdoren, pothuajse ne te gjitha shkollat e fese myslimane ne Shqiperi, Kosove dhe kudo ku ka shqiptare. Nje pjese te mire te tyre, Imam Vehbiu ua ka falur ketyre shkollave. Ne takimin e sotem ishte e shtuna e nje pranvere  me shi, ku gjithesesi kockat i ndjejne ndryshimet mese pari, edhe nese nuk vuan nga reumatizma. Pas pershendetjes me mua dhe me Francin qe po me shoqeronte kete dite, ulemi dhe pime nga nje kafe. Vetem per te mos e lodhur, pasi nuk ndjehej mire, e pyeta nese ka ndonje nga gazetat qe kane shkruar per te. ” Eh more bir, -m’u pergjigj,- asnje nuk e kam. Te gjitha ua kam dhene per te lexuar dhe, nuk m’i kane kthyer me. “Eshte krejt e besueshme, pasi Imam Vehbiu, nga natyra e tij e paqte, nuk ua ka kerkuar me. Dalengadale u mundova te marre çka mundem nga goja e tij, gjate nje bisede  qe zgjati rreth nje ore.

Pak biografi

Imam Vehbiu u lind ne qytetin e Shkodres ne vitin 1919. Babai i tij Haxhi Ismail Hakiu ishet njeri qe i pelqente dija, ndaj e dhe e orientoi te birin per shkollat qe mund te studionte, Ne ate kohe ato ishin gjimnazet me te njohura te vendit, si ne Shkoder, Elbasan dhe Tirane. “Zgjedhja e shkollave fetare, – thote Imam Vehbiu,- e kenaqi babane dhe, une pak a shume  dija se çfare i pelqente atij, ndaj edhe zgjodha ti sherbej fese, pasi babai na kishte edukuar se, vetem duke qene sherbetor i mire i Zotit, mund te jeshe edhe atdhetar i mire.” Mesimet e para, Imam Vehbiu i mori ne Kruje dhe Tirane, ndersa  ma vone vazhdoi dhe mbaroi Universitetin ” Al Azhar”  ne Egjypt. Babai ishte edhe njeri me kulture te gjere, qe trashegonte nje nga bibliotekat me te mira, te cilen po te mos mesonte i biri, aty ku ai deshironte do t’ia linte  ndonje qendre fetare ne trashegimi. tani vendimi ishte i prere; biblioteken do ta gezonte i biri Vehbi Ismaili. Medreseja ne ate kohe kishte nje program shume te zgjeruar, ku mesoheshin gjuhet dhe kulturat e ndryshme, si ne te  shkollat e mesme me te perparuara.

xhamia shqiptareAutori i librit Pjeter Jaku me Imam Vehbi Isamilin

Foto: Franz Llesh Grishaj, shkurt 2005

Ato drejtoheshin nga programi i Minsitrise se Arsimit dhe i nenshtroheshin  njefare kontrolli programor dhe kombetar veç anes fetare. Aty mesohej edhe gjuha angleze, perveç arabishtes dhe persishtes. Qe ne moshe te re, i pelqente letersia artistike dhe kishte prirje te merrej me prozen e shkurter. Eshte talenti, prirjet dhe kultura e trasheguar, qe me vone ta daktilografoje ne makine shkrimi ” Hijen e Maleve” te Ernest Koliqit dhe ta botoje per lexuesit shqiptare, ketu ne Amerike. Gjithkush mund ta marre me mend se sa pune e mundimshme dhe se sa kohe te merre nje pune e tille! Tregimet e para i botj ne revistat ” Zani i nalte” dhe ” Vatra e rinise”, ku edhe nuk kaluna pa terhequr vemendjen e leuesve.

Perkushtimi letrar dhe fetar nuk u ndane kurre nga njeri tjetri

Edhe kur e fitoi bursen per te studiuar ne Egjypt, Imam Vehbiu mendjen e kishte te Shqiperia, te letersia shqiptare. Gjate kesaj kohe, Imam Vehbiu kishte shume mall ta shihte Shkodren, sidomos pas nje leter qe kishte marre nga vellai Shefkiu, por  i ati i lutet te mos  e djeg vehten, duke udhetuar per Shqiperi, ne ato kohe te turbullta, kur kleriket po denoheshin dite per dite nga komunistet. Pikerisht ne keto vite, iu drejtua me shume punes krijuese, duke u marre me prozen dhe perkthimet. Novelat e Ernest Koliqit dhe Qamil Guranjakut i perktheu ne arabisht dhe i botoi ne permbledhjen me titull ” Djepi i arte”.

Imam Vehbiu ne Detroit

Ishte prilli i vitit 1949, kur Imam Vehbiu mberriti ne Detroit, pas nje kerkese qe kishte pasur nga komuniteti mysliman i Detroitit. Ketu ishte krijuar Shoqeria Shqiptaro – Amerikane Muslimane  dhe e kishte nevojen e nje sherbyesi fetar te kulturuar, te besueshem dhe punetor. Ne kete rast, me perzgjedhjen e Imam Vehbiut kishin goditur ne shenje, duke zgjedh njeriun me te pershtatshem. Ardhja ne Detroit e vuri perballe veshtiresish dhe te panjohuarsh qe kerkonin zgjidhje te shpejte. Shqiptaret e ardhur para Luftes se Dyte Boterore dhe te rrallet qe erdhen me pas, ishin mese shumti nga Jugu, te cilet i kishin ruajtur lidhjet me boten perendimore,qe ne fillim te shekullit, por per ta nuk kishte asnje vend ku mund te takoheshin dhe organizoheshin. pra puna e pare qe duhej bere, ishte gjetja e nje vendi te pershtatshem. Me gjetjen e nje ambienti me rent, filloi ardhja e femijeve shqiptare per te mesuar mesimet e para te fese dhe. cka eshte me e rendesishmja ato beheshin ne gjuhen shqipe. Pikerisht per tu ardhur ne ndihme te te mesuarit, u mundesua edhe botimi i revistes fetare kulturore ” Jeta muslimane shqiptare, ku per tete vjete u botuan 32 numra, ku per momentin ne nuk gjetem asnje kopje. Per afro 30 familjet qe ne ate kohe ishin te organizuar ne kete qender, ishte shume e veshtire funksionimi i metejshem i botimeve.

Kongresi i pare i Shoqersie Muslimane ne Detroit

Kongresi i pare i Shoqerise Muslimane ne Detroit u mbajt me 30 Korrik te vitit 1949. ” Sapo kisha ardhur ne Detroit,- thote Imam Vehbiu dhe shume gjera akoma nuk i njihja por, ua di per nder atyen burrave dhe familjeve qe me orinetuan drejt punes dhe nevojave qe kishim per tu organizuar mbi baza te qendrueshme, pasi asnje shtepi pa themel nuk mund te rri ne kembe. Themeli yne ishte se pari tek besimi qe kishim ne mundesite tona dhe ne te arthmen tone. Ne kongres na ndihmuan me pjesemarrjen e tyne personalitete te politkes Amerikane, ketu ne Detroit , duke ardhur vete Guvernatori i shtetit te Michiganit, Mennen. Per te ardhur deri ketu nuk ishte e lehte. Ishte puna e mire e shqiptareve, qe kishin krijuar lidhje te tilla, duke fituar besimin dhe admirimin e figurave te tilla te politikes amerikane”.

Hapja e Qendres Muslimane te shqiptareve ne Detroit 

Qendra Myslimane Shqiptare u realizua me 06 Qershor 1951, pas nje kasioni qe Imam Vehbi Isamili realizoi ne Amerike dhe ne Kanada. Vlera e qendres ishte 35 mije dollare, ku ma shume se 80 perqind te keaj vlere u pagua menjehere. Ajo gjendej ne  Hamilton Avenue dhe Collingwood, Detroit. Sekretar i eksaaj qender ishte Ahmet Ramo. me pare qendra kishte qene  kishe armene. themelimi i kesaj qendre ishte nje feste e vertete, pasi pikerishte ne kete kohe festohej Bajrami i Madh. Shtypi i asaj kohe do te shkruante per kete ngjarje, sidomos gazeta ” Dielli”. Pikerisht ne diten e themelimit u mbajt edhe Kongresi i katert i Shoqersie Muslimane Shqiptaro-Amerikane. Delegatet ishin, pothuajse nga e gjithe Amerika, veçanerisht shtete fqinje me Michiganin, qe e kishin edhe me te lehte. Imam Vehbiu e kujton kete ngjarje si nje nga evenimentet me te rendesishme ne jeten e tij, pasi gjitha ato perpjekje u realizuan me shume mund. “Te permend emra,- me thote ai, e kam shume te veshtire, pasi pjesemarrsit ishin shume, dhe frikohem mos harroj ndonjerin e nuk eshte mire. Ne kongres u ndihmua per ta zvoglua shumen qe ne kishim mbet pa paguar. Ne diten e themelimit, vete besimtaret kishin organizuar nje prgram me muzike, ku me sa me kujtohet, kryetari i Shoqersie ne ate kohe ishte Hamit Zagari nga Kolonja.” Puna ligjore per blerejne Qendres sijet ba falas nga avokati me origjine shqiptare Theodor Kotelly. Me kete ndertese nuk u plotesonin kerkeksat ne rritje te shqiptareve, ndaj edhe u ble trualli per te ba nje tjeter Qender ma te madhe. Fill me shitjen e nderteses u ble trualli tjeter, ne vitin 1962. Ndertesa e re, qe eshte edhe sot u hap me  23 Shkurt te vitit 1963, me kapacitet per 500 vete.

Atdhetari dhe patrioti Vehbi Ismaili

Eshte mekat t’i biesh ne qafe njeriut te paqte, por eshte edhe mekat t’i paragjykosh njerezit per kohen e ne rrethanat qe jetuan. Imam Vehbiu  nuk ua mban per meri aspak atyre qe, ne fillimin e punes ne Detroit e paragjykuan si zogist, si te derguar te Mbretit ketu. ” Nuk e dinin,- thote Imam Vehbiu,- dhe, nuk kishin si ta dinin. Ata flisnin me hamendje, vetem pse une vija nga Egjypti dhe, ne Egjypt ishte edhe Mbreti ne ate kohe. Por, gazetareve u falet edhe hamendja. Pa u mbush viti , une ua spjegova gazetareve te  ” Diellit” dhe te ” Lirise” qe, edhe ata ishin ne udhekryq e nuk dinin ka te shkonin. Ne ate kohe kishte shume pikpytje. Vete jeta e gjithsecilit ishte ne pikpyetje. Askush nuk mund ta parashikonte se çfare do te ndodhte neser. Shume shpejt edhe ata qe kishin folur u binden, se une nuk kisha ardhe me qellim te keq dhe, per ma teper me i prish pune askujt. Feja nuk asht me perça, ajo  ka ardhur nga Zoti per ti bashkuar njerezit, edhe pse dikush ka nje fe e dikush nje tjeter; te gjithe jemi bij te Zotit njelloj. te gjitheve nje dite Zoti do te na meshiroj ne jeten e pakthyeshme. Biseda me Imam Vehbiun vjen vetvetiu edhe te figurat patriotike te permasave kombetare. Imam vehbiu e mbante mend shume mire edhe At’ Gjergj Fishten, i cili ne nje fatkeqesi i kishte vizituar ne shtepi. Ai i permend me shume kenaqesi At’ Preng Doçin, Hafiz Ali Korçen, Haxhi vehbi Dibren, At Shtjefen Gjeçovin, Ndre Zadejen e shume e shume te tjere burra qe i njohi jo veten Shqiperia, por edhe pertej Ballkanit. Ai e perkrahu  Federaten  “Vatra” krahas vellezerve ortodoks dhe, pati disa takime me Nolin, jo vetem ne Detroit, por edhe ne  Boston, ku atehere ishte qendra ku trajtoheshin problemet kombetare. Feja dhe atdheu nuk mund te ndaheshin. Ato mund te ndaheshin vetem ne koken e mediokreve, ose te shkolluarve pergjysem, te cilet kurre nuk u bene te plote. Imam Vehbiu eshte nderuar edhe nga politikan te kalibrit, siç ishte rasti i Bill Klintonit dhe qeveritarve vendore, duke filluar nga guvernatori i Michiganit e deri te kongresmenë e senatore te njohur. Imam Vehbi Isamilin do ta shihje me dhjetra here ne demostratat e organizuara nga komuniteti shqiptar i Amerikes, krahe per krahe me vellezrit e tij katolik dhe muslimane, ne Detroit, New York, Washington etj… Ai pati dhe ka miqesi te mire edhe me kleriket e tjere te komunitetit. Me ngjarjen e hidhur ne Kishen Katolike te Shen Palit, Imam Vehbiu do te jete  nder te paret qe e ngushlloi dhe e ndihmoi Dom Anton Kçiren dhe komunitetin katolik te kesaj Kishe. ” Me ardhjen e Dom Antonit,- thote  Imam vehbiu,- une vazhdova te shkoj ne te gjitha rastet, sidomos ne ato patriotike, pasi me perpapara kisha njefare shkeputje, mbasi nuk po e dalloja forte qarte punen dhe drejtimin e kesaj Kishe me autoritet ne Detroit. Tani Imam Vehbiu, per arsye kurative, gjendet fare pak ne Qendren Muslimane Shqiptaro Amerikane te Detroitit. Ai po e dorezon dalengadale, ne duart e Imam Shuajbit, i cili e kishte pase idhullin e tij, qe kur vazhdonte mesimet fetare ne Medresen e Prishtines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *