Tash 100 vjet vetëm Enver Hoxha e ka urryer “ Vatren” si Alban Dega

Pjerin Gjeloshi,

New Jersy

 

Mund të ishtë sajuar një përrallë shumë e bukur me hamdi – albanët që, kur u duhet përdorin emrin  mysliman Hamdi, ndërsa në raste te veçanta  Alban, për t’u besuar si katolik. Duke pasë dy emra, një para nëntëdhjetës dhe një të viteve dymijë, ndoshta i duket vetja si Isa Boletini, që hyri me dy kobure  në qeverinë  londineze. Pra, mjerisht emrat e pagëzuar prej vetes së tij i ngjajnë si kobure!

Sa iu desh emri Hamdi e shfrytëzoi mirë, deri në disa detyra që regjimi i hoxhë-ham-hamve ia besoi, të cilëva u sherbeu me përulësinë më të madhe, ndërsa kur regjimi hoxhist mbaroi, Hamdi-Albani ( Dega) nga diplomat na u bë “avokat”, na u be  publicist  e çka tjetër nuk u bë! Me qindra  e-maile  shperndahen  në shumë adresa e forume, (si komente, pasi si shkrime nuk zunë vend kurrë).  Ai “analizon” gjithë seancat e kuvendit, duke  bërë avokatin e opozitës, të rucëve e erioneve, të bakallajve e  ballajve e të kushedi se kujt tjetër, mjafton të flas e debatoi kundër Berishës. Çfarëdo e keqe, edhe ordinere që të ndodhë në Shqipëri, sipas Hamdi –Albanit  fajin e vetëm e ka Sali Berisha. Nëse ta zëmë, në rrugën  Tiranë Durrës të ndodh një aksident, ai duhet të ketë ndodh për fajin e Sali Berishës, edhe nësë dikush u dogj publikisht  se u nda me dashnoren, prapë fajin e ka Sali Berisha. Për Ham-diun, ndojëherë edhe Albanët, për çdo të keqe që ndodh në Shqipëri fajin e ka vetëm Sali Berisha.

Pranimi në aleancat ndërkombëtare, vizita e Presidentin Bush, ndërtimi i ekonomsië së qendrusehme, kur gjithë bota po kalon një krizë të rrallë, lulëzimi i turizmit, ngritja e pensioneve dhe e rrogave të mësuesve e pensionistëve, ndërtimi i rrugës së kombit, ku është simbol i bashkimit kombëtar, Pavarësia e Kosovës dhe efektiviteti i diplomacisë shqiptare në disa fusha, (vëç asaj që bëhët pengesë opozita), janë vetëm “ gabime”  të Sali Berishës, sipas Ham- Albanëve , Sali Berisha ka frikë nga mijëra fantazma të 97-tës, të Otrantos, të Gerdecit, të 21 Janarit?

Ende nuk e di ky “ mendjendritur” se 97-ten e krijuan opozita e sotme, duke iu prirë  turmave drejt armëve, duke vrarë shqiptarë të pafajshëm e duke u pirë gjakun publikisht ( një makabritet i paparë)! A thua ishte Berisha në tragjedinë e Otrantos apo socialitstë në pushtet?  A thua u priu Sali Berisha demostruesve të 21 Janarit drejt Kryeministrisë?! A thua….

Deri këtu jemi mësuar të dëgjojmë ham-hamët e përditshme të tij në e-mailet tona prej vitesh, por sot na mbrriti që në mëngjes ( 11 Prill 2012, sic duket nga dhimbja për vdekjen e idhullit të tij Enver Hoxha, që përkonte me këtë datë, ndoshta duke mbajtur amanetin e tij për ta luftuar sa më shumë Vatrën ) një lehje e re, ajo kundra  Federatës Panshqiptare “ Vatra”, duke dalë në “mbrotjte” të taksapaguesve shqiptarë, pse ata po ndihmokan 100 vjetorin e kësaj Organizate patriotike, ku dikur luajti rolin e shtetit shqiptar, e përfaqësues më të denjë që kishte ndonjehërë Shqipëria në Amerikën  demokratike. Sot po na bëka “avokatin” e shqiptarëve që paguajnë bileten e  darkës solemne të kësaj feste madhështore, në të cilën Hami  nuk mund të marrë pjesë, pasi shqiptarët që duhej të mbronte e të paguhej prej tyre janë rralluar shumë. Disa prej tyre po “shkojnë” në Kanada, pasi i kanë dhënë Hamit 6 mijë dollar si “ avokat” i zoti.

Nuk e di orëmbeturi se edhe Noli doli në një aksion të njohur në disa shtet të Amerikës për të kërkuar ndihma dhe në afro dy muaj siguroi vetëm 24 dollarë. Këtë e pohoi vetë  në 50 vjetorin e “ Diellit” pikërisht kështu: “ Kur u ktheva më 24  dollarë për gjithë ato ditë, që nuk shpërblehej as rruga jo më koha, – Sotir Peci më tha: Pse, mbahet gazeta kështu? – Sikur thashë unë se mbahet,- iu përgjigja me të qeshur.”

“ Vatra” nuk po bën ditëlindjen e kryetarit të saj, siç shkruan  Hami, por  100 vjetorin e federatës, të cilës gjithë shqiptarët i detyrohen, përveç atyre që mendojnë si ai. Vatranët e New Yorkut duhen falenderuar që e prunë këtë zjarr të pashuar deri këtu e jo goditur me shtrëmbërime e pasaktësi si këto të sotmet. Në të vërtetë fondacionet e luftës i kanë listat e atyre që ndihmuan në të holla, por zor t’i kenë listat se ku shkuan ato para dhe sa e ndihmuan Luften.

Lypsari nuk i shkon askujt më mirë se Hamit të New Yorkut, më falni Albanit, pasi ai kërkon çdo ditë vetëm për veten e tij, duke mashtruar me një profesion të rremë.

Ham-diu  po prezantohet vetem me ndryshim emri, por ka hama të tjerë në Amerikë, që kanë ndryshuar emër e mbiemër, që i kanë lejuar monstra të tilla të lehin edhe publikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *