Hallet e Medha te Vatres, nga SERGIO BITICI

Jam anëtar i mirëfilltë dhe kontributor i madh prej vitit 1967, të cilin kredit e gëzojnē edhe tre vllaznit e mij në aktivitet të gjatë në Vatër, tue fillue nji vit ma vonë, si të emigruem të ri në SHBA.

Lista ime që vijon ma poshtë i ngjan ma fort nji skice, apo nji draft i planifikuem seriozisht të nji Nji Libri të Zi për Federatën Legjendare të Vatrës, prej vjetit 2017 deri më sot.

Jo! Janë nji pjesë pyetjesh, që drejtuesit ( ata pak që janë), të cilat janë reale dhe qind për qind të vërteta, të cilat janë drejtue prej patriotëve e dashamirëve të Vatrës nga të gjitha anët.
Fatkeqësisht e për turp, të gjitha kan hasë në vesh të shurdhët.
Nuk do të mirrem as me polemika, kritika, shpifje, apo komplikime e mashtrime të krijueme vet nga drejtuesit aktual të Vatrës.
Nse këto pyetje nuk mirren seriozisht e me konsideratë, si urgjencë që janë sot, atëherë anëtarsia do ta shqyrtojë situatën me nji zgjidhje të nevojshme e ligjore, sepse askush nuk asht mbi Ligjin, Kanunoren as Vatren.
Nji gja më jep kurajo, se Sekretari i posacaktuem, Dr. Pashk Camaj asht burri ma inteligjent e i shkolluem i grupit, prandaj nse ai tregon rracionalitet e logjikë, ka shpresë se mund të mbërrihet nji marrëveshje.

41 pyetjet dhe komentet:

Vatra sot me skandale shkeljesh ligji si asnji organizatë nē SHBA
Ka cenzurë strikte, që i ngjet atyne vendeve super komuniste
Çashtja e taksave çerek vjetore (quarterly Federaland State taxes not filed in 3 years)
Përjashtohen degë nga drejtuesi ilegjitim
Përjashtohen individë të mirëfilltë
Vatra si traditë mbante mbledhje çdo muej, siç e kërkon Kanunorja
Tashi gjithësejt janë mbajtë nji apo dy në këto katër vjet
Dera për anëtarsinë e dashamirëve ka qenë e mbyllun në Vatër
Përse Kuvendi i 2017 u quejt KUVENDI I TURPIT dhe poashtu dy Kuvendet tjera në vijim vertetuen të pasaktësi në Kanunore, jo komplete dhe ilegjitime?
Ku mbeti proçes verbali dhe transparenca e këtyne Kuvendeve?
Transparenca dhe komunikimi me Vatranēt mbetet në nivelin zero
Kur anëtarët e mirfilltë lypin dialog e marrëveshje, drejtuesit ndërrojnë bravat, në ma se dy raste
Shembull i pa ndëgjuem në Demokracinë e ShBA.
Caktimi e katapultimi i nëpunësve në kunddërshtim me Kanunoren.
Ndryshimi arbitrar, i fshehët i “mast” të Diellit ku eliminohen personalitete kombëtare,ata që mendojnë ndryshe
Fryma e themeluesve të Vatrës: organizatē patriotike, jo politike.
Asht Federatë Shqiptare e Amerikës
Buxheti vjetor i Vatrēs i pa deklaruem asnjiherë për Vatranët
Të hyme e të daluna, tē pa transparencë.
Nji audit profesional duhet urgjentësisht. E thotë Kanunorja e Ligji në Amerikë.
Transparencë për fondet e mbledhuna pêr Termetin e Durrësit, përse fshihen?
Lidererët e kombit pritën tinzisht në selinê e Vatrës.Pa dijeninë e Bordit
Biblioteka e Vatrës në gjende kaotike, pa katalogim e pa organizim
Përse injorohen urdhēnat e Kanunorës për mbledhjet mujore të Bordit?
Nga na erdhi në Vatër shprehja “shef i protokollit?
Federata pa administratë të rregulltë, pa avokat e pa kontabilist (accountant)
Nuk na shfaqin numrin e vertetë të anētarëve që kanë pague kuoten vjetore.
Sekretarja e mohueme dhe e keqtrajtueme përjashtohet në mënyrë barbare
Perflitet se drejtuesit bajnë business në Atdhe, të stilit Hunter Biden
Vatra e Konicës ka shpreh mospajtimet me babën e Pavarësisë Ismail Qemali
Vatra sot nuk kritikon Thaçin për tradhëti Kombëtare, por i ofron audiencë në seli
Vatra nuk kritikon tradhëtarin tjetër socialist, që bashkëpunon me Vuçiç
Vatra pranoi vizitēn sekrete të ministres Nikolla, e ardhun si uzurpatore me sherr
Vatra shkruen letra intimíduese e kërcnuese.
Vatra ban kërcnime ilegjitime me avokat.
Dy herë paditje në gjyq, me shpenzimet e Vatrës, pa konsultim profesional.
DREJTUESIT PA MANDAT DHE ILEGJITIM.
VATRA, KLUB SOCIAL I NJI RRETHI “TË NGUSHTË” thuhet
Transparencë për statusin e ndërtesës, prona etj. dhe stastusi NONPROFIT i Vatrēs.

41 pyetjet, që me keqardhje sot bahën publike. Janë drejtue e folë shumë herë, por Vatra nuk asht pērgjigj, as nuk ka bashkēpunue me Vatranët.Personalisht marr përgjegjēsinë me skjarue të gjitha pyetjet në këtë pytsor, nji nga nji.
Kjo situatë në Vatër asht serioze dhe jo personale, që duhet të zgjidhet me urgjencë.
Planifikoj me qenë prezent në mbledhjen e 9 Dhetorit në Vatër, siç asht paralajmue.

Mirëupafshim,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *