Per shume mot Pashket!

Per shume mot Pashket!

Pashkët na përkujtojnë fshehtësinë e mundimeve të Jezu Krishtit, pas Javës së madhe dëgjojmë ndodhine më te madhe të historisë së njerëzimit: i munduar në Golgotë, i kryqëzuar si njeri – Jezusi i Nazaretas –ringjallet si Zot i vdekjes dhe i jetës.. Po, ia jeton në mesin tonë, si zanafilla e krijesës së re, njeriut të ri – për të gjithë ata që i rikthehen atij nëpër mes besimit, shpresës dhe dashurisë.
Zëri i gëzueshëm gërthet: “Zoti është ringjallur dhe varri është i zbrazet” !

Pastrohuni prej tharmit të vjetër, që të bëheni brumë i ri, sikurse edhe jeni të pabrumë, sepse Krishti ‑ Qengji ynë i Pashkëve ‑ tanimë është flijuar. Andaj, le të kremtojmë, jo me tharmin e vjetër, as me tharmin e zemrës së keqe e të ligësisë, por me bukën e pabrumë të pastërtisë e të së vërtetës (1 Kor 5,7-8). Aleluia, Aleluia

Edhe unë po ju bashkëngjitëm gëzimit tuaj të Pashkëve, duke ju uruar për shumë mot Pashkët; Aleluia Aleluia !

Don Nosh Gjolaj nga Podgorica

 

Me kete rast edhe  Revista Kuvendi, uron  Me shendet e per shume vjet Pashket!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *