Nje libër që thotë më shumë se shkruhet

Ndrek Pjetri është guri i qendresës dhe i faljes, është burri i urtë, që me urinë e tij shpëtoi jetën e disa njerëzve, që Kanuni mund t’i vriste, është modeli i njeriut që përhap mirësi e rrezaton shpresë gjithkund shkon e gjithësaherë flet për jetën, për besën e burrninë, për njeriun e mirë! Gjon Kaçaj, veç krijimatrisë në vargje dhe njohjes që ka për vargëzimin popullor, pothuajse të krejt Veriut të Shqipërisë, edhe në këtë libër, të cilin Ndreka ia ka besuar me të drejtë, vjen me një kulturë e formim për t’u lakmuar në  publicistiken biografike.

 

Pjeter Jaku

Pjeter Jaku

Nga PJETER JAKU

Duke lexuar librin  përshkrues, brenda të cilit nuk ka vetëm një hero, kjo më shumë për  modestinë  e  “përsonazhit” për të cilin flitet por, edhe mënyrën e të menduarit të autorit në ndërtimin e  një vepre, pak më shumë se biografike.

Libri “ Fal, por mos harro!” i përmbahet  më së shumëti fjalës së parë të këtij titulli. Një kalvar vuajtjesh e përsekutimesh që e ndoqën shqiptarin e  mjerë, veç pse nuk  i bindej ideologjisë komuniste, vetëm pse ishte dikushi, vetëm pse Zoti i kishte dhënë ndonjë dhunti mbi komunistët dritëzezë.

Ndrek Pjetri, rreth të cilit e për të cilin shkruhet ky libër, sistemuar nga Gjon Kaçaj dhe punuar në dialektin gegë nga Valentin Lumaj, është një emër i njohur prej vitesh si pajutes gjaqesh në disa zona të Veriut. Fryma kristiane, që e përshkon tejembaë këtë libër, është meritë edhe e autorit, i cili vjen dhe ai nga një brez përsekutimesh dhe prej vitesh është në krye të një shoqate të përseketuarish.

Libri ka një ndërtim model, të cilit i prinë një biografi e shkurtër dhe e shkruar bukur e Ndrekës, për të ardhur më pas përshkrimi evidentues i rrethanave dhe kushteve në të cilat Ndreka u rrit dhe u edukua, i ndarë edhe në kohë, para e pas diktaturës. Veç kësaj, përshkruhen me detaje, momente të rëndësishme të formimit të përsonalitetit të një të adoloshenti, që koha e kishte rritur para kohe.

Ishte vetëm 15 vjeç dhe, bash në ditën e dëshmorëve, me 5 Maj të vitit 1945 kur Ndrek Pjetri arrestohet, përpiqen dy muaj me radhë për ta manipuluar moshën e tij me lloj lloj formulimesh si akuza, por më kot. Mbas dy muajsh u liruar, për të mos qënë i lirë, siç thotë autori Gjon Kaçaj, ku disa kapituj më pas do të shtonte: “ Një ditë i erdhi lirimi, po jo liria.”

Libri, për të mos thënë subjektin e tij, si një e drejtë e  lexuesit, është i ndërtuar me një kompozicion klasik, ku radhë pas radhe e faqe pas faqeje përshkruhet koha në të cilen ecen “përsonazhi”, rritet dhe bashkë me të rriten dhe ndodhitë negative, dhe përshkrimet tmerruese jo vetëm të tij, por edhe shumë e shumë të tjerëve që u rriten në atë kohë dhe, që nuk iu nënshtruan diktaturës vrastare, e cila ishte një model i pashembullt  edhe të vendeve të tjera të bllokut komunist.

Pjesët si: “ Studenti mes flakëve”, “ Arrestimi”, “ Sekrete të murosuna dhe “ Te Ura e Vrakës” janë vërtet drithëruese për nga faktet dhe përshkrimet e tyre. Libri, ndonëse ka formën e një ditari,  merr formën narrative të përshkrimit edhe të përsonave të tjerë që ndikuan në jetën e tij, sidomos të  motrave kishtare dhe  disa priftërinjëve me kulturen e të cilëve u rrit dhe u formua, për t’u përballua vështirësive të panumërta që iu paraqiten, për afro një gjysëm shekulli.

Ndrek Pjetri është guri i qendresës dhe i faljes, është burri i urtë, që me urinë e tij shpëtoi jetën e disa njerëzve, që Kanuni mund t’i vriste, është modeli i njeriut që përhap mirësi e rrezaton shpresë gjithkund shkon e gjithësaherë flet për jetën, për besën e burrninë, për njeriun e mirë!

Gjon Kaçaj, veç krijimatrisë në vargje dhe njohjes që ka për vargëzimin popullor, pothuajse të krejt Veriut të Shqipërisë, edhe në këtë libër, të cilin Ndreka ia ka besuar me të drejtë, vjen me një kulturë e formim për t’u lakmuar në  publicistiken biografike.

One thought on “Nje libër që thotë më shumë se shkruhet

  1. Me vjen mire qe shkruhet nje liber per Ndreke Pjetrin, por do e besojsha ma shume sikur libri te kishte emrin e personazhit ose te Valentin Lumaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *