Nga Nevrus Nazarko
Midis frazave te shumta te kumtuara vrenjtur nga kryeministri Rama gjate analizes se 300 diteve te kalerimit ne pushtet bejne pershtyje dy tre aspekte te cilat nenvizojne probleme te shfaqura jo pak ne keto vite te post diktatures. Observimi i pare, dhe si risi e re e ketij kryeministri eshte “guri kilometrik” i 300 diteve te para dhe tjetri ka te beje me tendencen per te permendur arritjet dhe anashkaluar deshtimet gjate periudhes ne fjale.
Cila eshte simbolika e 300 diteve te qeverisjes?
Le te mos permendim per nje cast faktin qe nje analize 300 diteshe eshte e panjohur ne literaturen politike te qeverive demokratike dhe jo-demokratike, por te fokusohemi tek nocioni “300 ditesh”.
Nje shfaqje pompoze nga ana e kryeministrit i cili ishte perpjekur deri ne detaj se ku si uleshin anetaret e kabinetit dhe cfare shkruhej ne bezen permbas kraheve te ben te mendosh edhe me shume per simboliken qe sjell 300 diteshi. Ne fakt, eshte disi normale (kjo me se shumti e shtyre nga mediat) qe behet nje analize paraprake e 100 diteve te para, dhe kjo jo per sukseset pasi 100 dite jane mjaft pak, por me teper per t’u siguruar qe tranzicioni ishte i rregullt, vendet vakante jane plotesuar apo jane ne proces e siper, dhe per t’u njohur me mire publiku me qeverisjen e re, perberjen, objektivat etj. Po ashtu nje analize vjetore merr persiper te beje nje bilanc te vitit te pare qeverises, qe zakonisht eshte nje indikacion se sa shpejt apo ngadale do levizin gjerat ne kete qeverisje dhe cilat jane objektivat e 3 viteve ne vazhdim.
Pervoja e vendeve me nje kulture te pasur demokratike tregon se ne dy vitet e para pasqyrohet fytyra e vertete e nje qeverije pasi gjysma e dyte fokusohet ne zgjedhjet e pritshme dhe shpeshhere qeverite dalin nga shinat per te plotesuar orekse e interesa qe jo pak here demtojne dhe shkojne ndesh me interesat afatgjata ekonomike te vendit. Shembuj per kete ka mjaft, qysh nga rritja e pabazuar e ndihmave sociale e pensioneve dhe deri tek investimet jo fizible ne infrastrukture. Cfare “analize” do te na ofroje kryeministri ne fund te vitit qeverises, i cili eshte ne fillim te shtatorit, dhe sipas gjasave me parlamentin e shperndare deri ne fillim te shtatorit e me qeverine e nepunesit neper plazhet e botes diferenca midis 300 diteve dhe 365 diteve eshte minimale per te mos thene zero. Ndaj mos prisni per nje analize serioze ne mbyllje te vitit te pare te qeverisjes “rilindase”.
Vetem suksese, asnje deshtim ne 300 dite
Eshte jo pak interesante qe disa zakone “vdesin” me veshtiresi ne politike. Si nje reminishence e frikshme e qeverisjes 50 vjecare komuniste shfaqet tendenca per te krahasuar me “vitin zero” ose me vitin me te keq te paraardhesve. Ne vitin 1984 gjate zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, ish presidenti Regan gjate fushates elektorale me rivalin e tij Mondale, jo pak here shtroi pyetjen retorike tek zgjedhesit: “A jeni ju me mire sot se kater vjet me pare”? Ne se pergjigja juaj eshte “po” atehere me votoni mua ne se pergjigja eshte “jo” atehere votoni rivalin tim. Pra, se pari kemi te bejme me nje retorike elektorale dhe qe krahason gjendjen e pergjithshme dhe individuale para fushates. Ne kohen qe verdikti i votes ka vendosur se kush eshte ne pshtet per 4 vitet e ardheshme kjo retorike mbyllet dhe fillon puna per realizimin e premtimeve elektorale. Kemi gati nej vit qeverisje roze dhe jane bere bajate statistikat qe krahasojne cdo gje me gjashtemujorin e pare te vitit 2013 (qe ishte dhe 6 mujori i fundit i qeverisjes Berisha). Rreken ministrat dhe nepunesit gjithefarellojesh te krahasojne gjithcka me ate periudhe, duke filluar nga krimet, te ardhurat ne buxhet e deri tek aksidentet automobilistike!! Kjo eshte identike me metoden e Enver Hoxhes i cili krahasonte cdo vit dhe cdo plan pesevjecar me vitin 1939, vit i pushtimit nga Italia fashiste. Tani ose keta rilindasit e 1 milion shuplakave jane idiote dhe arrogante, ose na kujtojne neve votuesve (perfshire edhe 1 millionshin roze) budallenj. Ne se do vija bast se ciles kategorie i perket kryeministri yne, pergjigja do ishte diku ne mes te dy opsioneve te mesiperme.
Ne cdo fjale te analizes veren eufori dhe retorike boshe, asgje te prekshme e konkrete nga premtimet e tij elektorale. Me qe sukseset i rreshtoi vete kryeministri, me rradhe ashtu si delet e urta te kabinetit te tij, le te permendim disa jo-suksese te ketyre “300 diteve”.
Se pari, aksioni i bujshem dhe i frikshem i 6000 policeve te cilet rrethuan dyqanet e lojerave te fatit vetem per t’i hapur ato pas disa diteve ashtu si me pare. Opinioni eshte se gjithe ai “aksion” me kosto mijera eurosh u be per te ndryshuar drejtimin e derdhjes se fitimit, nga ai i para 23 qershorit tek financuesit e fitimtareve te zgjedhjeve.
Se dyti, situata e frikshme e sigurise dhe rritja e kriminalitetit ne vend. Ne se statistikat jane te panevojshe ndonjehere, kjo eshte fusha ku nuk ndjehet nevoja e shifrave. Ato shfaqen cdo nate ne ekranet e dhe faqet pacensorizuara te mediave te ndryshme ku paraqitet nje realitet gati i papare ne keto vite po te heqim rebelimin e 1997’s. Ato fillojne me arratisje spektakolare nga burgu e me te burgosur perjete qe vriten kur dalin me leje e deri ne rrahjet e deputeteve ne hollet e parlamentit. Kjo e fundit edhe pse ka ndodhur me pare si fenomen, merr permasa te tjera kur agresori eshte nje ligjvenes i denuar per shitje femrash. Nje “risi” e re kjo e rilindjes qe do bente me turp edhe diktatorin me te famshem, le pastaj nje parlament “demoratik”.
Se treti, situata ne infrastrukture dhe mungesa e planeve afatshkurtra dhe afatgjata. Kush ka kaluar ne rrugen Tirane –Korce e ka te lehte ta marre vesh ku eshte fjala, por edhe me gjere, le te thote kryeministri se sa jane investimet ne infrastrukture ne 300 ditet e qeverisjes se tij? Cilat jane veprat kombetare te vazhduara nga qeverisja e meparshme ne qeverisjen e tij apo te lancuara gjate ketyre 300 diteve. Mire do te ishte t’i referoheshim programit elektoral te PS-se por druhem se egziston nje i tille.
Se katerti, mendjelehtesia me te cilen po merret hua nga kalemxhinjte e rinj te qeverisjes roze. Me perjashtim te vitit 2007 me huan per te financuar rrugen e kombit, nuk ka asnje vit tjeter qysh nga 1990 kur shteti ka marre hua (ose eshte ne tratativa) rreth 1 miliard dollare per 300 dite. Po ta marresh kete statistike ne agregat me mungesen e investimeve serioze ne infrastrukture nga nje krah dhe rritjen 25 perqind te te ardhurave ne tatime dhe dogana (te pakten keshtu po na paraqitet) eshte vertet gjendje alarmante. Dy jane shpjegimet e mundshme, ose rritja e te ardhurave eshte nje genjeshter e madhe ose qeveria po vjedh ose fsheh ne menyre te paprecedente. Nuk mund te bashke-egsistojne te dyja variantet, pra edeh rritje e borxhit, edhe rritje e te ardhurave e mungese investimesh. Me perjashtim te rritjes se kriminalitetit ne vend, ky eshte deshtimi me i qarte i qeverisjes se 300 diteve.
Se pesti, fiaskoja me ceshtjen e pranimit dhe demontimit te armeve kimike prej Sirise nen mbikqyrjen e SHBA-ve. Ne se 4 “mos-sukseset” e mesiperme ne nej qeverisje normale mund t’ju vishen edhe anetareve te tjere te kabinetit qeveritar, kjo e fundit eshte katerciperisht deshtim personal i kryeministrit, dhe jo vetem kaq, por nje deshtim qe potencialisht i ka kushtuar vendit shume si nga ana politike ashtu edhe nga ana ekonomike. Pa u futur ne analizen pro apo kunder ketij aksioni, menyra se si e trajtoi kryeministri kete ceshtje duke anashkaluar te gjithe aktoret politike dhe qeverises ne vend, te le nje shije te hidhur dhe demonstron nje mentalitet te rrezikshem per koherat qe kalojme e me pasoja afatgjata per nej popull i cili nuk e ka komoditetin te humbase shanse te tjera te tipit Foto Cami ne te ardhmen. Do te ishte nje pike me shume ne resumene e tij politike ne se ne “analizen” 300 diteshe kryeministri do te bente nje mea-kulpa te rastit te shumeperfolur te armeve kimike. Eseja e tij ne tetorin e 2013’s nuk bind askend as ministren e mbrojtjes pa le ata te mjedisit e financave jo e jo.
Ne vend te mbylljes
Ne nje ekip i cili pretendon te sjelle nje model te ri qeverises eshte normale qe te kete suksese, deshtime dhe devijime nga premtimet elektorale. Kjo pasi rruga e pushtetit kushtezohet nga faktore te cilet ne shume raste jane jashte kontrollit te maxhorancave qeverisese. Te tilla jane pushtetet e tjera kushtetuese (gjykatat, prokuroria, presidenca, opozita etj) por edhe faktore te ndryshem ekonmike globale e rajonale. Rradhet e mesiperme marrin shkas nga tentativat arrogante te modelit Rama per t’u marre me fasaden e qeverisjes (pak a shume si lyerja e pallateve ne kohen e bashkise) dhe te anashkaloje thelbin e problemeve apo ate per te cilen eshte zgjedhur te permbushe. Modeli i llangosjes se fasadave dha efekt pozitiv ne nje Shqiperi te mbytur nga kioskat por nuk mund te dublikohet ne nje qeverisje serioze dhe me nje popull te gjezdisur tashme. Nje fjale e urte thote, uji nuk rrjedh dy here nen te njejten ure.