ELEGJI DHE KRONIKE PËR NJERIUN E MIRË,MARASH MALI

marash mali

Ne Foto:Marash Mali 1921-2014/

 

ELEGJOJ PËR NJERIUN E MIRË/

Marash Mali, tu deshën 93 vjet / për të ardhur në ditën e fundit në Florida/ sepse çdo kush që vjen edhe ikën./

Marash Mali, të shihja me adhurim/ nuk e di binim a nuk binim kushurinj/ edhe unë e kisha gjyshen nga Shkreli./

Marash Mali, siç kishte emrin/ kishe dhe punë të mëdha/ trimërinë, dashurinë dhe dhëmbjen./

Marash Mali, ushtar i Atdheut Prenk Calin kishe komandat e burgjeve të diktaturës ua pe tmerrin.

Marash Maliti, udhën e jetës e pate të gjatë urtësinë po aq të madhe, si mal dhe dashurinë për artin të pakufi.

Tani ti shkon në amëshimin e pasosun i qetë se na la pas çfarë deshe dhe atë që deshe mbi gjithçka: Shqipërinë.

Kolec Traboini 30 qershor 2014

MARASH MALI 1921-2014

I lindur m 1921 në Dedaj të Shkrelit, në një familje e njohur për “vojvodë” dhe mjaft e përmëndur për burra të urtë dhe atdhetarë. Marashi, shkollimin e fillores dhe të mesmes i bëri në qytetin e Shkodrës, si jetim në Jetimoren e konviktit “Malet tona”. Ndërkohë shkon në Itali dhe kryen specializimin, në degën e Pyjeve. Në prag të kapitullimit të nazifashizmit në Shqipëri, bashkohet me katër oficerë madhorë të Malësisë Madhe, në formacionin “Beslidhja e Malësisë së Madhe” e me vullnetarët e kësaj treve kishte për qëllim mbrojtjen e krahinës pa u inkuadruar në asnjë grupim politik. Mbas kësaj, në vijim të beslidhjes, kur u krijua për të njëjtin qëllim “Batalioni Shkreli” me komandant major Dom Nikollë Gazulli, Marashi ishte kapiten i klasit parë në këtë battalion. Mbas ardhjes së komunizmit në Shqipëri, ky bashkë me Llesh Marashin etj., ka qënë njëri nga nismëtarët e kryengritjes së Malësisë Madhe, që i sollën atij edhe burgim politike. Me anë të një amnistije del në liri dhe me këtë rast punësohet si specialist pranë “Byrosë së projektimeve Shkencore Pyjore” në Ministrinë e Bujqësisë, ku falë aftësive si specialist ishte ndër të parët kontribues i rilevimit shkencor të disa ekonomive pyjore shqiptare. Krahas kësaj pune, ka debatuar me shkrime në revisten “Ylli” e gazetën “Bashkimi”, gjithmonë për problemet në mbrojtje të ekonomisë shtetërore. Ishte shumë i dhënë mbas letërsisë, historisë dhe hulumtues i aftë e me pasion i zakoneve kanunore. Vepra e tij e parë, drama historike “Gjaku i falun”, ndonëse drama është shkruar në vitin 1958 dhe vlerësuar nga autorët më në zë të asaj kohe, nuk u bë e njohur, për shkak të motiveve politike. Duke mbet gjithnjë një atdhetar shqyptar. Marashi pranohet edhe me nënshtetsi Amerikane. Bëhet edhe antari i shoqatës se shkrimtarëve shqip- amerikanë dhe shkruan një dokumentar të titulluar.“Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”. Gjatë jetës tij në emigracion në Amerikë shkruan artikuj me vlera historike në “Revistën Kuvendi” në gazetën” Illiria”, në gazetën e Vatrës “Dielli” dhe në gazetën “Shkodra” Librat e botuar janë “Gjaku i falun”, dramë dhe “Ngjarje historike dhe figura të shquara Shqiptare” publicistikë.

– See more at: http://gazetadielli.com/elegji-dhe-ronike-per-njeriun-e-miremarash-mali/#sthash.MJZF3DNJ.dpuf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *