Poezia e gjetjes refleksionit dhe shprehësisë
Nga Kristaq F. Shabani
Pas vëllimit poetik “Çelnaja” Mimoza Agalliu shfaqet
rishtas me vëllimin poetik “Shtatorja e kurorës” , duke
treguar diagramën e saj poetike të ecurisë në poezinë, të
cilën aq shumë e ka për zemër.
Ajo çdo ditë jeton me
simbolikën, me peizazhin natyror dhe shpirtëror si dhe
me kombinimin e saj ndividual peizazhin shpirtëroronatyror,
duke bashkuar ndjeshmërinë e dy shpirtrave, të
cilët , herë faniten e herë shfaniten , duke krijuar
panaorama për të këndvështruar adhuruesit e produktit
shpirtëror Është një poezi, e cila e ka rrjedhojën te
kërkimi me eksplodator në mendje. Në një
këndvështrim serioz të poezisë e saj ndesh me një dukuri
të fenomenizur spontaneiteti, duke sjellë gjetje e duke
luftuar për krijimin e një individualiteti poetik gjithmonë
në rritje. Gjasat janë për këtë dhe flasin pikërisht për këtë.
Një poezi kjo e karakterit meditativo- peizazhor, e
cila vjen me zbulim të natyr shëm të ndjesive,
fenomeneve të brendshme , duke kaluar në një fazë
simbolike konstatuese e duke lënë gjurmim në mendimin
e individit. Tematika e këtij vëllimi është e gjërë dhe
prek fenomene tipikë, por edhe të rrallë të mendimit.
Materia lëviz, transformohet me forcën e impresionit dhe
të shfaqjes së dukurisë së konturuar fare natyrshëm, e cila
rritet në përmasë Në pamje të pare, të jashtme, duket,
sikur hallkat e sistemit vjershërues nuk janë të lidhura njëra
me tjetrën, por, me një studim analitik dhe duke u futur në
fshehtësinë e krijesës ndjen pulsantin e lidhësisë së hallkave.
Është poezia e ndodhjes në qëndr im, e lëvizjes, e
dinamizmit e gërshetimin molekular , e precipitimit edhe
e ngjyrimeve të rrymave të ndryshme poetike Duke i
mëshuar fort simbolit, metaforës si dhe përzgjedhjes së
fjalës, nëpërmjet një qërimi të mirë mundohet të
qëndisë , sipas mënyrës së saj. Është objektiv i krijueses
të tentojë në koincizitet, shpeshherë, në krijimin esaj dhe
t u mëshojë gjetjeve të kompozitave, të cilat zgjidhin situata
poetike ngandonjeherë dhe të shumta në numër
Spontaneiteti, madje, dhe në kërkimin e figurave, të
cilat burojnë natyrshëm e shquajnë poezinë e saj , e cila
fiton herëpasherë notësime profetike, konceptualitet të
shfaqur në një natyrë vetjake dhe lënie gjurmë në kujtesën
e lexuesit Natyrisht, për të përvijuar dhe thelluar
dukuri të shfaqura kërkohet ngulm dhe ecje në natyralitet.
Shumë krijime në këtë vëllim kanë prezencën e këtyre
elementëve të renditura më lart Retorizmi është një
dukuri e konkretizuar: A duhet shpresuar /te kjo e drejtë
e padrejtë ?! Detaji i metaforizuar: Shtangur nga habia,
/ Shpirti gdhend histori zemre
Metaforat prezente vijnë dhe qëndrojnë mbi kurora:
Urat shëmben nga fjalëgurë; bari u rilind lotit sa një planet,
(elemente të personifikimit).
Pasqyrim dhe qenësia e gjendjeve në disa shembuj :
Askurrë, për të mos t u ndarë! Zogu dhe unë dolëm nga ngrirja
Natë e mbarsur rëndë, abortoi dhimbshëm agimit.
Koha dëshmitare kthehu faqe të re, në zbardhërim të brishtë.
Kënga me nota të ngrira /mbeti mbi dy buzë, pa u kënduar!
E ardhur me një natyrshmëri thënieje: Sa lot janë kthyer
në baltosje mbi këtë tokë,/ pa asnjë dëshmitar, /shpirtkëputur
dhimbje, duke vrarë?!…
Peizazhi kombinues shprehet dhe dallohet nga syri
i mprehtë: Me sy putha rrezen shpirtdehur, / renda në agim të
paqtë. /Trëndafili shpërthen, tek hapet një buzë!Sikundër
rezulton nga shembujt i të bëjmë me një poete kërkuese
në vijim dhe në ecuri, për të krijuar individualitetin e saj.
Vëllimi Shtatorja e kurorës është gjetja e një profili
të një kurore, e cila përfaqëson shtatoren e kurorave në
kërkim të plotësisë.
A duhet ?!
A kemi vallë të drejtë
të jetojmë jetën ?!
Zoti nuk hodhi zare,
as me shkopin magjik,
Fatet s ndau.
Kush caktoi vjedhjen,
kryefjalë pushteti ,
ndërsa zemra fisnike
rënkimshëm të shuajë qetësisë?!
A duhet shpresuar
te kjo e drejtë e padrejtë ?!
Unë – Njeriu
Ne vështrojmë yjet,
Po ata, a na njohin Ne ?!
Katarakt plazëm e tokës,
njomën pak buzët e mia
Klorofil peme dua,
Aromë poreve dehur,
Mrekullisë tënde natyrë,
Në cep të qiellit rrufetë djegin një Tempull,
Shi zjarri shpërthejnë lumenj vullkani,
Hëna buzëqeshur ndez puthje,
Një yll vetmitar humbur,
ndër re, hesht,
Flokë të bardhë ujëvarash
shkrihen mbi ylberë,
Tingull zëri hapësinor ndër yje,
oshëtin fjala Njeri ,
Pemët zbukurohen mbi lumenj të kristaltë,
Shkëmbinj të forte përqafojnë thellësinë e tokës,
Unë, Njeriu, pëshpëris, fjalën dashuri
nëpër fije bari, grimcave të ajrit,
duke bërë
Histori të pashembullt…
Puthje ëngjëjsh mbi zjarre
Tretje siluete në dritëikje,
Udhëtar në humbje qiellore,
Psherëtijnë në dhimbje Sylotuarit,
Era përcjell pëshpërime ndjenje,
Ëngjëj ëndërrthyer,
hapin retë me krahë,
Dheu në trishtim thau lulen,
Toka me renë kalëruar mbi ëndërr të bardhë,
Mes akullnajash
Dy ëngjëj shkrinë
Puthje mbi dy buzë zjarre .
S’ vdes shpirti
Flatrim mes reve,
Kandil i shuar nga dy sy,
lotuar në errësirë,
kërkojnë dy buzë,
Drita vegimesh ndrin fytyra,
në erë puthja prek buzë në aromë,
Shpirti udhëtar i dashurisë
jeton parajsën në dy botë.
Arratisur
Aty mbeta gjithmonë,
Krahut të dashurisë përqafuar,
dehur aromës barënjomë,
Mahnitur shpirti duarve të tua,
stolisur kurorë lulesh në ballëmpirë puthjeve,
Sythe rënë flokëve djersirë,
Natyra dhe unë,
Ti dhe natyra, dashuruar në çdo grimcë ajri,
Nektarë lulesh pijmë në buzë,
aty mbetëm gjithmonë
Arratisur bilbilimit të zogjve në flatrim
8 Maj 2013
Kur ngjiz jetë në sytë e tu
Sytë e tu përkëdhelin butësisht vështrime,
Bulëza të nxehta ngrohin trupa, lotin prek,
s’ njoh formula në dashuri !
Unë e preka, e jetova, lumturoj shpirtin.
Pres të nesërmen të mbulohem me puthje pa fund,
për Ty, dashuri e parë , jam e fundit
për ty, e tillë mbeta e di, kjo është e mundur.
S dua të humbas, s do të shkoj larg,
duke lënë pas shpirtrat tharë,
nga etja për pak dashuri.
E ndjej prekjen tënde, kam frikë mungesën tënde.
Ti jeton jetën time, unë prek çastin tënd,
ndërsa anija e jetës rrit shpejtësinë,
ndjej të të mbaj shtrënguar,
krahëhapur ditënetëve pa ndasi, pa ritual ndjenje.
Endrrat e mia janë prelud jete,
nëse do të më zgjojë nga kjo qetësi,
do të hapja sytë të të thosha:
Më ler të fluturoj në Univers,
bashkë me ty të ngjiz jetë syve të tu!