Historia e dhimbshme e familjes së tregtarit të njohur Qamil Qyteza – Rrëfen 70-vjeçarja Fatrije, bashkëshortja e Skënder Qytezës, i cili e kaloi jetën burgjeve të diktaturës.
DURRES- Në “Katër Rrugët” e Shijakut, diku rreth 100 m në të djathtë të segmentit Durrës-Shijak, pas një bërryli të vogël rruge, jeton një grua, e cila ka aq vuajtje sa dhe mosha e saj 70-vjeçare. Quhet Fatrije Qyteza, vajza e patriotit të vrarë në burgjet komuniste, Ali Maliqi nga Dibra, e martuar me të birin e tregtarit korçar Qamil Qyteza. Ndërsa duart i dridhen sa nga vuajtjet, sa nga mosha apo emocionet e shkaktuara nga detyrimi për të risjellë në kujtesë ato vite vuajtje, sytë i flasin shumë. Edhe zërin e ka të fortë, ndërsa dëshmon se është vajzë e një oxhaku të fisëm dhe grua e një dere të dëgjuar korçare. Deri para viteve ‘90-‘92 burrat e djemtë e shtëpisë u degdisën në burgje e kampe, kurse në vitet e paskomunizimit shumë prej tyre morën mërgimin duke mos i dhënë asnjëherë kësaj gruaje të drejtën të gëzohet deri në kufijtë e një nëne.
Historitë e dy familjeve…
Tragjedia familjare e Qamil Qytezës me vëllezër dhe Ali Maliqit nisin shumë herët. Tregtari i madh korçar Qamili u shpëtoi plumbave të skuadrës së pushkatimit, por jo plumbit pas kokës të prokurorit. Shtatë vëllezërit Qyteza: Bektashi, Sadiku, Qamili, Nevruzi, Hazbiu, Haliti dhe Faiku në fillim të shekullit XX ikën nga fshati dhe një pjesë morën rrugën e Turqisë e të tjerë përfunduan në Amerikë. Ata u lindën në Qytezë, në Kolonjë, por fshati ishte aq i varfër sa pula hante gurë. Në Nju Jork e në Çikago nisën të punojnë fillimisht si çirakë, por pak vite më pas blenë lokalin e tyre të punës si dhe gjashtë dyqane të tjera. Djemtë e Zenel Qytezës u lidhën ngushtësisht me shoqërinë atdhetare e patriotike “Vatra” duke u ushqyer në këtë mënyrë nga ideale nacionaliste. Në Shqipëri lanë prindërit për të cilët i paguan një greku 5 000 dollarë asokohe me kusht që t’i bashkonte me djemtë. Tregtari grek u shpenzoi paratë, ndërsa prindërit jetuan të ndarë nga djemtë. Në kohën që në Amerikë nisi të shfaqej në mënyrë të hapur moda dhe vajzat dilnin në rrugë e shkonin në punë me funde shumë të shkurtra, djemtë vendosën të kthehen në Shqipëri. Qamili u ka treguar të bijve se shkaku kryesor ishte vendimi i djemve që të martoheshin me shqiptare. Shitën dyqanet dhe në vitet 1920 me paratë e grumbulluara blejnë në fshatin Rovë, afro 7 km larg Korçës 800 ha tokë buke, arë e pyje. Në Amerikë kishin parë plantacione dhe këtë bënë në Rovë, mbollën sipërfaqe të mëdha me mollë e dardha dhe nisën tregtinë. Plot 14 400 franga ari apo 86 kg florinj u ka kushtuar kjo tokë për të cilën edhe sot pasardhësit e vëllezërve Qyteza ruajnë tapitë e hershme. Më pas blejnë një shtëpi në Korçë, dyqane, magazina dhe nisin të merren me tregti lënde drusore dhe mallra të ndryshëm. Ata furnizonin italianët me lëndë drusore në vitet 1935-‘37 duke krijuar edhe miqësi, ndërsa si familje manifestonin mendime nacionaliste të mbartura nga lëvizja atdhetare e shoqërisë “Vatra”. Për të mos u mjaftuar me kaq ata blinin 2000-3000 krerë qengja me çerek leku dhe 23 muaj më pas ua shisnin ortodoksëve me 3-çerek leku duke nxjerrë fitime të mëdha. Qamili ka qenë tregtari i parë që kishte kamion për transport malli në Korçë si dhe autoveturë “Lance” italiane, ndërsa si klient i bankës “Di Napoli” kishte marrëdhënie tregtare me kompaninë amerikane “2 PON”. Në Korçë vëllezërit njiheshin si tregtarë të ndershëm dhe kjo u krijoi lidhje edhe me figura të njohura si Mit’hat Frashëri apo Safet Budka. Deri në Marrëveshjen e Mukjes Qytezët ishin të patrazuar nga komunistët, ndërkohë që Qamili mbante arkën e Ballit Kombëtar. Deri asokohe, ballistë e komunistë shkonin bashkë fshat më fshat. Pas kësaj ngjarjeje Skënder Qyteza u ka treguar të bijve se ngjarjet u rrokullisën. Edhe pse asnjë nga vëllezërit Qyteza nuk ka shkrehur asnjë herë pushkën dhe asnjëri prej tyre nuk ka vënë në sup armën, djemtë e Zenel Qytezës u cilësuar armiq, tradhtarë e bashkëpunëtorë me armikun. Para se të kapitullonte Italia, Qamilit dhe të birit të tij Skënderit iu ofruar mundësia për të ikur në Itali. Në rrëfimet e familjarëve mësohet se gjithçka erdhi në formën e një shpërblimi për tregtarët Qyteza, të cilët i falën detyrimet një tregtari italian ngase ai nuk kishte me se të shlyente detyrimin për mallin. Sapo u çlirua Korça, tregtarit i morën të gjitha çelësat e dyqaneve, kurse Qamili me të birin e tij Skënderin u arrestuan. Me vendim të Gjykatës Ushtarake numër 1 të datës 31.5.1945 Qamil Qyteza dënohet me vdekje, kurse i biri Skënder Qyteza vetëm 25 vjeç dënohet me 101 vjet burg. Vendimi për pushkatimin e Qamilit vjen pas presioneve që ka bërë Enver Hoxha, i cili nuk ishte pajtuar me dënimin e Qamilit me 101 vjet duke u shprehur se tregtari korçar kishte shumë influencë dhe duhej ekzekutuar. Hoxha njihte mirë këtë familje pasi në Liceun e Korçës kishte njohur Skënderin e Halitin. Pushkatimi nuk vonoi. Tek parku “Rinia” në Korçë u hap një gropë e madhe dhe aty u groposën 13 tregtarët e dënuar me vdekje. Në mesin e tyre edhe Qamil Qyteza, Xhevat Starova, Liço Panariti etj. Të gjithë tregtarë e nacionalistë. Ata u dënuan në akuzën se ishin kriminelë e armiq, por asnjëri nuk kishte shtënë qoftë një herë me armë. Kolonjari Qyteza ra në gropë i pavrarë nga skuadra e pushkatimit, por prokurori që ndiqte zbatimin e vendimit dha goditjen e vdekjes duke e mbuluar edhe atë në gjak. Para se të vdiste Qamili i kishte thënë të birit në qeli se ata që bënin gjykime politike dhe ata që urdhëronin këto gjykime do të përfundonin të shpërndarë një ditë si tespitë e këputur. Por kjo ditë do të ishte shumë e largët, më shumë se 45-vjeçare. Skënderi vuajti fillimisht dënimin në vitet 1945-1954 në Burrel. Më pas në Kuç të Vlorës, Savër, Gradisht, Elbasan, Sarandë. Në vitet e burgut njihet me atdhetarin Ali Maliqi nga Dibra i dënuar me 23 vjet. Miqësia e tyre u forcua me shprehjen e vullnetit nga Ali Maliqi për t’i dhënë vajzën Skënderit. Dibrani, sipas rrëfimit të së bijës, Fatrijes, u vra nga sigurimi i shtetit shqiptar në kampin e punës në Elbasan vetëm 3 muaj para se Ali Maliqi të përfundonte vuajtjen e dënimit në vitin 1967. Skënderi ishte shpallur nga shteti si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kavalieri i viteve ‘35-‘40 që paguante në lokale ahengu me flori kafet dhe muzikën e pëlqyer korçare e kolonjare, ishte bërë për regjimin person shumë i rrezikshëm.
Të dënuarit Qyteza
Hazbi Qyteza, intelektuali i arsimuar jashtë vendit, u dënua nga regjimi me 10 vjet burg. Hazbiu u detyrua të punonte në tharjen e kënetës në Maliq, Terbuf etj. Njëherësh u dënua edhe Halit Qyteza me 18 vjet burg nën akuzën e bashkëpunimit me amerikanët. Haliti kishte pasaportë si nënshtetas amerikan, por ai nuk pati asnjë mundësi të komunikonte pas viteve ‘44 me Amerikën. Edhe Medi Qyteza, i biri i Bektashit, dënohet me 7 vjet burg. Të gjithë të tjerët vuajnë dhjetëra vite në kampe përqendrimi. Por atdhetarët e fisit Qyteza, të njohur si elita patriotike dhe tregtare në Korçë, patën edhe dashamirë e bashkëvuajtës nga derë nacionalistësh. Kështu ata njohën në burgje dhe vajtën së bashku vitet e diktaturës me Sami Dangëllia, Hodo Sokoli, Ceno Qaushi, Xhevdet Kashtica, Sami Bitincka, Zihni Dërvishi, Arif Golja etj. Shtatë vëllezërit dhe nipërit Qyteza numërojnë me dhjetëra e dhjetëra vite burg e qindra të tjera vite internimi. Në kohën e afrimit të perëndimit të diktaturës komuniste pasardhësit e tyre u vendosën dikush në Durrës e Tiranë, të tjerë në Shijak, Lushnjë e Elbasan, ndërsa shumë Qytezë ikën në Amerikë. Pasuria e tyre e sekuestruar kap shifra në miliona lekë, ndërsa në 20 vjet demokraci ata nuk kanë përfituar thuajse asgjë. Ata mbeten ndër familjet që e vuajtën gjithë jetën diktaturën duke sakrifikuar për shkak të ndjenjave nacionaliste edhe jetën.
Dëmshpërblimi sot, vetëm 50 mijë lekë
Si u sekuestrua në ’46-n pasuria e madhe e familjes Qyteza
Me vendim numër 39, të datës 29 janar 1946, disa muaj pasi Qamil Qyteza ishte pushkatuar, pasuria e tyre përvetësohet nga shteti. Në një procesverbal të vitit të mësipërm, cilësohet lista e gjatë e sendeve dhe mallit të sekuestruar. Është e pamundur të rreshtohen të gjitha ngase lista është thuajse pambarim. Regjimi i konfiskoi 800 ha në fshatin Rove, 407 m2 tokë truall në Korçë, 245 m2 shtëpi në Korçë, 4670 e 39 për qind franga ari, 38 dele, 20 mijë tulla, 10 mijë kg. gëlqere karro e makinë barëlidhëse, automjet e kamion. Në të njëjtin procesverbal janë regjistruar të sekuestruar radio “Filips”, kolltukë, orë tryeze, mindere, shilte, qilim muri, krevat, jastëkë, jorgan, gardërobë, sunduqe, tenxhere bakri, tepsi bakri, gjyma bakri, tenxhere alumini, lugë alumini, broke uji, dollap ushqimi etj. Pas viteve ‘90 familja e vëllezërve Qyteza është cilësuar si familje e persekutuar rëndë nga regjimi komunist. Por në këto 20 vjet ata kanë marrë si dëmshpërblim 50 mijë lekë për Skënderin e dënuar me 101 vjet burg, asnjë qindarkë për të pushktuarin e të dënuarit e tjerë, asgjë për vitet e internimeve. Ndërkohë që bashkë me shumën e mësipërme kanë përfituar edhe letër me vlerën 32 milionë, e cila sot këmbehet me 07 për qind. Familjarët kanë vendosur të mbajnë në sirtar letrën me vlerë, ndërsa ata kanë vite që enden dyerve të gjykatës për të kërkuar kthimin e pronave si dhe dëmshpërblim për sendet dhe mallin e sekuestruar.
Kampi i internimit në Tepelenë kujton Fatrija
Nga torturat dhe vuajtjet vdisnin në ditë 20 fëmijë e pleq
Kampi i internimit në Tepelenë qe bërë tmerr për të gjitha familjet e persekutuara. Të rrethuar në tela, në një terren shumë të vështirë dhe në mjerim të plotë mbaheshin më shumë se 1200 vetë. Burrat e djemtë vuanin dënimet në burgje, kurse prindërit e moshuar, fëmijët, gratë dhe të porsalindurit mbikëqyreshin në këtë kamp të egër. Fatrijes i ka mbetur para syve një emision televiziv teksa një gazetare tregonte se si në kampet naziste kishte një stivë të tërë me këpucë të të persekutuarve. “Në Tepelenë asnjë nuk kishte as nallane dhe të gjithë ecnim në këmbë, të leckosur, të uritur dhe të përçmuar deri në palcë”,-tregon Fatrija. E martuar me “armikun e popullit” Skënder Qyteza, djalë i tregtarit dhe patriotit të madh të Korçës Qamil Qyteza, Fatrija dëshmon se vuajtjet e të gjithë të internuarve atje ishin të padurueshme. Gratë ecin zbathur në ditë me ngricë, akull, borë, shkëmbinj dhe nxirrnin dru në malet e Salarisë për furrën e kampit. Nuk i shqitet nga mendja një herë teksa nëna e saj Ilmie ndihmonte një grua të sëmurë duke ia marrë disa dru nga barra. Ushtari që i shoqëronte e ndali karvanin e grave dhe ngarkoi nënën e Fatrijes sa për dy dënga, ndërsa ajo në pamundësi për të mbajtur drutë ra përdhe. Mbi të ranë drutë, por asnjë grua nuk u lejua ta ndihmonte deri sa gruaja u gjakos dhe iu zu fryma. Kjo grua që sot ka mbushur të 76 vitet thotë se e gjithë Mirdita u internua në Tepelenë pas vrasjes së Bardhok Bibës duke ushtruar terror në popull. Kjo nënë është dëshmitare e rasteve pa mbarim teksa në të njëjtin varr futeshin 2 e 3 fëmijë që vdisnin nga uria. Por pas disa muajsh gropa hapej përsëri e mbi ta hidheshin fëmijët e tjerë edhe ata të vdekur nga sëmundjet e uria. “Ne të rriturit hanim bungur (grurë i shtypur) të përzier me gjethe qepe e të mbushur në krimba. Por këtë ushqim nuk e hanin dot bebet e fëmijët”,-tregon për vitet që ka hequr Fatrija në Tepelenë. Në këtë kamp gratë nuk kishin as qumësht gjiri e as ushqim për bebet dhe shifrat e vdekjes rriteshin nga viti në vit. “Me sytë tanë kemi parë se sa shumë vdisnin në Tepelenë, në këtë kamp të tmerrshëm. Nuk i kam numëruar, por them me siguri se në kamp vdisnin afro 20 vetë në ditë, më së shumti të moshuar, fëmijë e bebe”,-kujton Fatrija. Të gjitha familjet që ishin futur në këtë kamp ishin të dënuar të ndërgjegjes dhe për këtë arsye çdo lëvizje dhe grumbullim i tyre përgjohej. Nënë Fatrija e kaloi të gjithë jetën e rrethuar në tela, në varfëri e skamje. Por jo e vetme. Për të dhe familjen e saj burgu e ferri nisin në moshën 12-vjeçare duke i marrë rininë, ndërsa u shpëton torturave e vuajtjeve në moshë të plakur, me ardhjen e demokracisë, në vitin 1992.
Burgosja e dytë e Skënder Qytezës
“Pas torturave nuk e njoha bashkëshortin tim”
Në vitin 1959 Fatrije Agolli, vajza e Ali Maliqit, martohet me Skënder Qytezën. Ajo ishte asokohe 26 vjeçe dhe gjendej në kampin e internimit në Savër të Lushnjës. Në të njëjtin kamp internimi gjendej edhe burri i saj i ardhshëm, Skënderi. Fatrija ishte nga Dibra, kurse Skënderi nga Korça. Martesa është bërë me shkuesi me pëlqimin e babait të saj, i cili e kishte njohur Skënder Qytezën në burg. Të dy familjet njiheshin në zonat e tyre si familje atdhetare, patriotike, nacionaliste dhe kundër regjimit komunist. Kjo qe ana e fortë e bashkimit, ndërsa Fatrija tregon se dibranët e korçarët kanë edhe anë të tjera të përbashkëta. Për shembull: janë mikpritës, gatuajnë shumë mirë, gratë dhe shtëpitë janë pastërtore, kishin kulturë etj. Në ditën e dasmës Fatrija nuk kishte të atin, por dasmorët ishin të shumtë. Edhe ata të dënuar e të dëbuar nga viset e tyre. “Në ditën e martesës morën pjesë burra e gra të fisit Mërlika, A. Kupit, Mirakajt, Dostët, Kokonët, Kaloshët etj. “Të gjithë fiset më në zë të Shqipërisë ishin të dënuar e të internuar, të gjithë ata erdhën në dasmën tonë”,-kujton Fatrija. Nusja e re e shtëpisë së familjes Qyteza nuk kishte pajë. E gjithë pasuria e çiftit ishin një dhomë e vogël me kallama e dritare plastmasi, një krevat dërrase, një dyshek dhe një jorgan. Në thuajse të njëjtën kasolle ku u martuan, erdhën në jetë në Gradisht të Lushnjës dy djemtë e Skënderit, Arbeni e Arjani. Por gëzimi në këtë familje nuk do të vinte kurrë. Vuajtjet do i ndiqnin deri në shembje të diktaturës komuniste. Skënderin e arrestojnë në vitin 1979, në moshën 59-vjeçare, për të dytën herë. Dënimin e parë e merr në vitin 1944 së bashku me të atin e tij, Qamil Qytezën tregtarin e madh korçar që do të pushkatohet. Skënderit iu kërkua të fliste kundër ish-zëvendësministrit të Kulturës Matho Balës, i cili ishte akuzuar për moral, për një lidhje të padenjë me një këngëtare (S.Z). Ai nuk pranoi të fliste për ato që i kërkuan në hetuesi. Qëndrimi i tij nuk ishte i gjatë në qeli pasi e nxorën para gjyqit tre muaj pasi e kishin përpirë në birucë. Mosnënshtrimi i kushtoi rëndë. Në sallën e gjyqit ishin edhe gruaja e tij, Fatrija, djemtë dhe familjarë të tjerë. “Unë po shikoja nga dera duke pritur të shihja Skënderin. Në fillim u fut një njeri me duar të lidhura, por unë nuk e njoha. Pas pak dëgjova që më thërriti në emër dhe pasi drejtova sytë nga vinte zëri pashë Skënderin. E kishin torturuar aq shumë sa unë nuk e njoha. Në qeli katër herë mjekët kishin mundur ta rikthenin në jetë pas torturave”,-kujton ato vite gruaja e Skënderit. Fatrija tregon se trupi i Skënderit qe tretur, fytyra i qe zbehur dhe eshtrat që e mbanin në këmbë të krijonin bindjen se ai nuk mund të jetonte më shumë se 2ose 3 javë. Trupi gjykues e dënoi për agjitacion e propagandë kundër regjimit popullor, pasi nuk pranoi të pohonte atë që kërkuan hetuesit. Gjatë seancës gjyqësore është rrëzuar disa herë në karrige dhe është ngritur nga policët që i qëndronin aty pranë. I dënuari dërgohet në Ballsh, vendin ku si pasojë e helmeve të fabrikës kanë vdekur më shumë se 400 të burgosur. Nga Ballshi transferohet për në Zejmen të Lezhës, ndërsa në vitin 1986 deri në vitin 1988 vuan dënimin në Përparim të Sarandës, i sëmurë rëndë.
Tentativa e dështuar për t’u arratisur
“Kadri Hazbiu na shante e na qëllonte me shqelma”
Djemtë dhe vajza e Ali Maliqit kishin vendosur të arratiseshin pasi jetesa në fshatin Kërçisht, fshat pranë Maqellarës së Peshkopisë ishte bërë e padurueshme. Babai i djemve, Aliu, vuante dënimin me 23 vjet burg i cilësuar nga regjimi si armik i popullit. Ashtu si dhe vet i dënuari edhe familjarë e të afërm të tij e kishin shprehur mes tyre se Aliu nuk do të dilte i gjallë nga burgu. Në fshat si dhe në rastet kur fëmijët e Ali Maliqit binin në shehër për të blerë sende e ushqime jo vetëm që njerëzia nuk u fliste, por edhe i shikonin me cinizëm dhe lëshonin prapa krahëve një lum me akuza. Edhe ata pak persona që donin të përshëndeteshin e kishin të pamundur pasi djemtë, vëllezërit, nipërit dhe të afërm të familjes së Aliut përgjoheshin nga sytë e agjentëve të sigurimit. Jeta në fshat për ta ishte bërë tepër e vështirë. Askush nuk hynte e nuk dilte në kullën e Ali Maliqit. Varfëria kishte mbërthyer shtëpinë dhe për t’i shpëtuar vdekjes ata menduan të iknin të gjithë. Ishte vjeshta e vitit 1956. Avniu, Agimi e Jashari së bashku me motrën e tyre Fatrijen dhe vajzën e xhaxhait, u nisën drejt malit një nga një për t’u takuar në vendin e caktuar. Ecën më shumë gjunjazi dhe barkas sesa në këmbë që të mos shikoheshin nga fshatarët dhe ushtarët e kufirit. Nga Kërçishti dolën në Rekë të Dibrës. Rruga që shumë e mundimshme për Fatrijen, ndërsa Jashari ishte vetëm 13 vjeç dhe lodhja e tyre i vuri disa herë në rrezik djemtë e Ali Maliqit. “Më ther o vëlla që të mos bie e gjallë në dorë të rojeve dhe ikni se nuk kam më fuqi të eci”,-u është drejtuar Fatrija vëllait, Avniut, kujtime, të cilat Fatrija thotë se i ka të gjalla edhe sot pas 53 vitesh. Në të gdhirë të ditës, pasi kaluan në vende të thepisura, të uritur e të etur deri në vdekje familja e arratisur ndeshi në dy priftërinj. Ata i dërguan në fshatin Idrizovë të Shkupit, ku ndenjën dy javë në një repart ushtarak. Në kohën që menduan se vuajtjet e torturat e tyre përfunduan, vëllezërit, Fatrija dhe kushërira e saj u morën nga ushtarët serb dhe iu dorëzuan policisë dhe ushtrisë shqiptare në Bllatë. Pa asnjë ndalesë, të hipur në një mjet të ushtrisë, të lidhur në këmbë e në duar Avniu, Agimi, Jashari, Fatrija dhe vajza tjetër përfunduan në degën e brendshme në Peshkopi. “Na futen në një dhomë. Sapo hyra pashë një njeri që qëndronte në këmbë. E njoha. Ishte Kadri Hazbiu. Qe veshur me uniformë dhe në supe e në gjoks mbante disa grada. Fytyra e tij qe egërsuar. Kishte ardhur t’u fuste frikën dibranëve duke na bërë shembull torturash e burgosjesh ne, fëmijët e Ali Maliqit”,-tregon Fatrija. Ajo tregon se Kadriu kishte fjalor të rëndë, fyes e denigrues dhe se nuk ka kursyer duke qëlluar e kërcënuar jo vetëm të rriturit por edhe Jasharin 13 vjeç. Në degën e brendshme të Peshkopisë ata janë torturuar, kurse vet Kadri Hazbiu i ka qëlluar me shqelm edhe dy vajzat së bashku me fëmijën 13 vjeç. Avni Agolli u dënua me 15 vjet burg. Vëllai tjetër i Fatrijes, Agim Agolli vuajti 10 vjet burg, ndërsa si familje ata u internuan.
Fshati i internuar edhe në demokraci
Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës VjosëLevan-Fier. Pasi përfundoi kanali, të burgosurit politikë i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë, që nga Veriu deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit. Ato iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor, që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe mbikëqyrja e rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati, me prejardhje nga familjet e internuara, përfunduan në burgje ose në arrati. Në vitin 1991, me ardhjen e demokracisë, banorët u larguan prej fshatit dhe Shtyllasi, dalëngadalë, u kthye për ta në një kujtim të frikshëm i së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si të gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjak, djersë dhe lot. Kështu, ata që mbetën në Shtyllas hapën toka të reja, të mbjella me vreshta dhe ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon edhe “by-pass-i” Levan – Fier. Kuptohet se për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga qeveria. Mirëpo ky çmim nuk është i njëjtë për të gjithë. Levani, i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin e tokës 1600 lekë për m2; Shtyllasi e ka 299 lekë për m2 lekë dhe Pojani, 868 lekë për. Përse ky diferencim kaq i madh?! Epo Levani, është i kuadrove të partisë dhe Pojani ka qenë i lidhur ngushtë me Partinë. Ndërsa Shtyllasi, fundja qendër internimi ka qenë. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot, për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e PD-së e pati bërë “pa dashje”. Por deri më sot, s’ka asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit, sepse është tokë pjellore. Mirëpo, të përndjekurit, me sa duket, duhet të mbetet gjithmonë të përnjekur, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të tillë. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar ende. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht, mbi kurrizin e të të përndjekurve. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante. Këto vepra mbajnë vulën e Berishës, ndërsa fshatarëve u është thënë të heshtin se kjo punë ka marrë fund. A ka drejtësi në këtë vend? Jo!
“ Dear Mr. Peter Sanfey, Regarding the financial investment
your company is doing for the bypass road segment Fier-Levan in south
Albania, we, all the residents of the Shtyllas Village (during the
communists e this was an area for detention camps, where a lot of Albanians
were interned with the whole family), are complaining and reporting about
the expropriation value of our estates, which is a ridiculous and very
miserable price: EUR 2.00 per m², while the expropriation values in the
nearby areas are higher (in Levan Village EUR 11.50 per m² and in Pojan
Village EUR 6.50 per m²). This village, Shtyllas, is located between these
other two villages, so why this big, unfair and corrupt difference? The
Styllas case is different because it involves a corruptive affair. The deal
is that an anonymous businessman will get the sideways parts of each
roadside, on the 15th and on the 18th kilometer. Each of these parts has a
surface of about 25,000 m². The purpose of this area is the construction of
two huge car parks. We were informed that the decision for this corruptive
affair was approved. We were threatened to keep silence and helplessly
accept this robbery. Please Mr. Sanfey, I and all the other residents are
asking for your help and attention to review the price of our properties.
We are being disseized of our estates. We are not refusing to sell the
estates, we are only asking for a fair and a legal evaluation. In the hope
for a positive change the below mentioned residents of Shtyllas and me are
giving you our sincere thanks. 1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu 2-Gaspër
Miraka 27- Xhevair Xherahu 3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu 4-Saliko
Baruti 29- Shkelqim Xherahu 5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu 6-Perparim
Baruti 31- Zini Xherahu 7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli 8-Agim Manafi 33-
Muhamet Bazelli 9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli 10-Ibrahim Kapa 35- Albert
Bazelli 11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku 12- Sali Bazelli 37- Mergim
Zenalaku 13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli 14- Gezim Pellumbi 39-
Ziqeri Merolli 15- Sander Mihali 40- Medi Muçka 16- Jani Mihali 41- Xhevdet
Birçe 17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka 18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka 19-
Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha 20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha 21-
Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha 22- Kristo Nini 47- Sali Memini 23-Thoma
Nini 48- Spase Mihali 24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli 25- Iliaz
Xherahu 50- Sali Ndreu 51- Ylli Xherahu 52- Osman Ndreu Regards, Fatmir
Lamaj foimer political prisoner Cel 0664128750 ”
Pu ju grabitit toka te internuarve politik te Shtyllasit nga Koço Kokdhima me Baftjar Zeqon Kryetarin e Bashkis Fier.
Chiediamo il vostro supporto
I regimi sono cambiati,ma i pregiudicati politici sono rimasti
pregiudicati
politici e i privilegiati sono rimasti privilegiati.
Pochi giorni fa ho incontrato dei vecchi amici da Shtyllas –Fier ex detenuti
politici del regime comunista,che mi hanno espresso la loro preoccupazione
per i terreni , loro proprietà privata .
Shtyllas è un paese costruito durante gli anni “d’oro” della
dittatura e i
suoi primi abitanti erano i prigionieri politici che hanno servito come forza
di lavoro per costruire il canale di irrigazione Vjose –Levan –Fier e dopo il
regime ha portato a Shtyllas le famiglie pregiudicate politicamente da tutta l’
Albania.
Shtyllas è rimasto da sempre il mosaico dei dolori per tutte le famiglie ,che
si sono sottomesse ad un trattamento disumano:dal lavoro obbligato ,al vivere
in condizioni disastrose,sotto la stretta sorveglianza dello stato.
Dal 1991 con la democrazia tanti cittadini sono andati via e Shtyllas
è
rimasto solo un pauroso ricordo del loro passato.
Con la legge 7501 per le privatizzazioni ,gli abitanti rimasti hanno
approfittato terreni ,viti e olive,proprio quella terra che per anni interi lo
hanno bagnata con loro sudore e loro sangue. Adesso con la costruzione del
autostrada del Adriatico si è
occupata parte di questi terreni che però devono
essere risarciti dallo stato,ma il prezzo non è uguale per tutti i paesi dove
passa l’autostrada:a Levan è 1600 lek m2,a Pojan è 868 lek m2 e a Shtyllas è
299 lek m2.Una grande differenza per lo stesso tipo di terreno. Ma perché?
Perché Levan e Pojan sono stati più legati con partito comunista e la
dittatura e Shtyllas il paese dei pregiudicati della dittatura,allora questo
fa capire che i privilegiati rimangono privilegiati e i pregiudicati politici
rimangono tali anche nei tempi della democrazia.
Ah il MALE!!!-quanto sono profondi i tuoi radici!!!
I
politici di oggi,una parte dei quali sono ladri e criminali,si sono
arricchiti “stranamente e velocemente” a rubare le ricchezze di questo popolo:
regalato dai partiti o comprato con prezzi ridicoli. Nel caso di Shtyllas è
evidente anche una aria
corruttiva, perché le due parti laterali del autostrada
di circa 25000 m2,sono date ad un imprenditore italiano per costruire due
grandi parcheggi , firmata da governo Berisha… Ai cittadini di Shtyllas si è
detto che tutto è deciso ,cosi non rimane nient’altro che accettare la
situazione e stare in silenzio.
C’è giustizia in questo paese ? NO !!!
Questa è la lista dei cittadini di Shtyllas ai quali si è fatta l’ingiustizia:
1-Agustin Miraka 2-Gasper Miraka 3-Salvador Miraka 4-Saliko
Baruti
5-Muhamet Baruti 6-Perparim Baruti 7-Bujar Baruti 8-Agim
Manafi
9-Asim Manafi 10-Ibrahim Kapa 11-Kimet Kapa 12-Sali
Bazelli
13-Agron Pellumbi 14-Gezim Pellumbi 15-Sander Mihali 16-Jani Mihali
17-Bilbil Driza 18- Pajtim Driza 19- Ramazan Driza 20-
Xhevahir Muçka
21-Cvejtko Mihali 22-Kristo Nini 23-Thoma Nini 24-Marash
Kovaçaj
25-Iliaz
Xherahu 26-Hamdi Xherahu 27-Xhevahir Xherahu 28 Ylvi
Xherahu
29-Shkelqim Xherahu 30-Defrim Xherahu 31-Zini Xherahu 32-Avni Bazelli
33-Muhamet Bazelli 34-Ruzhdi Bazelli 35-Albert Bazelli 36-Enver
Zenelaku
37-Mergim Zenelaku 38-Shaban Merolli 39-Ziqeri Merolli 40-Medi
Muçka
41-Xhevdet Birçe 42-Feri Miraka 43-Zef Miraka 44-Venetik
Methoxha
45-Bujar Methoxha 46-Mineko Methoxha 47-Sali Memini 48-Spase
Mihali
49-Enver Hasankolli 50-Sali Ndreu 51 –Ylli Xherahu 52-Osman
Ndreu
53-Demir Muçka 54-Myzo Zenelaku 55-Zalo Manafi 56-Ysen
Manafi
57-Alfred Memini 58-Zyber Memini.
Con rispetto da i residenti del villagio
Shtyllas,Fatmir Lamaj 0664128750
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM