DAN IBRAHIMI, ANTOLOGJIA POETIKE 1991-2023

* * *
e shikon
si vdesin betejat
si ndryshken topat, raketat
si shkrihen fete, kombet, filozofite
në një natë
në një ditë
në një orë të vetme
vdesin perralla, miti, legjenda
vdesin edhe heroi, profeti, zoti, njeriu
e kaluara
e ardhmja
vetem e tashmja te ngelet
dhe vetja në kuvli
me duar te lara
si Ponc Pilati
e shikon…

 

ATJE…

atje
ulërin një qen
si ujku
një njeri i trentë
rrëfen kryeveprën e vet
rrenën
nga qielli
hëna e kuqe
dikton ciklet
në tokë
kur del dielli
ngadalë pushojnë
regëtimat
hëna fshihet diku
ai shënon rrenën
në biografi
qeni harron çka është
beson në njeri
atje
më përshkon
në kërkim
skutave të mendimit
kujtimeve dhe fantazive
e ndjej si më ndjek
me uri
nga një vrimë kohe
dikush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *