Në Kolegjin Monroe në Bronx Nju Jork, u mbajtë Kuvendi i Vatrës

Nga Beqir Sina, Monroe College Bronx New York

 

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, nderojë me një hartë të skalitur me gurët minerar të Kosovës Vatrën.

 

Në mbylle të punës së Kuvendit të Vatrës u shtrua një darkë në lokalin e njohur EastWood Manor në Bronx , darkë e cila mes një solmniteti i dha çmimin më të lart të Vatrës “Çmimi i Meritës – Award of Merit” Inxh. Agim Karagjozit

 

BRONX – NEW YORK : Të shtunën gjatë gjithë ditës zhvilloi punën e saj në Kolegjin Monroe në Bronx  Nju Jork, Kuvendi i Vatrës. Në  fjalën e hyrse të këtij Kuvendit -Kryetari i saj Dr Gjon Buçaj propozoi dhe zgjedhjen e Kryetarit, zv/Kryetarit dhe Sekretarit të Kuvendit të Vatrës.

 

Më pasë punimet u çelën e intonimin e dy Hymneve Kombetare të të dy vendeve tona – SHBA dhe Shqipërisë, kurse me1 Minutë Heshtje, të pranshimit kan nderuar  të gjithë dëshmorët e kombit shqiptarë

 

Kuvendi u shoqërua me një Lutje fetare dhe bekimin e Kuvendit të Vatrës, të cilat u kryen nga Rev. Nathan Preston – Pastor në St. Nicholas Albanian Orthodox Church në Queens – New York.

 

Raportin e përgjithshëm të punës së Federatës PanShqiptare Vatra për këtë mandat e mbajti Kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj

 

Më pas iu dha një respekt i veçantë secilit prej mysafirëve të nderuar të këtij Kuvendi; Klerikëve, Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, Ambasador Bekim Sejdiu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në SHBA, diplomatit Petrika Jorgji zv/ambasador në Misionin e Përherëshëm të R. Shqipërisë në Kombete e Bashkuara, Znj Irena Dai, Konsulle e R. SH. në Nju Jork, dhe ish Konsullit të Përgjithshëm të R.Sh. në New York, zotit Dritan Mishto.

 

Më pastaj simbas programit të punës së këtij Kuvendi u kalua me përshëndetjet e rastit nga disa prej mysafirëve të nderit të sipërcituar nga kryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj.

Kuvendin e dretojë në cilësinë e Kryetarit të këtij Kuvendi zoti Nevrus Nazarko

 

Në pika të rëndësishme e morën fjalën dhe përshëndetjen edhe Kryetarët e Degëve të Vatrës në të gjithë territorin e SHBA : Dega Washington përshëndeti punimet nga zoti Eduart Buçaj, Dega Michigan zoti Alfons Grishaj, Dega South Florida z. Kolec Ndoja, Dega Hudson Valley, zoti Simon Qafa, Dega Jacksonville- Florida, z. Adriatik Spahiu, Dega Queens-NY, Dr. Skender Myertezani, Dega Newburgh Dr. Nexhat Kaliçi, Dega Toronto – Kanada, zoti Roland Isai, Dega Hartford – Connecticut, z Elmi Peci, dhe Dega Orlando Florida zonja Florisana Ahmetaj dhe Kryetaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë znj. Rajmonda Moisiu.

 

Nga përshëndetjet spikati ajo e kryetarit të degës s Vatrës në Michigan, zotit Alfon Grishaj i cili propozoi që të ndryshohet një ka pikat më të rëndësishme të Kanunores së Vjetër të Vatrës, asaj 102 vjeçare me apostulatin “Bashkimin Kombëtar – Bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare”.

 

Puna e këtij Kuvendi vazhdoi me një raporti mbi gjendjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm z. Marjan Cubi ( lexoi raportin në mungesë të tij zoti Dalip Greca), dhe një Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.” Dr. Kaliçi si dhe Raporti i Fondit të Studentëve “Vatra Educational Foundtional” professor Mithat Gashi

 

Duke vazhduar me Raportin e Editorit të gazetës Dielli zoti Dalip Greca

 

Propozim dhe votim nga delegatët e rregulltë, për të aprovuar delegatët që kanë më pak se dy vjet të rregullt në Vatër, siç parasheh Kanunoria e Vjetër, u bë nëpërmjet  zgjedhjes së Komisionit prej tre vetësh për verifikimin e kredencialve të delegatëve. Duke kaluar më pas në pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre

 

Kanonorja – së bashku me një Raport u mbajt nga Juristi  Bashkim Musabelliu – duke Paraqitur atë sipas dy vresioneve ; Kanunorja Origjinale me Amandamente dhe Projekt Kanunorja

 

Lidhur me këtë pik pati edhe pyetje dhe diskutime për Kanunoren

 

Punimet (Workshop) dhe Objektivat e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm, u disuktuan nga Koordinatori z. Mithat Gashi.

 

Në mbylle të punës së Kuvendit të Vatrës u shtrua një darkë në lokalin e njohur EastWood Manor në Bronx , darkë e cila mes një solmniteti i dha çmimin më të lart të Vatrës “Çmimi i Meritës – Award of Merit” Inxh. Agim Karagjozit.

 

Ky ishte një vlerësim i merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar dhe e ka udhëhequr me përkushtimin e tij atdhetar dhe kombëtar Vatrën e kolosëve të kombit shqiptarë. Zoti Karagjozi është President Nderi i Vatrës, për dy dekada ka qenë kryetar historik i Vatrës, dhe për 55 vjet një vatran, i flakët duke ia kushtur gjithë jetën  çështjes Kombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *