Shuhet nga Jeta Mjedologu Shqiptar Prof.Mentor Quku

Ne foto: Mentor Çuku

 

Nga:Lekë Mrijaj

 

 

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjën e poetit, kritikut, studiuesit dhe letrarit të shquar Mentor Qukut ai ishte dhe mbeti një nga mendjet,ikonat me te ndritura dhe fort të mprehta të Shqiperise Etnike veprat e tij janë një bagazh apo thesar i jashtëzakonshëm për neve lexuesit shqiptar , pashmangshëm ne do ta kujtojmë perherë Prof.Mentorin si një model te shkelqyer shembull të intelektualit shkrimtarit,studjuesit të veçantë.

 

 

Krijimtaria e tij do të jetë një model frymëzimi për shumë gjeneratat të reja në krijimtarinë letrare studjuesi Mentor Quku n ishte dhe do të mbetet ndër profilet më të kultivuara intelektuale albanologjike.Vertetë ishte një nga pëndat më të mprehta të shkëlqyera që me erudicionin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme te përjetshme në letërsinë Shqiptare ishte nje studiues i cili tashme perjetësisht të quaj mban titullin Mjedolog Shqiptar pra me shume se permbi 30 vjet bashkejetonte me njeriun dhe personalitetin e pavdekshem Ndre Mjeda ishte nje punëtor i palodhur i çështjen kombëtare, një historian kërkues i rishkrimit te historisë Shqiptare ligjerues i shume simpoziumeve shkencore historike,letrare,kombetare ( sidomos Te Te Djathtes Shqiptare-Trojet e Arberit ) te mbajtura anekend Trojeve Etnike Shqiptare predikonte per principatat e Artes dhe mbrojtjes së Lidhjes së Prizrenit nga sulmet e kulisave antishqiptare, nevojës për krijimin e një Besëlidhje të djathtë kombëtare shqiptare mbi udhëkryqin e zgjidhjes së çështjes shqiptare duke i perfshire Heronjet Shqiptarë te Dardanise qe dhanë jetën për liri e pavarësi te Kosoves si dhe njerezit e kauzes kombetare gjithë perfshirese si Skenderbeun,Imz.Bogdanin,Ded Gjo’Luli,Gjergj Fishten …si dhe viganin e pavdekshem te kauzes se sotme Dom.Anton Kqiraj-n i cili jeton dhe vepron ne SHBA.

 

 

Prof.Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939,u arsimua në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para “Shkodran në shekuj”. Ishtë drejtor i revistës “Kumtari” dhe i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, “Shkodran në shekuj”.Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore te botimeve të tija mbeten ato te Ndre Mjedës.Emri i Prof.Mentor Quku-t do të kujtohet dhe do të nderohet perjetesisht si një nga emrat me kontribut të shquar në kulturën kombëtare Shqiptare te cilin mund ta gjejme ne librat e tija ne biblotekat tona Kombetare Shqiptare.

 

 

Penda e Artë e Shqipërisë,Ikona e Shenjtë e shkrimeve,studimeve letrare Shqiptare, Ylli Polar ndriques që vërtitet në Galaktikën e shkrimeve shqiptare, pra Prof.Mentor Quku mbetet zëri me i spikatur i letrave shqipe që vertete lexuesin Shqiptar e mbushte me energji duke u bërë idhulli i shumë gjeneratave edhe te ardhme.Këto janë vetëm disa nga epitetet e spikatura për këtë simbol te shkelqyer tashmë të kthyer në legjendë tamam te quaj Mjedologu Shqiptar Prof.Mentor Quku.

Ndjese paste,dhe i qofte dheu i lehte..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *