Një mbrëmje e vërtetë kulturore në Kafe “ KUVENDI”

Pjetër Jaku

Ditën e shtunë, me datën 17 Maj 2014, na Kafe “Kuvendi” me organizimine  Degës së Vatrës, Michigan u realizua një mbrëmje muzikore model me këngëtarin e njohur Frederik Ndoci, këngëtaren Eglantina Toska dhe violinistin virtuoz, Zaqir Sulkuqi, që kishin ardhur për një koncert në Qendren Kulturore “ Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” të Kishës së Shën Palit. Në këtë mbrëmje me të ftuar nga Dega e Vatres dhe stafi i Revistes “ Kuvendi”, moren pjesë edhe Ambasadori i Republikes se Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi dhe bashkëshortja Eva, njëkohësisht Sekretare e Ambasadës, Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Michigan, biznesmeni dhe patrioti i njohur, Ekrem Bardha, Kryetari i Degës së Vatrës Michigan, publicisti dhe poeti “ Pshtari i Demokracisë”, Alfons Grishaj, aktivistët Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa,Petrit Doda, Pal Rakaj, Luvigj Stërbyçi, poetja dhe vatranja Elinda Marku, Lush Popa, Agustin Qupi, Gjokë Ndoj, aktivisti Rrok Doka Junçaj,Bedri Ruka, Arben e Aida Gjergji, të ftuar nga Shoqata “ Mirdita”, Gjon Simoni ( Sekretar i kësaj Shoqate) Pjetër Gega ( arkëtar),Dodë Qafa,Hilë Curri, nipi i të njohurit Pashk Curri nga Fushë- Arsi, i ndodhur për vizitë në Detroit, Lekë Prendi, Bik Ndoka etj. Një mbrëmje pothuajse spontane, pa një program të paramenduar, por që doli në përmasat e një koncerti artstik, që rrallë ndodh edhe në mjediset kulturore të kryqytetit. Me artistët ishte edhe poetja e njohur Iliriana Sulkuqi, ku në tavolinën e saj qendronin poetët ( krijues të njohur nga komuniteti shqiptar i Michiganit) Nexhip Ejupi, Mensur Spahiu, Rakip Babqorri  dhe Gazmend Kishta. Poashtu i pranishëm ishte njëri nga drejtuesit  e organizmit të ri në komunitet Albanian Roots, Indrit Topalli.

Mrekullia e zërit të Frederik Ndocit, për të cilin shqiptarët duhet të përulen para këtij talenti të rrallë, nuk vlerësohet në nivelin që kërkon  arti, ishte një kënaqësi dhe një kërkesë e vazhdueshme  e të pranishmëve për ta mbajtur deri në mëngjes. Tingujt e violinës së Zeqir Sulkuqit, një ndër mjeshtrat më të mirë në Ballkan, me disa koncerte në sallat më të njohura të Evropës, nuk shoqëruan vetëm jaret e njohura shkodrane, por edhe luajten pjesë të veçanta vetëm për violinë që mbajtën autorësinë e tij, si Vallja e Kalit, një pjesë përfekte që trokon në ndjesitë e secilit, si dhe  Vallja e Ciganit, plus pjesën më të vështirë për çdo violinist, imitacionin muzikor të cicërimës së zogut.

Të gjitha këto, të gërshetuara bukur me zërin e pastër e melodioz të artistës së re Eglantina Toska, e cila jo vetëm përcolli trevën prej nga vinte, Elbasanin, por edhe  shumë këngë të bukura të trevave të tjera si të Krujës, Malësisë, Mirditës etj. Brishtësia e saj ishte krejt tjetër me zërin,  me seriozitetin muzikor të një krijuesje të kulturuar, që këngën e kishte jo vetëm hobi por edhe profesion.

Të tre këta artistë  shoqëroheshin në organo nga muzikanti i ri i talentuar Elis Lloshi, i cili  veçëse muzikant ishte  pedagog në Fakultetin e  Artve. Të shoqërosh, ose më mirë të ndjekësh kthesat e parpitura zanore të Frederik Ndocit është vërtetë e vështirë, që rrallë muziknat  e bën. Kjo më sjellë ndërmend një thenie të Aritsit tjetër të njohur në një bisedë për Rikun, Ardit Gjebrea, i cili theksonte “ Frederiku është shumë i vështirë ta shoqërosh me muzikë…”  Kthesat e befta, roli i dy këngëtarve në një, siç janë duetet ( femër –mashkull), mund t’i realizoi vetëm Frederik Ndoci e askush tjetër.

Me të drejtë mbrëmja mund të vlerësohej si një aktivitet i mirëfilltë kulturor që rrallë mund të realizohet. Për këtë një meritë e veçantë është e Degës së Vatrës Michigan, që disa herë ka realizuar promovime librash e filmash, si dhe mbrëmje miqësore për anëtarët e saj, pa harruar të kënaq edhe ata që nuk janë pjesë e Vatrës.

“Në të arthmën, kjo Degë, – thotë kryetari saj, Alfons Grishaj, – do të mundësojë edhe ndonjë aktivitet tjetër si; piknik apo udhëtim tematik, në ndonjë vend që ia vlen ta njohësh, sponsorizime të ndryshme për vepra që shihen me dobi, apo me nivel si dhe mbrëmje të vazhdueshme për rastet përsonale apo familjare të miqëve tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *