Imam Salih Myftija (1891-1978) veprimtarë i shquar për fe e atdhe

Nga: Leonora Laçi.

Të shkruash për teologun, atdhetarin, nacionalistin e intelektualin shkodranë Imam Salih Myftinë nuk është detyrë e lehtë kjo sepse veprimaria e tij i kalon kufijtë e Shqipërisë Natyrale dhe arrinë deri përtej Atlantiku të largët.  Veprimtaria e tij ka nevojë për studime të hollësishme prandaj nuk dua të pretendoj me pa të drejtë që i kam thënë të gjitha. Për figura të tilla ka gjithmonë diçka për të shtuar e plotësuar.

Kush ishte Salih Myftija ?!

I lindur në shekullin e trazirave e përpjekjeve për autonomi, në vitin e largët 1891, bashkëkohës i ngjarjeve më rëndësi kombëtare, siq ishte Pavarësia e Shqipërisë, që u skalitë me shkronja të arta në Historinë tonë, apo dhe ngjarjeve të dhimbshme për mbarë botën e qytetëruar siq ishin dy Luftrat Botërore.

Duke rrjedhur nga një familje Shkodrane që ka qënë dhe është përherë kontribuese në çështjet me karakter fetar apo kombëtar, që ka nxjerr lider të hershëm të komunitetit mysliman aty.

Salihi mesimet e para do i merrte në një shkollë turke në Shkodër në vitet 1898-1904, por krahas mesimeve fetare do ketë zell dhe për çështjën kombëtare që po kristalizohej në fillim të shek XX, që në moshë të re do të jetë partizan që në shkollat shqipe të mesohej me germa  latine, ishte njohës i gjuhës turke të vjetër e arabishtes. Asnjëhere nuk do i humb shpresat që atdheun ta shihte të përparuar e zhvilluar,  kjo shihet në nismën për pavarsimin e xhamisë Shqiptare nga ajo turke, ku për këtë do mbahet Kongresi I Mysliman me 24 shkurt 1923 në Tiranë.

Po ashtu dhe do jetë inisiator për përkthimin e Kur’anit në shqip për ta bërë lehtësisht të kuptueshem për shqiptarët mysliman. Salih Myftija përveç mesimeve fetare do nxiste dhe dashurinë për atdheun. Në vitin 1927 do caktohet myfti në Krujë, e më vonë Kryemyfti i prefekturës së Shkodrës e Kosovës me vendim të posaçëm të Këshillit të Naltë të Sheriatit. Shërbimin e tij si kryemyfti do ta bëj mëse miri, kultura e diapazoni i tij i  gjërë do reflektohej tek besimtarët ku armë më të mirë kishte

“Tolerancën, besimin në Zot(Allah) e flamur”.                  

 Imam Salih Myftija asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesin fashistë, për këtë ai do internohet në Gjirokastër për afro dy vite dhe duke u shkarkuar nga detyra e Kryemyftiut me dekret të Vittorio Emanuelit III.

Cili ishte qëndrimi i Imamit karshi pushtuesit e komunistëve?!                                               

Pas kaptiullimit të Italisë në shtator të 1943 do vihet sërisht në rradhët e nacionalistëve e kryesisht si simpatizues i grupit të Legalitetit por sërisht si i pakompromis. Këtë e thotë i biri Dr. Fuad Myftija në kujtimet e tij : “ Babai ishte figurë në lëvizjen Kombëtare, ka qënë ndër të parët nacionalistë e asnjëherë nuk ka bërë kompromis, as me fashistët e as me nazistët. Ngritëm grupe ilegale dhe çetat kundër gjermanëve…”( shkëputur nga intervista marr nga Dalip Greca Dr.Fuad Myftis, shkurt 20,2007)                                                                                                              

Ajo që vihet re në këtë kohë delikate për Shqipërinë është se tashme armiku i nacionalistëve nuk ishte vetëm i jashtëm (gjermanët) por dhe i brëndshëm(komunisët).

Me gjithë përqarjet mes klerit katolik e atij mysliman, pra do ndikoi rreziku i përbashkët që i kërcenohej nga LNCL, e harruan këtë grindje dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të ngushtë.( shkëputur nga kumtesa e Nexhmi Bushatit mbajtur në sesionin shkencor të X të Shoqatës Trojet e Arbërit, fq 545)Bashkëpunimi do të vij pas zhvillimeve të Mbledhjes së Mukjes ku përsonalitete si: Salih Myftija , Hafiz Ali Kraja, Mons.Thaçi, P.Anton Harapi, Sulço Begu etj vendosën që të krijonin frontin antikomunistë.Ku u krijuan varg disa besëlidhje krahinore sin ë Shkodër, Pukë, Lezhe etj. Të cilat kërkuan me ngulm zbarkimin e anglo amerikanëve.

Dr.Fuadi vazhdon me detaje të tjera të asaj kohe kur atdheu u pushtua nga nazistët, ku kishte marr malet sëbashku me të atin, ku Imami bashkëpunoi me Nik Sokolin nga Nikaj-Mertur që kishte krijuar Çetën e vet. Takimi u bë në Gruemirë, Nik Sokoli u shpreh i indinjuar ngaqë anglo –amerikanët po i ofronin ndihmë vetëm komunistëve.

Aty erdh dhe kapedan Xhemal Laçi i cili kishte udhëtuar me një grupë të madh zogistësh nga Puka, aty erdhën dhe nga Vlora Sadik Shaska me familjen e të tjerë, të gjithë qëndronin në kazerma. Çeta e Nik Sokolit dhe ajo e Jup Kazazit hasi në një autokolon gjermane dhe e qëlluan por nuk pati dëmë dhe Gjermanët vazhduan rrugën, megjithëse kjo mund të kishte përfundur me pasoja. Xhemali si ushtarak i propozoi atyre që të ndërronin vend sepse ndoshta gjermanët do kërkonin përforcime. Qëndrimi në Shqipëri po bëhëj gjithnjë e më i vështirë për nacionalistët, të cilët udhtonin nga jugu në veri për të gjetur rrugëdalje.

Shtëpia e Imam Salih Myftisë ishte bërë pikëtakim për nacionalistët ku u takuan,u pritën e përcollën ngrohtësishtë nga i Zoti i shtëpisë, me urtinë që e karakterizonte.

Dr. Fuadi vazhdon “ Në këtë kohë kishte ardhur Mid’hat Frashëri me Baba Rexhepin e me Zef Palin. Të gjithë krerët ishin mbledhur në Shkodër.”

Imam Salih Myftia sëbashku me atdhetarët e tjerë, si: Fuad Myftin, Kolonel Xhemal Laçi Teki Xhindi,Hysen Prishtina e dhjetra të tjere, u larguan nga vendi drejt Tivarit.

Pikërishtë me 21 nantor 1944 (Gazeta “Atdheu” mars-prill 1988) por pas pengesave, që i solli policia malazeze, për faktin se ishin të armatosur, ata u detyruan të lundrojnë me një barkë të vjetër në drejtim të Detit Adriatik, duke mbërritur në qytetin bregdetar të Brindizit të Italisë. Ata më pas  u dorëzuan në komandën ushtarake të aleatëve, të cilët më vonë i vendosën në Kampet  e njohura të Italisë.

Në kampet e Grumos me robërit e luftës.                                                                                      

Siq shpreh Dr.Fuadi, ky vënd ishte i skuqur gjithandej me flamujt Rus e yll të kuq, drapër e çekan. Kampet ishin në gjëndje të mjeruar , Shqiptarët ishin të palarë, pis, e pse vinin nga malet. Rregullat e disiplina ishin të rrepta, përveç se trajtoheshin keq dhe hetoheshin.                    Imami Salih Myftija shquhej për urtinë e tij madje shpesh herë shuante konfliktet mes zogistëve e ballistëve. Kushtet e këqija të kampit nuk e mposhtën dhe as e përkulën gjakëftohtësine e largpamësine e këtij njeriu paqëdashës ku me besimin në Zot ja dilte mbanë të kontrollonte qetësishtë shumë situata, që shqiptarët e tjerë e kishin humbur durimin.

Salih Myftija ja ushqeu dashurinë për arsimin të birit që ishte njëherësh mik e bashkëudhëtar në rrugët e vështira të emigrimit të padëshiruar, pasi qëndrimi në Shqipëri nuk ishte i mundur në një situatë të tillë të disfavorshme për nacionalistët, Fuadi do arsimohej e diplomohej në Itali.

Konsiderat për Salihin kishte përveç Mbretit Zog ku e bëri dhe këshilltar të tij, si dhe  u zgjodh në krye të komisionit që udhëtoi drejtë Egjyptit për një takim me Mbretin e merguar, ku do mblidhen të gjitha grupet politike.

Konsideratë për të patën dhe anglo-amerikanët pasi miqësinë Imami nuk e ndërtonte mbi pikëpamje politike apo bindje fetare, prandaj justifikohet pse ata e mbajtën afër.                                                                                                

Para ca vitesh është botuar një dokument që mban vitin 1945 dhe përmbanë:                    

“Në Janar të vitit 1945, dy politikanë shqiptarë, ndonse të internuar në një kamp transit në Bari, i mirënjohuni Mit’hat Frashëri që ishte kreu i Ballit Kombëtarë dhe një klerik nga Shkodra Salih Myftija, ky i dyti në emër të organizatës”Legaliteti” i kanë kërkuar Sekretarit Amerikanë të Shtetit në detryë , të mos ndërmerrej asnjë nismë për njohjën e qeverisë komuniste të krijuar para çlirimit të vendit.( ky dokument është bërë publikuar nga anglezët ne një website” Investigim” viti 2000).                                                                                                                             Nga Egjipti Imami do udhëtoi në Siri e Liban e së fundmi do vendosët në ShBA në vitin 1965, ku si vend i parimeve të lirisë së shprehjes e besimit fetar  dhe  vend i demokracisë, ai vazhdoi pa problem aktivitetin e tij kombëtar e fetarë.                                                                          Krijimi i Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane si vatër e ngrohtë e Shqiptarëve.    

Teologu, atdhetari, intelektuali ku Atdheun asnjëhere nuk e harroi por u mundua ti shërbej dhe pse nga largë Imami Salih Myftija kontriboi në ngritjen e qëndrës fetare, atdhetare, shoqërore, arsimore, edukative e kulturore. Meritë për këtë kanë dhe bashkëpunimi i Imam Vehbi Ismaili e Imam Isa Hoxhës. Nevoja për një Qendër që të shërbej si vendtakimi mes shqiptarëve u rrit me rritjen e numrit të shqiptarëve myslimanë ne ShBA.          

Mbledhja e 16 majit 1966, nën udhëheqjen e Salih Efendi Myftisë të kësaj qëndre Islamike Shqiptaro-Amerikane ku arriti në përfundime që të themelohet një Xhami ku të shërbej për forcimin e moralit, si dhe të përhapjes së mesimeve fetare e dashurisë për atdheun mes besimtarëve. Me 12 nëntor 1972 Salih Myftija pas shumë përpjekjeve e punës së palodhur e përkushtuese do të pres shiritin e Xhamisë në Brooklyn të NY, ku u përshëndet nga mjaftë përsonalitete si dhe shtypi vëndas Amerikan e shtypi Shqiptarë i Amerikës.Vlen të përmendet dhe miqësia e ngushtë me Monsinjor Zef Oroshin(1912-1989) udhëheqësin e themeluesin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare në  ShBA. U nda nga jeta me 19 maj 1978 në moshën 87 vjeçare, në ceremonin mortore morën pjesë përfaqësues nga tre besimet fetare, një figure e shquar si Salih Myftija e meritonte që lamtumira e fundit ti jepej në menyrë të denjë ashtu siq ishte dhe veprimtaria e tij e admirueshme  në rrafshin kombëtar e fetarë.

Dekorimet pas vdekjes.                                                                                                                    

 Imam Salih Myftija dekorohet pas vdekjes me motivacion: “ Për kontributin e dhënë në krijimin e institucioneve fetare të emigrantëve Shqiptar në ShBA, në mbështetjen e tolerancës fetare dhe të bashkëpunimit në dobi të interesave kombëtare”- dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.

Si dhe i është akorduar titulli “ Qytetar Nderi” pas vdekjes. Me 6 mars 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *