Disa nga ngjarjet me të rëndësishme të vitit 2013 në SHBA

BEQIR SINA, New York

 Viti 2013, për shqiptarët e Amerikës ishte shumë i begatë me aktivitete kulturore e artistike

NEW YORK CITY : Viti 2013 mund të konsiderohet si viti më i begatë me aktivitete kulturore e artistike . Ky vit shënoi mjaft zhvillime të aktiiviteteve kulturore e artistike në komunitet. U mbajtën disa festivale, ndërkohë pati edhe promovime librash, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Këtyre aktiviteteve i priu edhe këtë vit Kisha Katolike Zoja e Shkodrës në Harstdale – Nju Jork me festivalin e madh te kenges folklorike shqiptare dhe piknikut tradicional të Trashgmnisë Shqiptare.

Kuvendin e Vatrës si nji aktivitet me randësi në Komunitetin Shqiptaro-amerikan, me pjesëmarrje të degëvet prej shteteve të ndryshme, ishte ngjarje viti në komunitet, mbasi aty morën pjesë edhe Ministri Makolli, kongresisti Eliot Engel, Prefekti i Yonkersit Spano, dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe të Kosovës. Vatra bëri promovimin e librit të Mal Berishës mbi Erickson-in. Vatra, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithëshme të Kosovës, promovoi librin e Astrit Zemajt. Bashkë me komunitetin dhe entet fetare Vatra gjithashtu si çdo vjet mbajti kremtimin qendror të 101 Vjetorit të pavarësisë – në 17 Shkurt edhe përvjetorin e pavarësise së Kosovës.

Kurse për herë të parë me sponsorizimine asmblesitit të parë shqiptarë në Asamblenë e New Yorkut, ka qenë Senati dhe Asambleja e Shtetit të New Yorkut, e cila aprovojë rezoluten për 5 vjetorin pavarësisë së Kosovës – Ndërkohë disa organizata dhe shoqata përfshirë Shoqatën VATRA festuan 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në 18 Shkurt, dhe me këtë rast në Yonkers – Nju Jork u mbajtë Manifestimi ”Epopeja e UÇK-së”.

Muaji Nëntorë ishte muaji si gjithmonë që dallohet për aktivitetet e tij në komunitet. Nëntori, kishte më shumë aktivitete kushtuar Ditës së Flamurit – 101 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë . Gjatë vitit 2013 nuk munguan dhe vizitat e udhëheqësve nga Kosova. Në mbyllje të vitit Komuniteti dibran në SHBA, doli në mbrojtje të Radikës me protestë dhe peticion kundra devijimit të Lumit të Radikës, duke iu bashkëngjitur edhe disa shoqata dhe organiztat të Komunitetit.

Ja disa nga zhvillimet më kryesore që i karakterizuan gjatë këtij viti Shqiptarët e Amerikës:

 

Janar :

Mbi një milion njerëz në Times Square në New York për të festuar Vitin e Ri – Në festën e Vitit të ri edhe shqiptarët e Amerikës ………

New York : U mbajt Kuvendi i rradhes se Shoqates DIBRA, emra të ri në Këshill

Nju Jork u zhvillua pelegrinazhi 37-vjetorit të vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit

U kujtua Presidenti historik i Kosovës, në Amerikë : Rugova, ishte mik i madh i Kishës edhe i Xhamisë shqiptare

Në moshën 22 vjeç vdes në fushën e lojës shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci

Shkurt:

Perse Zoti dërgoi të paren në Shqipëri, Nëna Terezen dhe Amerikanët ? Kujtimet e një zyrtari të lartë amerikan – kur ra komunizmi në Shqipëri – vizita e parë e Amerikanëve në Shqipëri

OKB : Qindra shqiptarë në protestë në mbështetje të Luginës së Preshevës

DioGuardi, dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëhen pjesë e një fushate për të mbledhur donacione për fëmijët e sëmurë nga Kosova me sëmundjet e zemrës

New York : Talentet e reja shqiptare hapin ekspozitë në “zemër” të Nju Jorkut. Ekspozita paraqet : ‘Diversitetin dhe zhvillimin e këtij brezi të artistëve dhe ëndërrimtarëve të rinjë shqiptaro amerikanë”.

SHBA: Senati dhe Asambleja e Shteti i New Yorkut, aprovojë rezoluten për 5 vjetorin pavarësisë së Kosovës – Shoqata VATRA festoi 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Manifestimi ”Epopeja e UÇK-së” u mbajtë edhe në Nju Jork

Tenori i famshëm shqiptarë Samir Pirgu u takua, në New York, me Jozef DioGuardin

Mars:

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaqi u takua me Sekretarin e Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon – Intervistë e posaqme me Kryeministrin e Kosovës zotin Hashim Thaqi, në New York për Bota Sot

Nju Jork: tjetër fëmijë nga Kosova – u shërua nga programi Dhurata e Jetës

Libri “Charles Telford Erickson”, me autor Mal Berishën, në Biblotekën e Kongresit në Washington D.C.

Filmi “Nentori i dytë” i restauruar në kineman e Nju Jorkut

Prill :

Legalistët dhe mbretërorët shqiptarë, kremtuan në New York: “Ditët e Mbretërisë Shqiptare në Amerikë”

Filmi Besa – Premtimi shfaqet në Muzeun e Tolerancës, në Los Angeles

Artistja shqiptare Anila Jaho vjen me një surpizë në Tribeca Film Festival në New York

KKSHA përgëzon Kosovën mbi Marrëveshjen e saj – Historike!

New York : U mbajt manifistimi përkujtimor për Martirin e Demokracisë – Nikë Marnaçaj

U promovua në New York: libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i Mal Berishës

Maj :

Sofra Kërçovare 2013 në Çikago, festojë fitoren historike te Kërçovës!

Louis Romano, promovoi librin e tij të pestë NDERMJETSIMI

Në Jacksonville Florida shoqata Vatra, kujtojë ditëlindjen e Naim Frashërit

SHBA: Në Teksas u zhvillua Olimpiada Ndërkombëtare e Projekteve Inxhinierike e Mjedisore : Nxënësit shqiptarë të Medresesë fitojnë olimpiadën Amerikane

Ndrroi jetë në moshë të re Manjola Miraka – Libohova

Qershor:

NJU JORK : Me 1 Qershor u zhvillua Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013″

Në përkujtim të Bekim Fehmiut në New York, u mbajtë mbremje përkujtimore

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi mbrriti në SHBA, takime në Shtëpinë e Bardhë

U mbajtë Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York 2013” : organizues i kësaj ngjarjeje, me Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkofrës”, Harsdale, New York, në këtë Piknik kan qenë rreth 3500 – 4000 veta.

Iowa dakordohet për bijnakzim me Republikën e Kosovës

Orangetown – New York: Në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course” me qëllim vazhdimin e mbledhjes së ndihmave për nevojat e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, u zhvillua turneu i 5-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”.

Përkujtohet në Nju Jork dita e masakrës ndaj çamëve

Korrik :

Ndrroi jetë në moshë të re Manjola Miraka – Libohova

Guvernatori David Paterson mbështet Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak – Qarkut 6-të në New York

Në përkujtim të Bekim Fehmiut në New York, u mbajtë mbremje përkujtimore
Iowa ndihmon ndërtimin e paqes, dhe democracisë në Kosovë : Kryeministri Thaçi dhe guvernatorin e Iowa-s, Terry Branstad nëshkruan binjakzimin e Kosovës me Iowa-n

U Zhvillua në malet e Nju Jorkut, pikniku vjetor “Dasma Rogovase”
Gusht :

Engel: vlerëson zgjedhjet në Shqipëri -demokratike, të lira dhe të suksesshme! Shqipëria tregoi edhe një herë se është një demokraci e begatë, e gatëshme për të marrë statusin e vendit kandidat anëtarësimit në Bashkimin Europian, thotë kongresmeni nga Nju Jorku, Eliot Engel

 

Përkujtohet në Nju Jork dita e masakrës ndaj çamëve
Në qytetin qytetit Waterburyt – në Connecticut, vdiq në moshën 82 vjeç Muhamer ‘Mike’ Kulla Ai ishte pinjollë i një nga familjet më të njohura mbretërore në rrethin e Korçës
Një kurorë shqiptare në Washington, ceremoninë e përvitshme që nderon viktimat e komunizmit

Zogu I Mbreti i shqiptarëve, histori në historinë e mbretërve ….!

New York u mbajt Olimpiada e Shkences , Triumfojnë nxënësit Shqiptarë!

Shtator:

Një film mbi shëmbjen e komunizmit shfaqet në Kongresin amerikan

SHBA: Në të gjithë vendin u kujtua 12 vjetori i sulmeve terroriste : Familjet shqiptare nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001 – Ish finalistia shqiptare e American Idol Melinda Ademi çeli ceremoninë në kujtim të 123 viktimave të Qarkut Westchester në New York, me himnin amerikanë “”Star Spangled Banner” e cila më vonë do të mbyllte edhe ngjarjen me interpretim e saj me këngën hymn “Zoti e bekoftë Amerikën”

KKSHA përgëzon liderët e rinjë politikë në Shqipëri, duke nxitur bashkëpunimin në mes tyre

New York: Një grua shqiptare fitoi në lotari 1 milion dollarë

Shoqata Vatra e Amerikës urime Bashës

Shqiptarët e Alaskës i ngroh vetëm malli dhe dashuria për vendlindjen

Mësuesi i Merituar Neki Babamusta nderohet nga Kryetari i Senatit Amerikan

Besimtarët myslimanë në Nju Jork festuan Fitër Bajramin

Tetor :

Intervistë e posaçme me Carrie Hooper- amerikanen që flet, këndon dhe shkruan shqip ndërsa është e lindur e verbër: Carrie Hooper, amerikania e verbër që flet e shkruan shqip thotë se “Me gjak dhe kombësi jam amerikane por me shpirt jam shqiptare!”

Rochester Hills, qyteti ku: “Shqiptarët kan gjetur Amerikën” : Mirësevini në qytetin e bukur – i cili gjendet në mesin e shumë qëndrave atraktike, qyteti Rochester Hills

Boston, një kishë Ortodokse e hershme shqiptare digjet e tëra nga zjarri

Staten Island: Ishullorët, mbeshtesin Lisa Giovinazzo në Qarkun 50të zgjdhjet paraprake në partinë republikane

Vizita historike e Nëna e Tereses në New York, dhe takimet e para me shqiptarët

STAMFORD : Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në SHBA, zgjodhi kryesinë dhe kryetaren e re !-Kryetare te SHSHSHA-se -Shkrimtarja dhe Gazetarja -Raimonda Moisiu, Zëvendës Kryetar u zgjodh shkrimtari Pal Ndrecaj, sekretare dr. Yllka Filipi, ndërsa anëtarë të kryesisë Ramiz Mujaj dhe Sabina Veseli
Nëntor :

Vatra, promovoi dy libra për Çamërinë : Prof. Dr. Selman Sheme prezanton në New York, Albumin e ilustruar historiko-gjeografik”Monumente natyrore të Çamërisë” dhe monografinë “ Gjeohapësira e Konispolit-(Çamëria Veriore); studim regjional”

Intervistë me Kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat, zotin Artur Roshi : Rruga e vetme e shqiptarëve, është e djathta, integrimi në BE, dhe një integrim të territoreve gjithë shqiptare

New York : Nisë udhë festivali i II-të i Filmit Shqiptar : Java e filmit, me 30 filma shqiptarë, “Agon” i Budinës hap Javën e Filmit Shqiptar në Nju Jork

U zhvillua në Nju Jork; Festivali i XXIII-të Shqiptar : Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporës

Raport special nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara : Ndërsa vlersohen Marrëveshja e 19 Prillit 2013, dhe zgjedhjet e fundit në Kosovë, Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, dalin me pikëpamje të ndryshme rreth ecurisë së zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë

Dita e Pavarësisë festohet në Bronx me ngritjen e flamurit shqiptarë

Dhjetor:

Njëvjetori i shoqatës së punonjësve shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit : Falenderim i veçantë u dha për të gjithë ata që i kanë mbështetur, qendruar pranë e ndihmuar për përballimin e shumëllojshmërisë së problemeve me të cilat përballen

Waterbury nderon struganin me titullin ‘Mayor of the Day”

Haxhi Maqellara një jetë e tërë me këngën popullore shqiptare “Ishte ai që me këngën e tij – ngriti peshë dhe ndezi zemrat e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe mbarë trojet shqiptare, me këngët e tij patriotike”.

 

Komedija e parë Shqiptaro Amerikane “Mike Boy” nga New Yorku në Tiranë dhe Prishtinë

Konsulli Astrit Zemaj promovoi në Nju Jork librin e tij “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”

New York: Kujtohet roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve gjatë Holokaustit ; Mbrëmje organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane në Muzeun e Trashëgimisë Hebraike

Intervistë e posaçme me mjeshtërin e fisarmonikës Raif Hyesni : 130 insterumentistë, këngëtar dhe vallëtar, interpretues amerikanë këndojnë e vallëzojnë si shqiptarë, veshur kuq e zi – Nuk janë shqiptarë, por këndojnë shqip më mirë se ne! shqiptarët

Republika e Shqipërisë dekoron pesë burra të Gjakovës dhe Malësisë – 5 Burra meritor në përpjekje për komb dhe shtet nga Gjakova dhe Malësia e saj

Engel, mbajti Koktejlin vjetor të Krishtlindjeve mes miqve shqiptarë

OKB: Komuniteti dibran në SHBA, doli në mbrojtje të Radikës; protestë dhe peticion kundra devijimit të Lumit të Radikës.

Fotoja ne krye eshte nga Kuvendi i Vatres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *