Ken Biberaj – Me komunitetin shqiptarë nisë fushatën për në Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju JorkutBEQIR SINA, New York City
Biberaj : “Krenar që jam shqiptarë – kandidat për Këshillin Bashkiak të qytetit të New York-ut”
Midtown, New York, NY : Kandidati i ri, shqiptari i Amerikës, 33 vjeçarë, i cili tashmë është dhe zyrtarisht në garë, përballë disa kandidatëve për një vend në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, pjesa e Epërme e saj – e quajtur West Side. Ken Biberaj, mbasi regjistroi firmat në Komisionin Zgjedhor dhe në komitetin e financave duke shpallur kandidaturën e tij, – dje në mbrëmje zhvilloi me një pjesë të komunitetit, studion e njohur “Studio Berisha”, një fushatë mbeldhje kontributesh tipike amerikane.. Në hapje të fushatës morën pjesë dhjetëra vetë, shumica e tyre; studentë e stduente që kan kryer shkollat e larta amerikane, anëtarë të ngusht të familjes Biberaj, veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare.Tubmin e hapi zoti Frank G. Shkreli, një njohës i mirë i këtyre fushatave, analist shqiptaro – amerikan i zgjedhjeve në SHBA, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli, ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985) dhe nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës” dhe ka qenë Drejtor Egzekutiv i KKSHA) ,Ai kujtojë se Ken Biberajn, e mbaj mend si fëmijë dhe jam i emocionuar, kur e shohë të rritur, tani djalë me ambicje, i zgjuar dhe me guxim. “Keni, tha zoti Shkreli, mbasi ka shërbyer si drejtor politik për fushatën presidenciale të vitit 2004 të senatori John Kerry në Florida dhe është i diplomuar në Universitetin Amerikan, Shkollën Kennedy të Qeverisë në Harvard, dhe New York Law School, ai tani është një kandidat zyrtar për vendin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Qarkut të 6-të, pjesës së Epërme në perëndim të qytetit New York-ut”.Ndërkohë, duke shprehur kënaqësin e tij, që ai ishte prezantuesi i kandidaturës së Biberajt, para komunitetit shqiptarë, zoti Shkreli, u shpreh se ky është një rast emocionuese dhe një mundësi e madhe për komunitetin shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut. “Kjo ngjarje sonte; siç e quajti ai kandidimin e Biberajt, mund të bëhet shumë mirë një ngjarje historike, për komunitetin tonë, në New York dhe më gjerë – Mbasi, kjo është për hapjen e dyerve, për këtë brez të ri të shqiptaro-amerikanëve, dhe për t’u marrë me politikën amerikane, do me thënë tha ai për të u përfshirë në procesin politik amerikan ose si me thënë “me këmbë në tokë”, i themi ne shqiptarët, “shkallë – shkallë” të shpallë ambicjen e tij, për të zënë një vend në zyrën e lart të qytetit e dhe më pasë pse jo! edhe në nivelet shtetërore dhe përfundimisht edhe më të larta”, mendon Shkreli. Sipas, Shkrelit, kjo është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë në SHBA, dhe e ardhmja e Kenit, në këtë sfidë.Gjatë fjalës së tij, ai përmendi faktin se më në fund fund ne shqiptarët kemi një kandidat serioz për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, i cili siç dihet është një bir, i një familjeje emigrante, që iku komunizmit nga Shqipëria, duke u arratisur për të mos u përulur.
“Keni, tha Shkreli është histori suksesi e fëmijëve shqiptarë të lindur dhe të rritur në Amerikë. Ai është lloji i historisë, së fëmijëve tanë, që na bën të gjithë shqiptarëve, të jemi krenarë që jemi amerikanë por edhe shqiptarë. Frymëzuar nga i ati dhe gjyshi i tij – dajat dhe të afërmit e tjerë të familjes së tij, punës së tyre të vështirë dhe përgjegjësinë e tyre, kujdesin për fatin dhe mirëqenien e familjes dhe fëmijve të tyre, Ken, është guximi i një djali që shikon vetëm përpara me vendosmëri të fortë, për të dhënë diçka ndryshe në këtë komunitet, pra për të bërë çdo gjë për SHBA, për atë që ky vend ka bërë për ne këtu si Shqiptaro-Amerikanë, por dhe për popullin tonë në Shqipëri , Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan”, shprehet Shkreli.Ken, aktualisht është një biznesmen i suksesshëm , dhe është duke punuar në menaxhimin e pasurive të patundshme ato komerciale dhe të biznesit në një restorant të famshëm(Russian Teea Room). Ai është gjithashtu i përfshirë në mënyrë aktive në shumë organizata filantropike. Si një profesionist dhe një biznesmen, Ken, është në dijeni të problemeve të komunitetit të biznesit dhe komunitetit në përgjithësi këtu, në New York, mbasi ai është me punën e tij, duke u përballur çdo ditë.
Por, më shumë se çdo gjë tjetër, u shpreh zoti Shkreli, në fjalën e tij Ken fuqimisht beson se zyrtarët e zgjedhur, duhet të marrin përgjegjësit për të zgjidhur dhe “ndriçuar” këto probleme dhe ofruar zgjidhje të reja.
“Unë, tha Shkreli, që e kam njohur Kenin dhe jetën e tij qysh fëmijë, kam vërejtur atë se si ai u rrit me kalimin e viteve, dhe mund të them kategorikisht – se unë nuk e di se mund të ketë një individ më energjikë dhe të fokusuara dhe orientuar drejt qëllimit, për të arritur atë me sukses, për t’i treguar dhe “hapur dritën brezit të tij”, dhe të gjithë atyre që aspirojnë që një ditë të përballen me sfida të tilla në SHBA.” përfundojë zoti Shkreli, duke ia dhënë fjalën Ken Biberajt.
Mes një entusiasmi dhe emocionesh të papërshkruara, karakteristike këto që shohim në fushatat elektorale amerikane, fjalën e mori Ken Biberaj, kandidati zyrtar, tashmë për një vend si anëtarë i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New York-ut“Kjo, është ngjarja e parë e fushatës time theksoj ai qysh në fillim të fajlës së tij- duke shtuar se dhe është sikur të jetë një ngjarje shqiptare – sepse, ne jemi mbledhur në “zemër” të New Yorkut, qytetit tonë, të gjithë së bashku, në këtë garë, që unë do t’a quaja “se është garë”, për të gjithë ne, shqiptarët e Amerikës. Me emrin tim nënvizojë Biberaj, si një bir i një shqiptari, besojë se jeni çdo njëri prej jush në “garë”, çdo njeri prej jush është tani një pjesë e kësaj fushate”.Me tone emocionale, ai u shpreh se më shumë se asnjëherë, në jetën time dua të them; “Jam krenar për të dalë para jush, për t’u prezantuar si një kandidat për Këshillin Bashkiak të qytetit të New York-ut”Më tej Biberaj kujtojë kohën kur familja e tij, erdhi në Bronx në 1968 – si shumë prej shqiptarëve – ata nuk e dinin se çfarë i presin, se çfarë do të bënin – por, për shkak të mirësisë së shqiptarëve të tjerë që kishin ardhur para tyre, ata kishin ndonjë mundësi.
Ndërkohë, duke folur për virtyet e shqiptarëve, ai ka permendur faktin se si shqiptarë ne jemi bujarë, edhe e kemi të hapur shtëpinë tonë, edhe për të huajt – Për të mirën tonë kemi bërë çdo punë, për prospiritet dhe një jetë të lumtur – ose si i themi ne shqiptarët” të pimë një gotë raki” në shtëpinë tonë, me njëri-tjetrin dhe miqt e shokët.
“Kjo, tha Biberaj. është një nga ato vlera që prindërit e mi dhe familja im e madhe, më ka mësuar dhe edukuar mua që fëmijë, për njohur këtë komunitetit. Gjatë rritjes në këtë vend unë mësova rëndësinë e shërbimit publik nga babai im – mësova atë nocionin se si një person – këtu në SHBA, një person mund të bëjë një ndryshim të madh edhe në jetën e të tjerëve”
Teksa fliste për edukimin e tij, ai tregojë, kur shkoi për mësuar në universitetin e Harvardit – për të studiuar për të punuar në zyra qeveritare – për të mësuar sesi të behet biznes, për të mësuar në shkollën e ligjit – dhe kështu mbasi ai kreu shkollën dhe u diplomua, ai shprehet i sigurt se mund të jetë i gatshëm ,për të bërë ndryshim dhe për të ndihmuar komunitetin shqiptarë.
” Unë jam duke bërë këtë do të shrehej Ken Biberaj, sepse unë besoj ne veten time dhe vlerat e familjes time , këtij komuniteti dhe këtij vendi të madh, simbol i lirisë dhe demokracisë në botë, me bindje se unë mund të bëjë një ndryshim – dhe besojë në atë se është koha për një shqiptaro – amerikan – për t’u zgjedhur anëtarë i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New York-ut.”
Ai siguroi se shqiptarët, sot e meritojnë një vend në postet të lart të këtij qyteti, ku ai mendon se shqiptarët kan dhënë një kontribut të madh. “Ne të gjithë jetojmë këtu tani, thotë Biberaj, dhe punojmë këtu të gjithë kanë familjet këtu – kështu, që ne duhet të jemi të përfshirë dhe në politikëbërjen amerikane – dhe aty ku merren vendimet “.Fushatën e tij Biberaj, e quajti një sfidë të fortë, dhe një fushatë e gjatë, por ai u shpreh i bindur që së bashku, mund bëjmë shumë edhe në politikë, por edhe duke ndihmuar njeri tjetrin. Që unë të fitojë këtë garë, mendon Ken Biberaj, i cili tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij, ceku faktin se ka nevojë për ndihmën dhe kontributin edhe të komunitetit shqiptarë, duke sugjeruar që çdo njeri mund të kontribojë e ndihmojë atë, duke folur edhe me fqinjët , kusherinjte e juaj, kushdo me sa ka mundësi ka për të kontribuar për fushatën time, tha Biberaj.Në fund ai tha se :” Kjo do të thotë shumë për mua për të gjithë ju që u mblodhët sot këtu të kontriboni fushatën time, dhe morët kohë për të qenë këtu dhe bërë një donacion në këtë fushatë. Faleminderit! shumë të gjithëve dhe unë shpresoj që një ditë të ju bëjë edhe ju krenarë, kur “t’a fitojë garën dhe unë të jemi i pari shqiptaro amerikan në këtë qytetë, anëtarë i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New York-ut, metropolit të botës.”Media shqiptare dhe amerikane ka shkruar : “Përveç pozitës së tij aktuale në Russian Tea Room-a, lokalin super luksoz në rrugën 57 në mes rrugës gjashtë dhe shtatë, -Biberaj ka shërbyer si menaxher i projektit për rihapjen e restorantit në vitin 2006. Ai është gjithashtu nënkryetar i RTR Realty, grup që posedon pasuritë e patundeshme në shtëblerje si restorantet dhe shtëpitë.Ken Biberaj, djali i gazetarit të njohur Elez Biberaj, ka shpallur kandidaturën e tij për këshillin bashkiak të Nju Jorkut. “Ndaj me ju zyrtarisht kandidaturën time për Këshillin Bashkiak duke përfaqësuar distriktin e 6-të të Nju Jorkut. Ky distrikt përfshin në pjesë të madhe Pjesën e Sipërme Perëndimore dhe ka një histori të përfaqësimit të fortë, një traditë që unë do ta vazhdoj duke sjellë një perspektivë në mënyrën se si drejtohet pushteti lokal,” thuhet në mesazhin e postuar nga Ken në faqen e tij zyrtare të internetit.
“Unë i njoh sfidat në drejtimin e një biznesi të vogël pasi kam një të tillë. Unë i njoh problemet me të cilat përballen familjet në këtë zonë për shkak se jam pjesë e një të tille. Por distrikti ynë po ndryshon dhe ndërsa ndryshimet sjellin të mira, ne nuk mund të sakrifikojmë themelet e këtij komuniteti dinamik. Po garoj për shkak se çdo ditë shoh një dyqan ikonik të mbyllet ose një familje që largohet nga lagjja për shkak se nuk e përballojnë jetesën këtu. Ne kemi nevojë dikë që të ngrejë zërin për këto familje e biznese të vogla. Përgjigja fillestare ndaj kandidaturës time ka qenë modeste. Megjithatë, të fitosh këtë garë do të thotë që të kërkosh ndihmën e energjinë tuaj e të shumë të tjerëve,” thotë Ken që fton gjithkënd të vizitojë faqen e tij në internet www.ken2013.com dhe të japë donacione.
Këshilli bashkiak i Nju Jorkut është një trupë ligjvënëse e qytetit gjigand. Përbëhet nga 51 anëtarë nga 51 këshilla distrikti. Këshilli shërben për të kontrolluar punën e kryebashkiakut dhe për ta balancuar atë. Ata miratojnë buxhetin dhe marrin vendime për çështje të rëndësishme të qytetit.Biberaj do të përballet me kandidatura të forta si Helen Rosenthal dhe Mel Wymore, si dhe Drejtuesin Demokratë të Qarkut, Marc Landis, në zgjedhjet e pranverës 2013.
Ken C. Biberaj (Nën/President dhe Zëdhënësi i Grup Financimit RTR, Inc)Ken Biberaj është NënPresident dhe Zëdhënës i Grup Financimit RTR, e cila zotëron dhe operon me lokalin e famëshëm Russian Tea Room në New York City. Ky super – lokal, mbas një “zhurme” të madhe mediatike, ku u përfshinë edhe gazetat dhe televizionet më në zë në SHBA, u rihap në nëntor të vitit 2006, dhe zoti Biberaj ishte përgjegjës për të gjitha deklaratat publike dhe intervista në lidhje me rihapjen, si dhe shërben si personi prior për partneritet publik dhe privat, reklamat, komunikimin, dhe marrëdhëniet publike.
Para se të vijnë në Grupit Financim RTR, zoti Biberaj ka shërbyer më 2004 fushatës presidenciale Senatori John Kerry si Drejtori i Kërkimeve Politike për shtetin e Floridës. Përveç fushatën e Kerrit, përvoja politike e zotit Biberaj përfshin kohën në një punësim të shkurtër në Kapitol Hill dhe një punësim tjetër në zyrën e Fondacionit të Presidentit Bill Klinton në Harlem.
Ndërsa në Universitetin Amerikan, zoti Biberaj ka shërbyer si presidenti i parë rizgjidhet ndonjëherë trupit studentëve. Ai ishte një nëpunës i lart në Shkollën e Çështjeve Publike (Shkencave Politike ), dhe gjithashtu një anëtar i SPA Programit të Lidershipit . Ai ka edhe një diplomë të Master në Politikat Publike nga Kennedy School of Government,në Harvard University , dhe aktualisht është duke ndjekur JD e tij në New York Law School.