Presidenti i Republikes, Bujar Nishani nderohet me çmimin “ Hoxhe Hasan Tahsini” në Qendren Islame Shqiptare të Detroit

Kronikë nga vizita  në këtë Qendër

Me datën 23 Shtator 2013, ditën e hënë paradite, Presidenti i Republikes së Shqipqerisë, Zoti Bujar Nishani bën një vizitë në Qendrën Islame Shqiptare të Michiganit, ku pritet përzemërsisht nga shumë shqiptarë jo vetëm të besimit islam, por edhe të besimeve të tjera. Në hyrje të Qendres, fëmijë të veshur me rroba kombëtare i dhurojnë një tufë lulesh Presidentit dhe Zonjës së Parë.

Më pas,  Ai takohet me të gjithë të pranishmit në sallën e përgaditur posaçërisht për këtë eveniment. Një nga më të njohurit e kësaj Qendre, Burhan Fili është moderator i këtij takimi, i cili i uron mirëseardhjen Presidentit me një përshkrim të shkurtër të historikut të kësaj Qendre, pasi më parë ishin ekzekutuar  hymnet e Amerikë dhe të Shqipërisë.

Pershendetja e Dom Fred Kalaj tregoj më së miri bashkëjetësn e feve në këtë komunitet shumë heterogjen e të shpërndarë, por kur e do çeshtja kombëtare janë përherë të bashkuar si shqiptar.

Mayori i Qytetit Harper Woods merr fjalen më pas, i cili revakuon fqinjësinë e mirë me Qendren Islame Shqiptare për shumë dekada, falenderon Presidentin per viziten,  dhe i dorezon atij një Proklamatë në emër te Këshillit të qytetit.

Imam Shuajb Gerguri merr fjalen dhe, pasi i uron Presidentit mirëseardhje, ndër të tjera thotë:

Të nderuar bashkëkombas, vëllezër dhe motra,

Presidenti Bujar Nishani, mbrëmë në një ceremoni madhështore dekoroi institucionet fetare të Detroitit, ndër to dekoroi edhe Qendrën Islame Shqipare me Urdherin “ Nderi i Kombit”.

Edhe njëherë, më lejoni që në emrin tim dhe tuajin, të falënderojmë Presidentin Nishani për këtë mirënjohje!

I nderuari President, në përvjetorin e 98 të themelimit të Shoqërisë Fetare Muslimane Kombëtare në Bideford – Main, Degë e të cilit ka qenë edhe komuniteti yne këtu në Detroit, dhe me rastin e 68 vjetorit të themelimit të Shoqërisë Muslimane Shqiptaro- Amerikane të Detroitit, NE kemi themeluar një çmim, i cili bartë Emrin e Dijetarit të madh, shkenctarit me përmasa botërore:

“Hoxhë Hasan Tahsini”

Qëndra Islame Shqiptare e Michiganit  në Detroit për themelimin e çmimit “ Hoxhë Hasan TAHSINI”  ( 1811 – 1881) është bazuar në dituritë e shumëanshme të këtij Veprimtari Dijendritur-shkencëtar, Dijetar i shkallës botërore e pararojë i Rilindjes Kombëtare, që ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë: Akademinë e Shkencave dhe Universitetin e Parë në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, por edhe ishte iniciatori i parë i themelimit të shtetit Shqiptar;  gjithashtu ishte edhe Mësues i patriotëve rilindës: i vëllezërve Frashëri: Abdylit, Naimit e Samiut, i Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e shumë të tjerëve…

        Prandaj, ky Çmim “Hoxhë Hasan TAHSINI”  – tredimensional me karakter kombëtar-njerëzor i ndahet  sot të Nderuarit: Zotëri Bujar NISHANIT, Presidentit të SHQIPËRISË, si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve, me motivacionin:

 

“Për merita veprimtare – RILINDSORE, për  Unitet Kombëtar në rrugë demokratike, për shtetplotë-normal-natyral, siç ZOT’Ynë na ka falë Shqipërinë e shqiptarët; që të jetojmë edhe ne të bashkuar, të lirë e të lumtur, secili në cakun e vet,  si dhe në fqinjësi të mirë reciproke: njeri me njeri, popuj me popuj,shtete me shtete, me të gjithë popujt dhe shtetet përreth… 

Presidenti pranon çmimin dhe, para se merrte fjalen  në këtë vater të diturisë, veprat e të cilës kanëe rrezatuar në çdo vend ku ka shqiptar, Zotit Nishani iu dha një komplet 8 vëllimesh i veprave të Imam Vehbi Ismailit.

Presidenti Nishani, merr fjalen, duke falenderuar Imamin, Mayorin dhe të pranishmit për mikpritjen dhe respektin e treguar në këtë vizitë. Përveç fjalimit në shqip, Presidenti me një anglishte të rrjedhshme përshendet te pranishmit edhe në gjuhen angleze.

Korespodent i Revistes “ KUVENDI”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *