Kafe “ Kuvendi” në Detroit improvizon votimin e 23 Qershorit 2013

Ne foto: Pjeter Nika duke votuar

Të dielën në mëngjes, si  një improvizim  elektoral, ndoshta edhe për ta ndjerë veten si në Shqipëri, në Kafe “ Kuvendi”, në Clinton Twp, u organizua një votim për dy kampet kryesore PD – PS. Në fillim u  caktua një komision i përbërë prej tre  përsonash: Fran Keci, Veli Zeneli dhe Luard Kullolli, në kohën e hapjes së kutisë, në mungesë të Veli Zenelit u ngarkua Alba Xifaj. Edhe pse ishim tepër të impenjuar me zgjedhjet në Shqipëri, kostumerët e kësaj kafje, gjetën kohë, disa, ( pasi pati edhe prej atyre që nuk  e pranuan këtë organizim). Pjetër Nika, një nga emigrantët e parë të viteve 90-të, kujton se kurrë në jetën e tij s’kishte votuar, edhe pse po u afrohet të 60-tave. “Para 90-tës, – thotë Pjetri, – gjëja shkak për të mos qënë afër qendrës ku isha i regjistruar, pra i shmagësha me dashje, dhe nuk votova asnjëherë. Pas 90-tës , këtu në Amerikë s’kam votuar. Sot për mua asht vota e parë dhe po më kujton  një vajtore të mirë që kemi pasë në Breg të Matës, Lulen e Zef Kerit. Thonin se kur po votohej për pushtetin e ashtuquajtur popullor demokratik, të viteve të para të pas Luftës së Dytë Botërore, Lula kishte krijuar vargjet që mbahen mend edhe sot: “ Ti moj arka, arka boshe/ që më rri atje në qoshe/ me një kokërr që qet kulaku/si kujton se t’mushet barku?”

Pushteti “ popullor” si do ta lejonte arkën e “ armiqëve” të mbushej,  ndaj votimet do të dilnin për afro 50 vjet 99. 99 përqind.

Ky “ votim” i improvizuar është një kujtesë për shtetin shqiptar për mundësitë e organizmit të votimeve kudo në botë, pasi asgjë nuk mungon për t’u realizuar kjo e drejtë kushtetuese për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo që ai të jetë.

Në fund të procesit, në orën 8:00 Pm , Komisioni hapi kutinë e votimit, kur rezultoi:

Partia Demokratike 24 vota, Partia Socilaiste 4 vota, ndërsa 3 vota të pavlefshme!

Korespodent i “ Kuvendit”

 

Disa nga fotot e kesaj dite:

Fran Keci

Bert Dedgjonaj

Keq Mirdita

Elinda Marku

Gjeto Ivezaj

Glendi Mihaj

Alba Xifaj

Komisioni i numrimit: Fran Keci,Luard Kullolli dhe Alba Xifaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *