Përshëndetje me rastin e Pashkëve

Si obligim meshtarak, por edhe si një i afërmi Juaj, uroj gjithë besimtarët katolikë të Famullisë së Shën Palit dhe jo vetëm kaq, uroj gjithë shqiptarët kudo që janë:

Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës, festën e  çlirimit nga robëria, nga zinxhirët e vdekjes, duke menduar gjithëmonë se guri i varrit nuk është fjala e fundit!

Jemi në kohën e dritës dhe të veprave të mira. Le të mendojmë për pak çaste se si Papa Francesku i Parë erdhi, siç tha Ai, nga fundi i  botës dhe ne e pamë tek u lante këmbët 12 të burgosurve, sepse edhe ata janë njerëzit e Zotit, si të gjithë ne!

Le të jetë ky shembulli model për të gjithë ata që janë në shërbim të njerëzve!

Don Fran Kola

Famullitar i Kishës së Shën Palit

Rochetser Hills, Michigan

One thought on “Përshëndetje me rastin e Pashkëve

  1. ”GEZUAR PASHKET”

    Te nderuar Vllezer,e Motra,Bashkombas,nga thellesija e zemres time ju uroj Gezuar Pashket.
    Ne si besimtar kremtojme Ringjadhjen e JEZUSIT,qe vdiq ne Kryq pikrishte per mekatet e njerzimit.
    Le te sherbej ringjadhja e Jezusit si drit shprese,qe ti shtrijme doren e pajtimit njeri tjetrit,ti leni thashethemet ndaj njeri tjetrit ne njeren ane.
    dhe te gjindet gjuha e bashkepunimit.
    Te harrohet gjuha e urrejtjes,dhe e percarjeve.
    Te heqet dor ndaj krijimit te grupacjoneve,dhe te mos vjedhin helm askush ndaj Vellezerve te nje gjaku dhe te nje gjuhe.
    Me kete raste pershendes te gjithe Vatranet,Gezuar Pashket.
    Gezime paci ne familjet tuaja gjithmon.L,S,MI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *