Pershendetja Donika Bardhes ne Akademinë Solemne per 100 Vjetorin e Pavaresise

Të nderuar Klerik, të nderuar miq,

Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju përshëndes dhe njëkohësisht t’ju uroj:
Gëzuar 100 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Festën e Flamurit tonë Kombëtar, një ngjarje që festohet me krenari dhe entuziazëm nga shqiptarët kudo në botë.
100 – Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, është një moment mjaft i rëndësishëm në historinë e kombit tonë.
Në këto momente reflektojmë për arritjet tona gjatë shekullit. Shqipëria është anëtare e NATO-s, jemi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe Kosova është e lirë!
Babai im, Ekrem Bardha, do të dëshironte të festonte me ju këtë ditë të shënuar të kombit tonë, por ai ndodhet në Shqipëri, i ftuar nga Kryeministri Shqiptar,
Dr. Sali Berisha, për të marrë pjesë në festimet që do të bëhen në vendit tonë.
Unë jam krenare nga prejardhja ime që është shqiptare, diçka që më ka pasuruar jetën.
Shqiptarët janë njerëz mrekullueshëm, me një kulturë të pasur dhe të vjetër, me tradita dhe vlera të trashëguara nga të parët tanë.
Jam krenare për punën që shumë nga Ju keni arritur për mbarëvajtjen e shqiptarve. Gjithsesi, jam krenare për dedikimin e jetës, që babai im ja ka kushtuar çështjes kombëtare shqiptare.
Unë shpresoj dhe uroj që ky përvjetor historik ti gjejë shqiptarët më të bashkuar, me frymë pozitive, dhe në këto 100 vite të tjera të vazhdojmë të ruajmë traditat më të mira shqiptare si: dashuri në familje, respekti për njeri tjetrin, mikëpritja si dhe bujaria.
Ju faleminderit,
Donika Bardha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *