Nishani: Vatra, avokate e interesave kombëtare në SHBA që nga themelimi i saj
NEW YORK CITY : Gjatë qëndrimit në New York, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në Darkën vjetore të organizuar nga Federatës Panshqiptare në Amerikë “Vatra”, ku ishte i ftuar edhe delegacioni i Kosovës, me në krye Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit për çështje jorezidente të Ministrit të Diasporës, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha, konsulli i Kosovës në New York, Fatmirë Zajmi, Presidenti i nderit i partisë së çamëve Tahir Muhedini, dhe e mjaft përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I ndodhur në punimet e Asamblesë së 67 të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Presidenti i Miksiskë Felipe Calderón, dhe i ndodhur për koicidencë në të njëjtën sallë me Presidentin e Shqipërisë z Bujar Nishani, në darkën e Vatrës shkëmbyen mes tyre përshëndetje mjaft miqësore.
Në mbrëmjen e së martës të 25 shtatorit në darkën vjetore që shtroi shqota më e vjetër shqiptare në Amerikë, Vatra e cila në prill festojë 100 vjetorin e krijimit të saj, në restaurantin e njohur “Sparks Steake House” në zemër të qytetit të New Yorkut,, morën pjesë më shumë se 200 veta.
Takimin e çeli nënkryetari i shoqtës Vatra zoti Agim Rexhaj, duke i uruar së pari Mirëseardhjen të ftuarve të nderit dhe të gjithë të pranishmëve.
Nënkryetari i “Vatrës”, z. Agim Rexhaj, në fillim të fjalës së tij përshëndetëse tha se : “Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, kur në një darkë të tillë, që Vatra këto vitet e fundit po e koncepton si një “Darkë vjetore” në shtator, pikërisht nga që ajo koncidon edhe me ardhjen në SHBA, të udhëheqësve tanë më ta lartë nga Shqipëria e Kosova, e viset shqiptare, të shohim kaq shumë shqiptarë të festojmë së bashku në këtë sallë, dhe kësaj radhe me Presidentin e Shqipërisë z Bujar Nishani dhe nën kryeministrin e Kosovës z Behxhet Pacolli, dhe shumë miq të nderuar nga Shqipëria dhe Kosova”.
Më pasë Zoti Rexhaj, urojë që të pranishmit gëzonin këtë darkë dhe të kalonin një mbrëmje të bukur dhe mbresalënëse, në ndërkohë që kryetarit të shetit shqiptarë zotit Bujar Nishani, ai i urojë suksese në fjalimin e tij, – që do të mbajë në Asamablenë e Përgjithshëme të Kombeve të Bashkuara, dhe takimet që do të mbajë gjatë këtij sesioni me liderit botërorë.
Më pasë e mori fjalën kreu i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dr. Gjon Buçaj, i cili foli për kontributin e shquar të kësaj shoqate për çështjen kombëtare dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar.
“Është, nder dhe kënaqësi për ne Vatranët dhe gjithë shqiptarët e Amerikës, tha kreu i Vatranëve zoti Buçaj, që në mesin tonë kemi, në këtë darkë vjetore një përfaqësues të Shqipërisë demokratike – Shqipërisë në NATO, dhe asaj Shqipërie që po ecen e sigurtë në rrugën e saj të integrimit Europian, Kosovën e lirë edhe të pavarur dhe më shumë të drejtat për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre etnike, dhe një diasporë, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite të jap një kontribut të çmueshem në çështjen tonë kombëtare”..
Kjo darkë, u shpreh zoti Buçaj, zhvillohet në një kohë, kur të gjithë shqiptarët janë duke u përgatitur për të festuar në mënyrë madhështore 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, ditën kur Plaku i urtë dhe i mençur i Vlorës, Ismail Bej Qemali ngriti më 28 nëntorë flamurin kuqezi më shkabën dyrenare në Vlorën tonë heroike, dhe ne shqiptarët po festojnë me arritje të mëdha dhe me një prespektivë të shëndërritëshme për gjithë kombin tonë, këtë festë të mbarë kombit shqiptarë.
“Dhe, krahas gjithë këtyre arritjeve në këtë 100 vjetor, theksojë kreu i Vatranëve, dr Buçaj, duhet t’i kushtojmë më shumë vemendje, tash: “Bashkimit tonë Kombëtar dhe Integrimti tonë gjithë shqiptarë në Ballkan”, që këto gjithësesi të arrihen edhe në mënyrë institucionale, mbasi ishte ajo trashëgmnia e diktaturës komuniste, që kaloi vendi ynë, për gati gjysmë shekulli, e cila ende mbetet pengesë kryesore, për integrimin dhe bashkimin e e të gjithë shqiptarëve” u shpreh zoti Buçaj..
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani, shprehu mirënjohjen duke nënvizuar se përfaqësuesit e federatës Vatra, meritojnë respektin maksimal të mbarë kombit shqiptar për kontributin e rëndësishëm në historinë e kombit, për atdhedashurinë e lartë me të cilën mbrojtën liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, në pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë.
Duke e konsideruar Federatën Panshqiptare “Vatra” si një avokate të interesave kombëtare në Amerikë, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara, kanë dhënë për Shqipërinë dhe çështjen kombëtare duke siguruar se Shqipëria do të jetë përkrah tyre në sfidat me të cilat ballafaqohet sot për një botë më të mirë dhe demokratike.
Është kenaqësi për mua të jem pjesë e kësaj pritje organizuar nga ju të dashur Vatran, tha zoti Nishani, dhe i nderuar të jem së bashku me ju shqiptarët e Amerikës., që të shpreh tërë atë mirënjohjen time – të shtetit shqiptarë mbarë shoqërisë shqiptare për punën e kontributin tuaj në dekada në ruajtjen e virtyteve dhe të kulturës misoneve më të mira shqiptare për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ata që jetojnë.
“Ju jemi mirënjohës për rolin për rolin që shoqata Vatra, që ka luajtur në dobi të çështjes kombëtare, për atë çfarë keni bërë dhe keni dhënë në përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Ju meritoni respektin e mbarë kombit shqiptarë për kontributin tuaj në historinë tonë. Ku me atdhedashurinë dhe patriotizëm ju keni ditur të mbroni lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve edhe në trojet e tyre etnike, pavarësinë e Kosovës dhe demokratizmin e Shqipërisë rënjen e komunizmit.” tha ndër të tjera presidenti Nishani.
Ai gjithashtu nënvizojë faktin se me punën e Vatrës në vite, vatranët prej krijimit të saj zënë një vend të rëndësishëm në faqen e historisë tonë kombëtare, madje, sipas tij ata janë bër bashkëshkrues të kësaj historie dhe të fatiti të vendit tonë në shekullin e fundit.
Në vitet e fundit, tha Presidenti Nishani të gjithë ne jemi deshmitarë dhe aktorë të ngjarjeve më të rëndësishme të papërsëritëshme që kan ndodhur dhe kan lënë shënjë në historinë e kombit shqiptarë., në të cilat ajo më madhorja dhe e padiskutueshme është pavarësia e Kosovës, e cila është kryevepra e kombit shqiptarë.
Presidenti i Shqipërisë, zoti Nishani, gjatë fjalës së tij tha se me pavarësinë e Kosovës, shqiptarët ia dolën t’a shëndërrojnë në realtitet ëndërrën e tyre shekullore, të kombit tonë . Në vizitën time të parë në cilësinë e presidentit të republikës, tha ai në Kosovë, kam premtuar :’ Agazhimin tim maksimal se gjatë mandatit tim presidencial Kosova do të jetë kryefjala ime në përpjekjet e shetiti shqiptarë, në shtimin e njohjeve të saj – pjesmarrjen në nismat e forumet rajonale dhe mbështetjen e saj në rrugën e itegrimit euro atlantik dhe të prosperitetit të saj”.
Duke folur pë Vatrën ai tha se ajo ka shërbyer si një avokta e interesave kombëtare në Amerikë, në momentet më kritike të historisë sonë, ne nuk kemi qenë vetëm por kemi pasur pas vetes një mik të madh që në çdo moment ka ndërhyrë fuqishëm në mbrojtje të çështjes tonë, andaj shfrytëzojë këtë moment i ndodhur këtu në SHBA për t’i shprehur edhe një herë mirënjohjen tonë – këtij aleati dhe miku tonë të shtrejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.- Dhe, t’i garantojmë ata se ne jemi përkrahë tyre për një botë më të sigurtë dhe më demokratike.
Më pasë Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani theksojëse :”Shqipëria ndodhet në prag të festimeve të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptarë, dhe ky është një çast që përkon edhe me një udhëtim të cilin ne e kemi nisur prej disa viteve dhe aq shumë të dëshiruar. Dhe që të gjithë sa bashku e konsiderojmë si alternativën e vetme , integrimin Europian, mbasi në këtë 100 vjetor në vijmë edhe si anëtarë të Natos. Si njerëz që lëvizim të lirë, dhe si nëj vedn që kemi bërë arritje në procesin e integrimti Europian.”
Së fundi Presidenti i Shqipërisë Nishani shprehu edhe një herë mirënjohjen tij të thellë – për Vatrën, shoqatat dhe organizatat e komunitetiti shqiptarë në Amerikë, për të gjithë atë punën e madhe të komuniettit shqiptarë – sakrificën, kontributin, rolin dhe atdhedashurinë e shqiptarëve të Amerikës -, për vendin tonë, duke nderuar të gjithë ato figura historike, që ia kan dalë të mbrojnë dhe të çojnë përpara idealet tona kombëtare, për punën që keni zhvilluar për Shqipërinë , Kosovën dhe mbarë shqiptarinë, tha Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani.
ëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, mbasi shprehu mirënjohjen që ndodhej në mesin e shqiptarëve të Amerikës, dhe të shoqatës Vatra, e cila ka nxjerr kolosët e kombit shqiptarë , vlersojë lart lidhjet e shkëlqyera të SHBA me popullin shqiptarë. “Kjo ndoshta bëhet edhe më tepër, për të treguar sa sa i madh është roli dhe kontributi i shqiptarëve të Amerikës, për bashkimin tonë kombëtar, që si tha zoti Pacolli , edhe kur ai ishte Presidenti i Kosovës ishte në fokusin e tij”