Mbas New Yorkut, librat e profesor Pllanës, “NATO intervention in Kosovo” dhe libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” në “dyert” e Biblotekës së Kongresit Amerikan
BRONX – NEW YORK : Më rastin e 100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë Profesor Nusret Pllana PHD, bëri promovimin e dy librave të tij në shqip dhe gjuhën angleze :” “NATO intervention in Kosovo” dhe librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. Dy Librat e professor Pllanës mbasi janë promovuar më parë në disa vende të Europës, nën kujdesin e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, të djelën u promovuan edhe në ambientet e kolegjit universitar Monroe College në Bronx – New York.
Këto janë dy libëra që deri tani kan shëtitur botën, duke kaluar nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Francë, tani dhe në Amerikë, e më pas rrugëtimi i tyre “marathonomark”, ka për “synim” Kanadan dhe Australin dhe disa vende që nuk e kan njohur deri tani Kosovën, Rusinë edhe Kinën!?. Në SHBA, ky promovim u bë falë Inisiativës së paraqitur nga shoqata më vjetër e shqiptarve të Amerikës, Vatrës një shekullore, me pjesmarrjen masive e të gjithë shqiptarëve në komunitet. Kjo ngaqë bëhej fjalë për njërën prej më të rëndat krime të shekullit, që kaloi populli shqiptar, në një shekull e gjysmë atë nga vitet 1844 deri në vitet 1999.
Në ndërkohë bëhet e ditur se libri i Pllanës, më 17 shtator, do të “hyjë” edhe në Biblotekën e Kongresit Amerikan. Dega e VATRES për Washington DC, thotë në njoftimin e saj, se po organizon një takim me autorin në dhomën 122 në Cannon Building – Capitol Hill, në një nga zyrat e përfaqësuesit i Distriktit 10-të, Virxhinias Veriore , kongresmeni republikan Frank Wolf, që është njëhereshit edhe kongresmeni i shumicës.
Libri është i botuar në pesë gjuhë dhe është i pasur me dokumente e fotografi.
Të dielën e 9 shtatorit, në një nga auditorët më të mëdhenj të Universitetit Monroe College, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, organizoi promovimin më të madh të mbajtur deri tani, këtu në SHBA. Në këtë promovim morën pjesë më shumë se 250 veta. Shkas për këtë tubim ishte promovimi dy librrave të Prof. Nusret Pllana” “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët”-1844-1999” si dhe librit tjetër të tij ”Intevenimi i NATO-s në Kosovë”. Në tubim mori pjesë edhe vetë autori i këtyre librave, Prof. Nusret Pllana.
Ndërkohë që e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe Kosovës, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosvës në New York, diplomati Bekim Sejdiu, dhe zv/Shefi i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, diplomati Petrika Jorgji me personalitete të tjerë, veprimtarë të njohur të komunitetit, udhëheqës të Fondacionit “Vendlidja Thërret”, dhe ish luftëtar të batalionit ushtarak nga SHBA – Batalionit Atlantiku, përfaqësues të kulturës e artit, shkrimtar dhe poetë të komunitetit.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve të shumtë dhe ka prezantuar Prof. Pllanën. Më pas, ai ka paraqitur drejtusin e aktivitetit, të riun nga Kosova, Drilon Gashi, i cili sapo është diplomuar Shkëlqyshëm, në Columbia University.Në emër të Universitetit Monroe, ka përshëndetur Ted Goldstein (Dean Baschelor’s Degree Programs)
Promovimi filloi me shfaqjen dokumentarit të përgatitur nga dy të rinj shqiptar me banim në Zvicër, që përshkruan përmes pamjeve filmike rrugëtimin historik të librit ”Terrori i Serbisë Pushtuse mbi shqiptarët-1844-1999”, rrugëtim që përfshin gati të gjithë Europën.
Kryetari i shoqatës Vatra, dr. Gjon Bucaj, tha në fillim të fjalës se “Libri i professor Nusret Pllanës, “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999″, është në përputhje të plot me qëndrimin e Vatrës – që masakrat serbe të bëhen sa më shumë të njohura dhe të jen prezente para mbarë opininonit ndërkombëtar dhe atij shqiptarë” u shpreh kreu i vatranëve zoti Buçaj.
Ai tha se kjo nuk është vetëm nevojë, për t’i bërë ballë propogandës anti- shqiptare, të Sërbisë dhe qarqeve anti shqiptare në Ballkan dhe Europë, por që të nxisë dhe institucionet tona në ‘luftën” propogandistike, që Serbia mundohet ta paraqes Luftën Çlirimtare të Kosovës, si sulmë kundër Serbisë, dhe luftëtarët e lirisë t’i quaj terroristë.
“Por, libri i tij, theksojë më tej kryetari i Vatrës, është edhe detyrë për të kujtuar me dhimbje të madhe viktimat e kësaj lufte, e cila shfaqi masakrat më anti-njerëzore. Ky është edhe qëllimi ynë që Vatra mundohet dhe punon që ti kontribojë kësaj të vërtete, qoftë edhe me promovimin e një libri të till, si ai që po promovojmë sot librit të profesor Nusret Pllanës, “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999.”
Lufta, liria dhe pavarësia e Kosovës, tha kreu i Vatranëve në Amerikë, dr Buçaj, janë arritur me një sakrificë të jashtëzakonëshme të cilat mund të i vihen përball asaj ofensivës propogandistike serbe vetëm me fakte të tilla nga maskrat e papara për botën e civilizuar në fundshekullin e XIX deri në fundshekullin e XX-të, ndaj popullit shqiptarë të Kosovës. Në këtë drejtim pa mohuar punën e madhe që ka bërë professor Pllana – dëshirojmë të shohim edhe institucionet tona shteterore të bëjnë të njëjtën gjë, theksoi ai.
Në fund dr Gjon Buçaj tha se përfitojë nga ky promovim të përgëzojë në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, autorin e këtyre librave duke i uruar atij suksese: Mbasi si thonë se :”Një fotografi flet mijëra fjalë – këto janë qindra fotografi që flasin miliona fjalë”.
Poeti nga Kosova në SHBA, Sinan Kamberaj gazetar dhe publicist i njohur në komunitet, u paraqitë në këtë promovim me kumtesën “Një libër me fakte tronditëse”:
” Libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, tha zoti Kamberaj i Professor Nusret Pllana, të cilin e kemi sot në dorë, e që po promovohet këtu në prezencë të autorit, është një kronikë e tmerrit dhunës dhe terrorit serb mbi shqiptarët e Kosovës, përgjatë me shumë se një shekulli”
Libri i Professor Pllanës, nis me një fotografi të dëbimit masiv të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, 1878/79, – një territor gati sa Kosova e sotme, – dhe mbyllet, poashtu me fotografi nga dëbimi masiv i nji milion shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999
Në fjalën e tij Dr . Adem Hasanaj, tha se ajo që më tërhoqi vëmendjen dhe më preku jashtë maset ishte momenti kur po shfletoja librin e professor Nusret Pllanës, “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999?(faqe 95/96/97/98/99/), dhe u “përballa” me një moment tronditës.
“Më është ri-kthyer në mëndje, diçka që jo se e kisha harruar këtë tragjedi, – por, se duhen ndonjëherë edhe evenimente të tilla të na e ri-kthejnë kujtesën tonë. Kemi qenë tre studentë të fakultetit të mijekësisë që jemi deshmitarë të gjallë të asaj çfarë sot pasqyron në librin e tij, – professor Pllana. Ajo ka qenë një periudhë kur më shumë se 7.400 nxënës shqiptar u helmuan në të njëjtën kohë që makina propogandistike e Beogradit e paraqiti këtë tragjedi si një “histeri” shqiptarësh kundrjet Serbisë, ose sipas tyre me një bazë psikologjike, se sa një helmim.”
Mirëpo, tha Dr. Adem Hasanaj e vërteta e saj ashtu si edhe e ka paraqitur në librin e tij professor Nusret Pllana është, se “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999?(faqe 95/96/97/98/99/), ishte krejt e kundërt me atë çfarë ka thënë Beogradi. Ndërkohë, që përkundrejt kësaj megjithse regjimi serb u mundua t’a fsheh, e vërteta doli në shesh dhe për këtë faleminderojë të gjithë ata që kan sjell dëshmit e tyre origjinale nga ajo çfar ndodhi me këtë helmim dhe natyrisht edhe professor Pllanës në këtë libër që është një dëshmi e qartë dhe në mënyrën më të dokumentuar, për ti bërë “gjyqin” regjimit serb për terrorin dhe masakrën ndaj popullit shqiptarë në Kosovë.
Mbasi mendoj u shpreh Hasanaj: “Ky është një libër kapital një libër që duhet t’a ketë në shtëpin e tij çdo shqiptarë – Për të kujtuar dhe Kurrë mos harruar !”.
Për, pedagogun Ilir Hysa, libri i Professor Pllanës, ka dëshirën dhe shpirtin e tij, – të një kronikani të vërtet, dhe një punë tepër të vështirë, që nuk të le pa u përlotur kur shfleton çdo faqe të këtij libëri, ndërsa duke lexuar atë ne shprehim një nderim dhe respekt për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, gjatë gjithë historisë së saj.
“Kosova ka vuajtur më shumë se çdo vend, – madje edhe në syt e botës së qytetruar – andaj dhe ky mesazh që na përcjell nëpërmjet librit të tij professor Pllana, thotë pedagogu Hysa, është shumë i domsdoshëm sot, për ne dhe brezat që vijnë pas duke na treguar atë se “Drejtësia vërtet vonon – por, kurrë nuk harronë!” dhe vërtet ne nuk do të harrojmë kurrë !”.
Libri i Pllanës, tha Hysa, për mendimin tim në këtë moment kyç për Kosovën është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i rëndësishëm për të treguar të vërtetën e asaj treagjedie e masakre, e cila është ngulitur mirë në mëndjen jo vetëm të ne shqiptarëve, por edhe të mbarë opinionit ndërkombëtar nëprëmjet atyre skenave televizive të asaj kohe, që kemi parë në CNN, BBC, Euronews, RAI, RTF, ARD, dhe të tjera.
Professor Mithat Gashi i bëri një “sekner” të thellë librit të Profero Pllanës, duke e paraqitur atë në detaje në gjuhën angleze, gjatë gjithë këtyre 150 vjeteve. Autorin e këtyre dy librave e përshëndeti ngrohtësisht edhe ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamja , shkrimtar dhe publicist i njohur.
Në fillim të fjalës së tij Bekim Sejdiu ambasadori i Kosovës në zyrën e Konsullatës së Kosovës në New York, ju falemnderua në mënyrë të posaçëme organizatorit të këtij promovimi Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA.
Jam i nderuar dhe i përveligjuar, tha ambasadori Sjediu që gjendem sot në kët promovim të këtij libri që të përcjell edhe një përgëzim të sinqert për professor Pllanën,- që na e solli këtë libër edhe këtu në Amerikë, pas atij udhëtimi të tij, -nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Francë, tani dhe në Amerikë.
Ne kemi dëgjuar vazhdimisht se nuk do të jemi peng i historisë, dhe kjo nuk do të thotë se ne do të harrojmë historinë tonë.
“Libri i Pllanës nëpërmjet fotografisë, ceku mabasadori Sejdiu, tregon pamje të rënda të asaj periudhe që kaloi populli trim dhe lirdashës i Kosovës, kështu edhe një herë ne shohim sesa e rëndë ka qënë edhe e kaluara jonë. Dhe në këtë kontekst, ky libër s’ka dyshim që është dëshmia më e mirë e asaj sakrificës sublime që ka bërë populli shqiptarë, për liri e demokraci që nga 1844 dhe deri në luftën e fundit në Kosovë për liri e pavarësi 1999.”
Mëtej ambasadori i Kosovës në New York, pohoi se :” Dhe nëse duam të përcjellim një mesazh nga ky promovim, ai është se ne kurrë nuk duhet të harrojmë dhe na duhet mbesim të përkushtuar për të vazhduar beteja të reja dhe sfidat e reja, që ka Kosova sot, që të bëjmë shtetin e Kosovës, në mënyrë që edhe ne shqiptarët kudo që jemi të prosperojmë dhe të kemi arritje në procesin e pandalëshëm që kemi nisur për në familjen Europiane dhe anëtarësimin në të gjitha strukturat Euro – Atlantike’
“Dhe mënyra më e mirë për të çuar edhe në vend amanetin e atyre që u flijuan për këtë ditë, u shpreh diplomati Bekim Sejdiu ambasadori i Kosovës në zyrën e Konsullatës së Kosovës në New York, është që të “jemi të Bashkuar”, spese vetëm të bashkuar mund të shërbejmë për Kosovën dhe çështjen shqiptare.”.
Në fund ambasadori Sejdiu nuk la pa permendur edhe ndihmën e SHBA për lirinë e pavarësinë e Kosovës .
“Të dashur pjesmarrës, tha zoti Sjediu të mos harrojmë për asnjë çast se liria dhe pavarësia e Kosovës, prosperiteti juaj ka ardhur si rezultat duke iu faleminderuar përpjekjeve tona shekullore, lëvizjes tonë për liri e pavarësi dhe sidoms gjatë dy dekdave të fundit, duke ju faleminderuar në mënyrë të posaqme përkrahjes ndërkombëtare – kombeve liridashëse dhe kur përmend këto kombe të mos harrojmë në asnjë moment përkrahjen madhe dhe atë që bëri SHBA për Kosovën dhe ne Shqiptarët.
Ne kemi pasur fatin e madh që kemi pasë shqiptarët e Amerikës, ju pra, dhe disaporën tonë nëpër botë por dhe sidomos ju këtu në SHBA, në momente më kyçe, historike për kombin shqiptarë – Andaj në emër të Republikës së Kosovës dëshirojë me këtë rast t’ju falemnderojë të gjithë ju për këtë kontribut jetik që keni dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për prosperitetin e gjithë popullit shqiptarë.”
Më pasë tubimin e përshëndeti edhe z/ambasadori i RSH në Misionin e Përhershëm në OKB diplomati Petrika Jorgji, dhe editori i gazetës Dielli Dalip Greca.
E mbylli këtë promovim, autori i këtyre dy librave prof.dr. Nusret Pllana i cili në mënyrë të veçantë faleminderoi shoqatën Vatra për organizmin e këtij promovimi, që si e quajti ai masiv dhe madhështor:
Në mes emocionesh që i krijojë ky promovim Professor Pllana tha :””Të nderuar përfaqësues të medias , të nderuar pjesmarrës përfitojë nga ky rastë të shpreh edhe një herë nderin që më bëtë në këtë promovim , duke e quajtur këtë një nderim edhe për ju në mënyrë të veçantë për këtë pjesmarrje tuaj kaq masive – kaq madhështore në këtë sallë kaq të bukur të këtij kolegji universitar Amerikan. Duke i bërë nder edhe respekt përmes pjesmarrjes tuaj edhe këtyre dy librave të mi :” “NATO intervention in Kosovo” dhe librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999″, ju i keni bërë një nderim edhe respekt 570 mijë viktimave shqiptare, që janë vrarë, dëbuar dhe maskruar djegur dhe karbonizuar për 150 vjet rresht nga regjimet e vazhdueshme barbare serbe.”
Andaj gjejë edhe një herë rastin të shpreh këtë kënaqësi të madhe morale, – tha Professor Nusret Pallna, që do ta kishte çdo autor i çfardo libëri, kur sheh një pjesmarrje kaq masive në promovimin e libërit të tij. Çdo gjë që kam shkruar në këto dy libra dhe çdo gjë që është thënë rreth këtyre dy librave dhe çdo gjë që u tha sot për këto dy libra,padyshim se është në përkujtim dhe në nderimin e madh që iu bëhet të gjitha atyre viktimave të maskrave barbare serbe ndaj shqiptarëve popull paqedashës dhe liridashës, në një shekull e gjysmë.