Ndërsa tani, 11 vjetë më pasë në vendin e quajtur Qendra Tregëtisë Ndërkombëtare me pesë gratacela dhe muzeun përkujtimor, duket se po kthehet përsëri krenaria amerikane, në të njëjtin vend – ku 11 vjetë më parë gjithçka ishte shkatërrimtare . Aty do të ngrihen disa ndërtesa të larta nga të cilat njëra prej tyre do të jetë më e larta në hemisferën perendimore 110 kate dhe do të thirret Kulla e Lirisë – ndërtesë kjo që në shikim nga larg duket qartë ballëpërballë në një distancë të shkrutër duke vështruar me Statujën e Lirisë, në këndin tjetër të ishullit.
Nëdërtesa që po hedh shtatë, dhe ka përfunduar si “karabina” kunstruksion, pritet të inagurohet zyrtarisht në vitin 1913, me lartësinë e saj prej 513 metrash, ka për të zënë vendin e parë si gratacela më e lartë e Shteteve të Bashkuara, duke lënë pas Kullën Willis në Chicago – Çikago.
Në pamjen e saj madhështore në pjesën e poshtme të qytetit të Manhattanit – Nju Jork, skyscrapers – qiellgërvishtësi ose gratacela e re do të zëvendësojë dy Kullat Binjake, që rrëzuara 11 vjet më parë në vendin që thirret tani Groun Zero – Kuota Zero,nga dy avionët e marrë peng nga kamikazët e Al Kaedas, drejtuar nga Muhamed Atta.
E nisur në prill të vitit 2007 dhe me një kosto prej 3 miliardë dollarësh, kulla e re do të përfundojë në vitin 2013. Ajo do të ketë 104 kate ose 110 kate, me një sipërfaqe për zyra prej 242 metra katrorë, një restorant të klasit të lartë dhe struktura transmetimi.
Historia e saj ka qenë e gjatë dhe me pengesa. Projekti orgjinal, i hartuar nga arkitekti Daniel Liberskind, pësoi një sërë modifikimesh si pasojë e masave të rrepta të sigurisë të kërkuara nga zjarrfikësit.
Kompleksi Qëndra Botërore e Tregëtisë tashmë me një konstrukt të ri dhe pamje tjetër ka arritur deri në katin e 100-të. Ndërkohë që ndërtimi i saj do tëvazhdojë deri në katin 104 ose 110, në një lartësi prej 540 metrash, duke u bërë kështu përsëri ndërtesa më e lartë në New York, dhe më e larta në SHBA- pas asaj në Çikago – Kullën Willis. Përfundimi i saj është menduar të bëhet në vitin 2013. Deri tani dihet se vetëm ajo që quhet Memorial Park, do të jetë gati përkohësisht në këtë 11 vjetor të sulemeve tragjike ku humbën jetën afro tre mijë njerëz të pafajshëm. Memorial Park do të jetë një hapsirë meditimi dhe reflektimi, kanë menduar autoritetet njujorkeze,dhe do të hapet për publik si Muzeu Kombëtar për viktimat e 11 shtatorit në ditë e shënimit në të njëjtin vend ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake, për shënimin e 11 vjetorit të sulmeve.
Memoriali është i ndërtuar i tëri mbi sipërfaqen ku ka qënë gjurmët origjianle të dy Kullave Binjake, ku midis ambjenteve është krijuar dhe një mjedis me pemë dhe një shesh publik ku gjenden edhe dy pishina, sejcila perj tyre me shtarvanë . Përgjatë tyre gjendet dhe muzeu për ekspozitat dhe artfaktet, për t’i bërë të ditur vizitorëve mbi ngjarjet e 11 shtatorit, ku rreth 3000 njerëz humbën jetën e tyre.
Mes tyre edhe tre shqiptarë: Në 11 shtator 2001, edhe kombi ynë – kombi shqiptarë, hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike, dhe do të kenë pjesën e tyre në njërin prej këtyre pavionëve të këtij muzeu. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë tre emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë muze si dëshmi e gjallë, se ne kombi shqiptarë – jemi Shqiptarë në rradh të parë, por, jemi edhe Amerikan.
Ajo që do të quhet tash “One World Trade center” dhe simbolizon ish World Trade Centrën – Qëndrën Ndërkombëtare Tregtare , është projekt i dizanjuar nga artitekti David Childs. Kjo hapësirë është planifikuar të zërë një hapsirë prej 2.4 milion metra katrorë për hapsirat e zyrave, një vend vëzhgimi, dyqane, klube, restorante,dhe ambjente të tjera tregtare.
Në këtë vend në formë “caqesh” do të ndërtohen 7 gradaçiele – qiellgërvishtës të vendosura së bashku dhe të kombinuara me njëra tjetërën nga ana artitekturore – me të njëjtin dizanjë. Kulla e dytë me e larta është planifikuar të jetë 88 kate, dhe është e dizanjuar nga një tjetër artitekt. Ajo do të pagëzohet me emrin Kulla 2 – Tower 2, nga adresa e rrugës së saj, që i bie në 2-th Street,. Përndrydshe ajo do të ketë një hapësirë zyrash dhe ambjente të tjera të parashikuara aty brenda saj, prej 2.8 milion metra katrot.
Ndërsa një gradaçiele tjetër po aty në këtë shesh i cili pas 11 shtatorit është thirrur Kuota Zero – Ground Zero, do të jetë një ndërtesë shitoresh, të cilat do të zënë sipërfaqen më të madhe. Dhe ndërtesa tjetër që është në kombinim me ndërtesat e reja në këtë vend do të jetë një ndërtesë përafërsishtë 300 metra e lartë, dhe mendohet të jetë zyra qëndrore e asaj që quhet Port Authority – New York New Jersey – Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nje Xhersit
Ndërtimi i këtij kompleksi filloi më 27 prill 2006 në ndërkohë përfundimi saj mendohet të kryehet sipas i vlerësimeve në 30 gusht 2012 . Hapja e saj mund të bëhet më 11 shtator 2013 . Sipas vlersimit në tetor 2008 përfundimi i këtij kompleksi do të kushtojë 3.1 miliard dollarë , por një vlersim tjetër i këtij viti tregon se duhen 3.8 miliard dollarë
Lartësi Arkitekturale 1,776 ft ose 541,32 metra
Arkitekti David Childs (Skidmore, Owings & Merrill)
Zhvilluesi i projektit Autoriteti Portual i Nju York dhe New Jersey
Inxhenjer strukturor WSP Cantor Seinuk
Kontraktori kryesor Tishman Construction
Dy: Qendrës Botërore të Tregtisë (Kulla 2)
Tre: World Trade Center (Kulla 3)
Katër: Qendrës Botërore të Tregtisë (Kulla 4)
Pesë: Qendrës Botërore të Tregtisë (Kulla 5)
Gjashtë: Qendrës Botërore të Tregtisë (Kulla 6)
Shtatë: Memorial dhe muzeu Kombëtare shtator 11 Memorial & Museum(Kulla 7)
One World Trade Center, më thjesht është i njohur si 1 WTC e njohur më parë sikurse tash si Kulla e Lirisë, është ndërtimi kryesor i kompleksit të ri në Qëndrën Botërore Tregtare – World Trade Center në pjesën e poshmte të qytetit në Lower Manhattan, New York City. Pallati 104 – 110 – katësh është padyshim rrokaqiell më i lartë dhe është duke u ndërtuar në këndin veriperëndimore ka një sipërfaqe 16-acre .
Në kohën e përfundimit të saj në vitin 2013, One World Trade Center do të jetë ndërtesa më e lartë në hemisferën perëndimore dhe ndërtesa e tretë më e lartë në botë nga lartësi majë, me majën e saj arritjen e një simbolike deri në 1.776 feet ose 541,3 metra. Kjo lartësi është zgjedhur si simbol i Shtetetve të Bashkuara mbasi numërat e saj janë në lidhje me vitin e pavarësisë amerikane.
I think the admin of this web page is genuinely working hard in support
of his website, because here every stuff is quality based
data.
I thoroughly enjoyed this blog post
I love this blog, always great content
If you are going for most excellent contents like I do, just visit this site everyday since it gives feature contents, thanks