Hyrje
Në këtë vepër mendimet e tyre rreth romanit dhe çështjes së tij, romanit dhe zhanreve të tjera, strukturës së romanit, koha e romanit etj. i kanë paraqitur këta autorë: Mihail Bahtin “Epi dhe romani”, Henri Xhejms “Arti i romanit”, Viktor Shkllovsko “Tristram Shandy” i Sternit dhe teoria e romanit, Volfgang Kajzer “Kush e rrëfen romanin”, Moris Blansho “Zëri i tregimtarit”, Zherar Zhenet “Kufijtë e rrëfimit”, Edvin Mjur “Romani i ngarjeve dhe romani i personazheve”, Viktor Shkllovski “Konvencioni i kohës”, Mihail Gllovinjski “Romani dhe e vërteta”, Mishel Bytor “Romani dhe poezia”, Mihail Bahtin “Gjuha e romanit”, Alen Rob-Grije “Romani i ri njeriu i ri”, Aleksander Flaker “Rreth tipologjisë së romanit”, Rene Maria Alberes “Synimi i romanit: Proteu”, Viktor Shkllovski “A i erdhi fundi romanit”, Alen Rodvej “Modernizimi në roman”. Parathënien e shkroi Hysni Hoxha.
1. Definicioni i romanit
Në veprën “Çështje të romanit”, ne si lexues nuk gjejmë defenicion që e definon romanin, që gjindet në teoritë letrare, të cilat romanin e definojnë si krijimi më i gjatë i gjinisë epike . Në pjesën e parë dhe në disa pjesë tjera te veprës “Çështje të romanit” jepën disa mendime rreth karakteristikave të romanit që do t’i shenoj më poshtë:
Romani duhet t’i ketë keto karakteristika: “1) Romani nuk duhet të jetë poetik në atë aspekt sipas të cilit janë poetikat e tjera të letërsisë antike, 2) Heroi i romanit nuk duhet të jetë “trim” as në kuptimin epik, as tragjik të kësaj fjale; ai duhet të ketë cilësi pozitive e negative, të larta e të ulëta, komike e serioze; 3) heroi duhet të paraqitet jo si i përfunduar e statik, veçse si personazh që shfaqet, ndryshon, edukohet nga jeta; 4) Për botën bashkëkohese romani lypset të jetë ajo që ishte epopeja për botën e vjetër ( këtë mendim e shprehu në mënyrë mjaft decidive Blankenburgu, e pastaj e përseriti Hegeli)”[1].
Sipas Mihail Gllovinjski “Romani dhe e vërteta” fjala roman duhet të jetë e qartë “Që do të thotë – në një anë – drejtpërdrejtë e lidhur me të folurit e përditshëm e anën tjetër – e përputhur fort me gjësendin”[2].
Maria Alberes “Synimi i romanit: Proteu”, mendon se është vështirë të jepet definicioni i romanit, madje, edhe të përcaktohet vendi i tij, njësoj sikundër nuk do të mund të jepnim definicionin e muzikës. “Çdo roman aktual, sidomos ai që pretendon për sofistikë më të madhe, paraqet konfliktin në mes kërkesës më të rëndomtë të romanit- të jetë rrëfim- dhe intencës që të pasurohet, ose madje, edhe të shqetësohet, të ndryshohet plotësisht rrëfimi i thjeshtë i romanit origjinar”[3].
Përkufizimi minimal i romanit që nga fillimi deri më sot është se ai është rrëfim, ka personazhe dhe ngjarje. “Romani mund të përkufizohet në atë mënyrë, në të cilën shfrytëzohet “rrëfimi i thjeshtë” (si intrigë të “Tre musketarët), që duhej të shprehte diçka tjetër nga ajo që ishte vetëm “rrëfim”[4]. Romani është vazhdimësi (e ka trasheguar) epopenë dhe mitin, romani pothuajse i ka të gjitha elementet e epit, përpos “kohën”, sepse epopeja është zhanër i përfunduar, i definuar si zhanër, kurse romani në krijim e sipër, zhanër i pa përfunduar, e Shkllovski që bën pyetje se ai i erdhi fundi romanit, duke shtruar teza se romani si zhanër, është në zhdukje e sipër, pasiqë, krijuesit thejnë formën e vjetër të kompozicionit, duke pretenduar për forma të reja. Romani definohet si gjini e ulët, që bazë kryesore e ka rrëfimin, në krahasim me epopenë që është zhanër i lartë, diskursi është i lartë, personazhi është i lartë.
Nga mësimet paraprake ne kemi mësuar se romani (nga lat. Lingua romana- gjuhë romane) është lloj i madh i prozës. Ai e ka zanafillën në shkrimet e para në gjuhën romane, që dalloheshin nga veprat poetike të shkruara në latinisht.
Romani nuk kufizohet me asnjë nga rregullat e ngurta të poetikës. Ashtu si epi, edhe ky trajton tablo të gjëra jetësore, por pa qenë i detyruar të zgjedhë tema të mëdha e të rëndësishme. “Në letërsinë shqiptare romani është zhvilluar vonë. I pari romancier i letërsisë shqiptare në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është Ndoc Nikaj, i cili ka trajtuar tema të ndryshme nga shoqëria shqiptare në prag të Pavarësisë”[5].
Pjesa qendrore (mbarshtrimi)
1.1 Romani dhe zhanret tjera
Mihail Bahtin “Epi dhe romani”
Bahtini në këtë pjesë bën krahasimin e romanit me zhanret tjera e sidomos me epin. Bahtini mendon se për të studiuar romani duhet kaluar nëpër vështirësi, sepse zhanret e tjera si: epopeja, tragjedia janë zhanre të përfunduara, por edhe të vjetëruara, kurse romani sipas Bahtinit është zhanër në krijim e sipër.
1.2 Autori mendon se romani mishërohet me zhanret tjera, lufton për dominimin e vet në letërsi dhe ku ai ngadhënjen zhanret e tjera asgjësohen. Gjatë epokave të dominimit të romanit gati të gjitha zhanret e tjera, pak a shumë romanizohen, romanizohet drama (p.sh drama e Ibzenit, Hauptmanit, drama natyraliste) poema lirike.
1.3 Epopeja është zhanër i kryer, i përfunduar, objekti i epopesë është e kaluara kombëtare epike, lënda e parë e epopesë është gojëdhëna. Romani i ka të gjitha elementet e epit.
Personazhi i epopesë duhet të jetë njeri me veti të larta, por nuk është e domosdoshme të ketë fund tragjik sukrse të tragjedia. Epi si zhaner ka të bëj me rrëfimin për trima si psh “Epi i Gilgameshit”. Heroi i romanit sipas Bahtinit nuk duhet të jetë trim, as në kuptimin epik, as tragjik të kësaj fjale.
1.4 Sipas Mihail Gllovinjski “Romani dhe e vërteta”, ne, kur e lexojmë epopenë nuk jemi në gjendje ta besojmë lëndën e saj, se tematika e saj është e kaluara apsulute, dhe lënda e parë është gojëdhëna, “Duke iu qasur leximit të epopesë, unë jam i detyruar të pajtohem se e vërteta është ajo që personalisht nuk jam në gjendje të besoj”[6].
1.5 Henri Xhejms “Arti i romanit”
Sikurse Bahtini, edhe Henri Xhejms mendon se romani në krahasim me zhanret tjera është zhanër i papërfunduar, zhanër në krijim e sipër.
1.6 Moris Blansho në veprën “Zëri i tregimtarit” flet për rrëfyesin e lashtë epik ku sipas tij rrëfyesi i lashtë epik flet për trimëritë që kanë ndodhur e që ai i reprodukon (riprodhon) qoftë si pjesëmarrës, apo jo, por rrëfyesi nuk është historian.
1.7 Romani dhe Poezia
Mishel Bytor thotë se në kohën e rinisë shkruante poezi, përmbajtja e poezive të tij ishte jeta e tij. “Mbiemri “poetik” sjell me vete kryesisht një grumbull të tërë moskuptimesh, sidomos kur aplikohet në roman”[7]. Sipas Bytor poezia është kritikë e realitetit jetësor të autorit. “Në një roman, këtë e dinë fare mirë të gjithë, Bretoni i pari ndër ta, mund të egzistojnë fragmente poetike, të cilat, po të preheshin me gërshërë antologu, do të dukeshin si poezi në prozë, apo si vargje”[8]. Prandaj, romani duhet të jetë poetik, jo vetëm në fragmente, por edhe në tërësi.
Poeti, për të krijuar poezinë e tij të mirëfillt, përdor fjalë nga jeta e përditshme, edhe lënda e poezisë, përveç aktit të saj është shpëtim i gjuhës së rëndomtë.
1.8 Mishel Bytor mendon se romani ndryshon nga zhanret tjera, si: epi, poema, lirika, nga drama e thjeshtë. “ Të gjitha mjetet figurative dhe shprehëse të këtyre zhanreve, si edhe vetë zhanret, hyjnë në roman, duke u shndërruar në objekt shprehjës”[9].
2. Gjuha e romanit
Mihail Gllovinjski në studimin e tij “Romani dhe e vërteta” thotë se gjuhën që e përdorin shkrimtarët në vepra të tyre është gjuhë e traditave dhe e vendit ku ata jetojnë. Kurse i quan naiv ata të cilët mendojnë se çdo gjë e shkruar në vepër është e vërtetë.
Gllovinjski pajtohet me fjalët e Stanisllav Lemit ku sipas tij “(…) gjuha me të cilën shkruhen veprat letrare, nuk është gjuhë që e përdor shkenca (…)”[10]. Vepra letrare e formëson, ndikon në formulimin e gjuhës së një shteti.
“ Gjuha e romanit është sistem dialogjik reciprok që ndriçon të gjitha gjuhët e tjera. Ai nuk mund të përshkruhet dhe të analizohet si një gjuhë e vetme unike”[11]. Sipas Bytur romani si zhaner është lëndë shprehse, që përcjell mesazh tek lexuesi. Mesazhi që dërgon tek lexuesit është mesazh autokritik, “Çdo roman, më shumë a më pak, është sistem i dialogizuar figurash të gjuhëve dhe stileve, konkrete dhe të pandashme nga gjuhët e njohjes. Gjuha e romanit, jo vetëm që shpreh, por edhe vetë është lëndë e shprehjes. Gjuha romaneske është gjithmonë autokritike”[12].
Alen Rob-Grije “Romani i ri, njeriu i ri”, flet për gjuhën e romanit të ri, “Veprat tona shkruhen me fjalë, me fjali të përditshme, me të cilat shërbehet gjithë bota”[13].
3. Zherar Zhenet “Kufijt e rrëfimit”
Sipas Zhenetin kufijt e rrëfimit janë narracioni dhe diskrepcioni, narracioni lidhet me veprimet dhe ngjarjet duke i konsideruar procese të pastëra, ndërsa diskrepcioni ndalet në objekte dhe sende në roman.
Nëse me marrëveshje pranojmë t’i përmbahemi domenit të shprehjes letrare, rrëfimi do të definohej pa veshtirësi si reprezentim i një ngjarjeje, ose i një vargu ngjarjesh, reale e fiktive, me anën e ligjërimit e në mënyrë më të veçantë, ligjërimit të shkruar.
Të definohet pozitivisht rrëfimi, do të thotë të bëhet e besueshme. “Rrëfimi, në trajtën e vet të pastër, karakterizohet nga përdorimi ekskluziv i vetës së tretë, kurse nga trajtat foljore, nga përdorimi i aoristit dhe plauskuamperfektit”[14]. Rrëfyesi sias Zhenetit nuk egziston më. Sipas Zhenetit të folurit mund të rrëfejë e prapë të jetë të folur, ndërsa të rrëfyerit nuk mund të flas e të dalë sakaq prej vetvetes së vet.
“(…) Për Platonin, si dhe për Aristotelin, rrëfimi është një mënyrë e dobësuar, e zbutur e reprezentimit letrar- dhe, në shikim të parë, nuk kuptohet mirë çka do të bënte të gjykohej ndryshe”[15].
4. Prania e autorit në roman
Rrëfyesi gjendet në të gjitha veprat e artit narrativ, në ep e në tregim, në novelë e anekdotë. “Secili prind e ka të qartë se duhet të transformohet në qoftë se fëmijëve të vet do t’u rrëfejë ndonjë tregim”[16].
4.1 Volfgang Kajzer “Kush e rrëfen romanin”, mendon se rrëfyesi në roman nuk është autori, por transformimi i tij në personazhin kryesor. Po e marr një shembull, personazhi Dr. Gjilpëra, personazh i Faik Konicës, Faik Konica transformohet në personazhin e romanit duke paraqitur botkuptimin e tij për Shqipërinë, për popullin e tij, mënyrën e jetesës se popullit, shërimin e popullit e etj. “Arrijmë kështu te rezultati negativ: rrëfyesi në roman nuk është autori. Por, ndoshta kemi arritur edhe te rezultati pozitiv: ai që e rrëfen është vetja e trilluar, në të cilën transformohet autori”[17].
(Ich – Roman), romani në trajtë ditari apo letrash që edhe në letërsinë shqipe është i pranishëm që njihet edhe si roman autobiografik “Pse” Sterio Spase, etj, paraqet ndjenjat sentimentale. Format e tjera të shkrimit të romanit me prani të autorit janë edhe romanet (Ich – Form), në vetën e parë njëjës, dhe në romanet në vetën e tretë njëjës (Er- Form).
“Rrëfyesi në të vërtetë edhe nuk ekziston më”[18]
4.2 Mishel Bytor “Romani dhe poezia”, mendon se “Autori merr pjesë në roman (ai është i pranishëm kudo në të) gati pa gjuhën e vet të drejtpërdrejtë”[19] .
5. Personazhi i romanit
5.1 Heroi i romanit sipas Bahtinit nuk duhet të jetë trim, as në kuptimin epik, as tragjik të kësaj fjale.
5.2 Ai duhet të ketë cilësi pozitive e negative, të larta e të ulta, komike e serioze
5.3 Heroi duhet të paraqitet jo si i përfunduar e statik, veçse si personazh që shfaqet, ndryshon, edukohet nga jeta.
5.4 Henri Xhejms në pjesën “Arti i romanit” mendon se personazhet e romanit duhet të jenë reale.
5.5 Sipas Volfgan Kajzerit ai që e rrëfen ngjarjen në roman nuk është autori, ai, pra, autori sipas Kajzerit transformohet në një personazh të trilluar. Që i bie të jetë heroi i romanit personazh i trilluar.
5.6 Edvin Mjur mendon se në romanin e personazheve heroi pasi te mebetet gjallë, lupset t’i kthehet sigurisë e rendit pa kurrfar vrrage që do t’i pengonte kënaqësin e tij.
5.7 Kurse në romanin e ngjarjes rendom i sjell mordjen ndonje personazhi dytësor.
5.8 Aleksander Flaker “Rreth tipologjisë së romanit”, Henryk Markiewicz, vendos një tipologji jashtzakonisht të saktë tregimtarit (narratorit), Markiewicz, mbështetet edhe në disa punime të ndryshme si F. Spielhagenit, K. Friedemannit,
I. Tregimtari autor (narrator) – që nuk i përket realitetit të paraqitur dhe nuk i përket realitetit të paraqitur dhe nuk është si fytyrë fiktive:
“1. Tregimtari “i gjithëdijshëm”.
2. Tregimtari me njohje fiktivisht të kufizuar të realitetit të paraqitur.
3. Tregimtari si vrojtues që interpreton dhe vlerëson.
4. Tregimtari si vrojtues neutral që vetëm regjistron.
5. Tregimtari me perspektivë shumëformëshe (“pikëpamje” e tij zhvendsoset me radhë nëpër vetëdijen e disa fytyrave).
6. Tregimtari me perspektivë njëformëshe (“pikëpamja” është e vendosur në vetëdije e një fytyre).
II. Tregimtari si subjekt fiktiv i autorit, domëthënë që nuk i përket botës së paraqitur (p.sh tregimtari i Të zgjedhurit të Manit).
III. Tregimtari si një fytyrë fiktive që i përket realitetit, që është paraqitur në veprën letrare;
1. Tregimtari që zhvillon narracion retrospektiv (ditari, letra, shprehje monologjike).
2. Tregimtari si subjekt që zhvillon monolog të brendshëm.
IV. Tregimtari që i përket fiktivisht botës së paraqitur, po megjithatë sundon “gjithëdijën” e tregimtarit autor (për shembull tregimtari në romanet e Dostojevskit)”[20]
Romani trajton fatin e heroit të vet me po aq madhështi sa epi, por ky personazh është njeri i zakonshëm në labirintin e madh të jetës.
6. Tematika e romanit
6.1 Bahtinit mendon se romani si zhanër në tematikën e tij rrok temën e dashurisë, është historia e dashurisë.
6.2 Sipas Henri Xhejms mision i romanit është ta paraqes jetën, poqëse ndodh e kundërta romani do të ndodhet në një gjendje të çuditshme.
6.3 Volfgan Kajzer mendon se romani sipas përmbajtjes, romanet ndahen ose përkufizohen, “romani erotik”, “romani familjar”, “romani shoqëror”, “romani mbi familjen”, “romani mbi vendlindjen”, “romani historik”. Kajzeri mendon se romani nga studiuesit u cilësua si rrëfim i folësit vetiak individual.
6.4 Alen Rob-Grije në pjesën “Romani i ri njeriu i ri”, paraqet se personazhi i romanit është njeri që mendon, që ndjen, që sheh “Në romanet tona njeriu është ai që sheh, që ndien, që mendon, njeri që ekziston në hapësirë dhe kohë, që kushtëzohet nga pasionet e veta, njeri si ju dhe si unë”[21]. Romani i Ri mund të na ofroj vetëm e përvojën e tij, të kufizuar dhe të pasigurtë. Njeriu, njeriu i sotëm, vet është tragimtar i vetvetes.
Grije mendon se tematika e romanit të ri duhet të jetë letërsia, e jo tematika e romanit të mbroj qëndrime politike. “I vetmi angazhim i mundshëm i shkrimtarit është letërsia”[22]. Edhe padrejtësit politike që ndodhin në vend, sipas Grijenuk duhet të jetë tematikë e romanit, tematikë e vetme duhet të jenë letërsia, objekti i saj.”S’është mençur të shkohet kah ajo që në romanet tona të mbrohet ndonjë qëndrim politik, madje edhe ajo që na duket e drejtë, edhe ajo nëse në jetën tonë politike luftojnë për fitorën e saj. Aktiviteti politik na shtrëngon gjithnjë të parandjejmë domethënie të njohura: shoqërore, historike, morale. Arti është më modest- por më ambicioz- :për të kurrë dhe asgjë të njohur apriori”[23].
Alen Rob-Grije mendon se para veprës letrare nuk ka paraletërsi, s’ka tezë që duhet të mbështetet, por e as në porosi, vepra duhet mbështetur në brumin e saj estetik, që ka për qëllim ushqyerjen e shpirtit të njeriut.
7. Modelet e Kompozicioni
Viktor Shkllovski në studimin e tij ““Tristram Shandy” i Sternit dhe teoria e romanit” paraqet kompozicionin e romanit “Tristram Shandy” i Sternit. Sterni në këtë studim paraqitet si revulucionar ekstremist i formës. Kompozicioni i “Tristram Shandy” është përmbysur nga autori, të gjitha pjesët përbërëse të tij janë znvendosur. Parathënja në cdo vepër vendoset në fillim të veprës, në romanin “Tristram Shandy” ajo është vendosur në kapitullin 64, prej faqes 182-192. Kulminacioni i gjithë këtyre ndërrimeve të anës formale të “Tristram Shandy”, janë përmbysur madje edhe kapitujt: kapitulli 297 e 298 gjinden pas 304. Sterni në romanet e tij është përkujdesur për prishjen e formave të rëndomta. Kompozicion të ngjashëm kishte përdorur edhe Gogoli në veprat e tij.
7.1 Edvin Mjur “Romani i ngarjeve dhe romani i personazheve” , në këtë pjesë autori në bën të ditur se objekt i kësaj pjese është struktura e romanit.
Mjur strukturën e romanin e ndan në dy pjesë: romani i ngjarjeve dhe romani i personazheve. Edvin Mjur mendon se në romanin e personazheve heroi pasi te mebetet gjallë, lupset t’i kthehet sigurisë e rendit pa kurrfarë vrrage që do t’i pengonte kënaqësinë e tij. Kurse në romanin e ngjarjes rendom i sjell mordjen ndonje personazhi dytësor. Verteri ne pjesën “Kush e rrëfen romanin”, të Volfgang Kajzer mendon se për romanin nuk është e rëndësishme vetëm tematika, por edhe kompozicioni i brendshëm, fillimi, mesi dhe mbarimi.
Sipas Edvin Mjur forma më e thjeshtë e artit në prozë është tregimi, që shënon një vazhdim ngjarjesh kyesore jo të zakonshme, ku ngjarja zhvillohet rreth një personazhi kryesor, por ka edhe personazhe dytësore ku i hedhin dritë ngjarjes.
7.2 Fabula
Kur është fjala për romanin historik, kompozicioni i fabulës është realizim i asaj harmonie racionale- dhe i trajtuar kështu- lypset të jetë ekuivalent (“refleks” siç do të quhej me gjuhën e estetikës së shekullit të kaluar) i sistemit të vërtetë botëror.
Fabula e romanit sipas Rene Maria Alberes “Synimi i romanit: Proteu”, paraqet jetën, zbulon fshehtësitë që janë prapa jetës, paraqet përvojën, vuajtjet, sakrificat e njerëzve për një jetë më të mirë.
“Fabula është imitim i një veprimit; me fjalën <<fabulë>> kuptoj të lidhurit e një vargu ngjarjesh”[24].
7.3 Motivi
Motivimi – sikundër dëshmon për mrekulli Zheneti përmes shembullit të Balzakut – është arsyetim i faktit të veçantë me anë të ligjeve të përgjithshme, është trajtim i sa ngjarjeve si shprehjeve e veprimit të këtyre ligjeve.
“-motivi është çështje e vetëdijës shoqërore, së cilës i referohet dhe që është kontekst i saj i natyrshëm”[25].
7.4 Mishel Bytor mendon se “ Êshtë e nevojshme, andaj, që struktura e brendshme e romanit të jetë në raport me strukturën e realitetit ku shfaqet ajo, embrion i atij filizi.
7.5 Alen Rob – Grije në pjesën “Romani i ri, njeriu i ri” jep një hartë se si duket romani i ri në krahasim me romanin e vjetër: “ 1) Romani i Ri sanksionon ligje të çëlikta për të gjithë romansierët e ardhshëm; 2) Romani i Ri shlyen të kaluaren; 3) Romani i Ri dëbon njeriun nga bota; 4) Romani i Ri synon objektivitetin e përsosur; 5) Romani i Ri, meqë lexohet vështirë, u dedikohet vetëm ekspertëve”[26]. Romanin e Ri, ne se lexues nuk duhet të aceptojmë vetëm si teori, por hulumtim, prandaj, nuk sanksionon kurrëfarë ligjesh. Romani i Ri krijohet si synim që t’u kundërvihet formave ekzistuese të krijimit.
7.6 Aleksander Flaker “Rreth tipologjisë së romanit”, Tomashevskit, teorik letrar që i cili në doracakun e vet Teorija e literatury të vitit 1925 vendosi sistematizimin koherent të romanit, i cili është i mbështetur mbi parimet e hetimit të ndërtimit fabular, ndërsa këto gjetën shprehje në punimet e kolegut të tij rus- Viktor Shkollovskit. “Kështu fituam ndarjen e njohur në konstruksion të shkallëzuar (stupenčatoe postroenie), konstruksioni unazor (kol’cevoe postroenie) dhe në konstruksionin paralel ( parallel’noe postroenie). Tomashevskit në doracakun e tij Stilistika stihosloženije (1959) ai bën ndarjen e dy tipave të kompozicionit kompozicioni i ngjarjeve (kompozizija desjstija)- të shkallëzuar dhe paralele. Julian Krzyzanowski bën ndarjen sipas temës dhe kohës ( e kaluara, e tashmja, e ardhmja).
7.7 Wolfgang Kayseri bëri një ndarje tipologjike të roamnit “Romani i ngjarjeve”, romani i fytyrës”, dhe “romani i hapësirës”, i karakterizon autori në veprën e vet të njohur Das sprachliche Kunstwerk si kategori historike, për arsye se ato shfaqen si kategori historike.
Romani i karakterit bëhet në shekullin XIX tip themelor i romanit. Për romanin e shekullit XIX është karakteristike aspirata për kujtimin e një përmbajtje të gjithanshme, sidomos kundrejt shoqërisë, aspirata për “totalitetin” e Hegelit, aq e dukshme te Balzaku e Standeli.
Romani i llojit kronikë që e njohim nga Klim Samgini i Maksim Gorkit, i cili nuk e ka në qëndër të vemendjes një karakter (personazh), po një totalitet të ngjarjeve.
Kayseri na ka njohur tashmë me romanin e hapsirës, këtë lloj romani e njofim në shek XVIII me romanet angleze. Në radhën e romaneve të hapësirës përpos romaneve pikareske, Kayseri e fut edhe romanin e Tolstoit “Luftë e paqe”.
Romani i shprehjeve, ky tip i romanit në letërsinë evropiane u shfaq pas Dostojevskit.
7.8 “Më në fund, tipologjia jonë e romanit duhet plotësuar edhe me futjen e një tipi të veçantë të romanit – të romanit monologjik- asociativ”[27]. Ky lloj romani ndahet në dy nën lloje , grupet e para do t’i takojnë këtu romanet me tregimtar, i cili paraqitet në vetë të parë dhe monologizon botën vetiake të brendshme (romani i “rrjedhës së vetëdijës”), ndërsa në grupin e dytë do të hyjnë romanet me tregimtar, që i relacionon monologjet e huaja të brendshme dhe vargjet asociative. Shkllovski mendon se romani si zhanër dhe struktura e tij, më afër se cilido zhanër për t’u modifikuar. Shkllovski mendon se miti për zhdukjen e romanit janë ende të pranishme, kështu që secili krijues e ka para vetës, që duke krijuar formë të re të romanit të shkatërroj atë të vjetrën.
7.9 Alen Rodvej “Modernizimi në roman”, romanin si zhanër e ndan në romani -romancë dhe romani- reportazh.
8. Koha në roman
Viktor Shkllovski mendon se koha në jetën e përditshme duket duke ndërruar kualitetin gjesendeve. Koha te këngët epike dhe në ep është e ngadalshme, pa nxitim, p;sh kallëzohet si heroi e shalon kalin.
Kurse në romanet angleze sipas Shkllovskit koha vihet në mardhënje me udhëtimin. Udhëtimet rëndom janë kushtëzuar nga kërkimi apo shpëtimi i heroinës, të cilat shpeshherë dëshirojnë ta martojnë pa pëlqimin e saj.
Sipas Shkllovskit koha në roman apostrofohet me ndërrimin e kapitullit dhe strofave me ndërrimin e stinëve të vitit. Në jetën e përditshme ne e përcjellim njeriun prej lindjes deri në vdekje, nëpër çaste të llojllojshme të jetës së tij.
9. Romani dhe e vërteta
Mihail Gllovinjski “Romani dhe e vërteta” se e vërteta është element i strukturës së veprës letrare dhe njëherit faktor kryesor në relacion me lexuesin, vetëdijen, bindjet, besimin etj. Në veprën letrare kriter definitiv është operacioni letrar e jo vetëm lënda e cila e paraqet të vëretën apo jo.
E vërteta e romanit, lënda e tij nuk mund të verifikohet, siguria në të mbështetet në besimin dhe në të zënët besë. “Romani klasik- ta përsërisim- ishte i fascinuar me të vërtetën”[28]. E vërteta mirret nga vepra letrare duke patur besim para se fillon leximi për një çështje. Vepra letrare transmeton tek lexuesi edhe të kuptuarit ndryshe i së vërtetës së një vepre letrare.
“Nëse pajtohemi se e vërteta në letërsi është një prej elementeve të konvencioneve letrare (me konvencion nënkuptohen mënyrat e konsoliduara e të afirmuara të rrëfimit në shoqëri), të kuptuara gjerësisht, në të përkufizohen njohuritë e kompetencës së literaturës, sepse edhe ato varen mu nga këto konvencione”[29].
E vërteta në letërsi nuk ka të bëj me të vërtetën apsolute nese mund ta quajmë me këtë term, ajo është element rrëfenje, që s’ka të bëjë me realitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçse me rrëfenjat e tjera, ku autori paraqet aventurat e përjetimet e tij.
“Romani i ri flet për përvojën dhe jo për skemat ngushëlluese, të cilat përpiqen t’i fshehin tragjeditë dhe t’ia imponojnë rendin konvencional jetës sonë, pasioneve tona”[30]. Kështu mendon Alen Rob-Grije në pjesën “Romani i ri njeriu i ri”. Rob-Grije mendon se e vërteta politike, apo të vërtetat e tjera jetësore nuk duhet të jenë objekte të traitimit të romanit, përpos objektit të vetëm që është letërsia, brumi i saj estetik.
E vërteta! Ajo që e quajmë e vërtetë është vetëm homogjenja.
10. Vlera e romanit
“Vlera e një romani qëndron padyshim në fuqinë dhe në bindshmërinë e atij vizioni që jep, atij zëri që flet; apo edhe të asaj arkitekture që imponohet vetiu, që zbulon veti të cilësuara hapësire imagjinare”[31]. Qëllimi i tij është që mesazhin që dërgon tek lexuesit të aceptohet sa më bindshëm që është e mundshme nga ana e tyre. Kleber Eden shton se “personazhi i gjallë” është shpikja më e bukur profesionale. Kjo tezë konsiderohet si paradoks për romanin.
Alen Rodvej “Modernizimi në roman” mendon se funksioni i romanit është që tek lexuesit të sjell diçka te re, që zhanret tjera nuk janë në gjendje të na ofrojnë.
11. A i erdhi fundi romanit
Ekzistojnë pikëpamje se romani i vjetër balzakian ose dikensian është formë, së cilës ende nuk i ka kaluar koha dhe si e tillë është e përshtatshme për ta shprehur realitetin e ndërlikuar. Romani klasik i periudhës balzako-dikensiane është krijuar para romanit rus, respektivisht para atij transformimi të zhanrit, i cili vetë e ka braktisur idenë se është i përhershëm.
“L. N. Tolstoi në kohën e krijimit të Luftës dhe paqjes, në parathënie – që mbeti një kohë të gjatë në dorëshkrim- mohonte qëndrushmërinë e formës së romanit”[32]. Tolstoi e mohonte anën formale të romanit të vjetër evropian, ku mendonte që ajo formë nuk është universale: “Ne, rusët kurrsesi nuk dimë të shkruajmë romane në atë kuptim, me të cilin e nënkuptojmë në Evropë (Angli) atë lloj vepre (…)”[33]. “Mendimi artistik rus mund të vihet në atë kornizë; ai kërkon kornizë të re, për veten (…)”[34]. Tolstoi mendonte se secili krijues i madh duhet t’i ketë (të krijojë) format e veta. Në art përleshen epokat. Çdo vepër letrare mundohet të krijoj diçka të re, duke e mohuar vetëveten, është antipod i diçka tjetër. Don Kishoti është një kundërvënie e romanit kalosiak.
Secila periudhë e zhvillimit të romanit është krijuar duke mohuar atë periudhë paraprake, mbeti karakteristikë e përhershme e romanit. Romani realist i shekullit XIX lindi si kundërvënie ndaj romanit sentimental të perudhës së romantizmit, kurse romani i shekullit XX, si kundërvënie e romanit realist të shekullit XIX.
Përfundimi
Në këtë vepër gjashtëmbëdhjetë autorë paraqesin mendimin e tyre për romanin. Ana formale e seminarit mbështetët në metodën e bashkimit të çështjeve të përbashkëta të të gjithë autorët, duke filluar me:
1) Definicionin i romanit
2) Romani dhe zhanret tjera
3) Gjuha e romanit
4) Zherar Zhenet “Kufijt e rrëfimit”
5) Prania e autorit në roman
6) Personazhi i romanit
7) Tematika e romanit
8) Modelet e Kompozicioni
9) Koha në roman
10) Vlera e romanit
11) A i erdhi fundi romanit
Të pjesën e parë, e cila ka të bëj me Definicionin e romanit , janë marrë mendimet e këtyre autorëve Maria Alberes “Synimi i romanit: Proteu”, mendon se është vështrirë të jepet definicioni i romanit, madje, edhe të përcaktohet vendi i tij, njësoj sikundër nuk do të mund të jepnim definicionin e muzikës. Edhe Mihail Gllovinjski jep një përkufizim për romanin, Shkllovski bën një krahasim të romanit me zhanret tjera, në këtë pjesë janë bashkuar mendimet e përbashkëta dhe dallimet e tyre rreth romanit duke i krahasuar me zhanret tjera, e sidomos me epin e tragjedinë.
Në pjesën e tretë janë shtruar gjitha mendimet rreth gjuhës së romanit që këta gjashtëmbëdhjetë autor i kanë paraqitur nëpër punimet e tyre. Mihail Gllovinjski në studimin e tij “Romani dhe e vërteta” thotë se gjuhën që e përdorin shkrimtarët në vepra të tyre është gjuhë e traditave dhe e vendit ku ata jetojnë.
Shkllovski në punimin e tij “Tristram Shandy” paraqet anën formale të romanit të Sternit, i cili është një roman i cili i anashkalon format tradicionale dhe krijon formë të re, Shandy” është përmbysur nga autori, të gjitha pjesët përbërëse të tij janë znvendosur. Sterni në këtë studim paraqitet si revulucionar ekstremist i formës. Unë si ndjekës i lëndës “Teori e prozës” dhe përpilues i ketij seminari kam fituar përvojë të re në shkrimin e seminarit.
Literatura
• “Çështje të romanit”, Rilindja, Rrishtinë, 1980
• Zherar Zhenet “Figura”, Rilindja, Prishtinë, 1985
• Aristoteli “Poetika”, Buzuku, Prishtinë, 2003
• Zejnullah Rrahmani, “Teoria e letërsisë”, Libri shkollor, Prishtinë, 1999
•“Fjalori drejtshkrimor i Gjuhës shqipe”, Rilindja, Prishtinë, 1983