Çeshtja e femrës në Islam , opinione

KAPITULLI VI.

Për çështjen e femrave

Volter, për çështjen e femrës në Islam, thotë:

“Muhammedi ka sjellë ligje të mira, me të cilët ka dashur ta shpëtojë njerëzimin nga fatkeqësia, padituria dhe shfrenimi. Këto ligje e shikojnë bamirësinë dhe dobinë e të gjithë njerëzve mbi tokë: meshkujve dhe femrave, të rriturve dhe fëmijëve, të mençurve dhe të sëmurëve mentalisht, të bardhëve dhe të zinjve, të verdhëve dhe të kuqve. Nuk është ai, që e ka aplikuar poligaminë (martesën me shumë gra). Përkundrazi, ai e ka kufizuar numrin e pakufishëm të grave, në vetëm katër gra.

 

Ligji mbi martesën dhe shkurorëzimin, të cilin e ka proklamuar ai, është shumë më i mirë dhe më fisnik se ligjet e ngjashëm në krishterizëm. Ndërsa, sa i përket shkurorëzimeve, konkretisht, mendoj se nuk ekziston asnjë ligj më komplet dhe më gjithëpërfshirë s se ligji kur’anor.”[1]

Will Durant

“Në se do të ishte e nevojshme të gjykohej, nga një këndvështrim tjetër, gruaja muslimane, krahasuar me disa gra në Evropë, ishte në gjendje më të mirë. Çdo mall ose para që fitonte, i përkiste asaj. As bashkëshorti nuk mund t’i merrte ato që fitonte. Në dhomat e veta, në siguri, endte, qëndiste, qepte, administronte shtëpinë dhe rriste fëmijët. Nga ana tjetër, i mbetej kohë edhe për lojë e biseda, të shoqëruara me ngrënie ëmbëlsirash me shoqet e saj.” [2]

Stanley Lane – Pole, thotë:

“Ndryshimet e rëndësishme, që bëri Muhammedi a.s., në çështjet e gruas, asnjë ligjvënës i madh nuk i ka bërë. Vendimet, në lidhje me gratë, gjithsesi, janë dispozita të kodifikuara në Kur’an, gjer në çështjet e imta. Ja, në këtë pikë, qëndron reforma më e rëndësishme e Muhammedit a.s. Kjo reformë, sado e parëndësishme t’i duket një evropiani, kur krahasohet me sistemin ligjor të vjetër, lidhur me gruan, me të vërtetë është madhështore! Kufizimi i poligamisë, këshillimi i bashkëshortësisë me një grua, zëvendësimi i elementëve të bashkëshortësisë tradicionale arabe, që shkaktonin frikë për shkak të ortakllëkut dhe përzierjes, me nivele të tjera ndalimi, kufizimi i ndarjeve, vendosja e rregullave shumë të forta për dhënien e kontributit, kujdesi dhe ushqimi për një kohë grave të ndara nga ana e burrave, së bashku me trajtimin e përpjesëtimit të ushqimit të fëmijëve, në raport të barabartë midis gruas e burrit, organizimi i risisë që garantonte zbatimin e statusit të tyre si trashëgimtarë ligjorë dhe heqja e zakonit dhe traditës që e pat lënë gruan e ve, në cilësinë e mallit të trashëgueshëm të burrit; të gjitha këto, formojnë një kuadër të madh ndryshimesh dhe reformash.” [3]

Lois Lamya al Faruqi: Luiz Lamya el Faruku, e mori titullin e saj të doktoraturës, për studimet islame, në Universitetin e Sirakuzës. Ajo ishte profesoreshë në Universitetin Batler, në Universitetin e Penselvanisë, në Universitetin Uilianova dhe në Universitetin Tempël. Publikimet e saj përfshijnë: ‘Islami dhe Arti’, dhe’ Atlasi Kulturor i Islamit’, në të cilat, ajo është bashkëautore me burrin e saj, Isma’il Farukun. Ajo, u vra në shtëpinë e saj, së bashku me burrin e saj, më 30 maj, 1986. Ajo thotë:

Sipas Islamit gruaja është biologjikisht, pra edhe fizikisht dhe psiqikisht më ndryshe nga burri. Gruaja dhe burri kanë pozitë të njëjtë, por detyra të ndryshme: ata kanë vlerë të njëjtë, por aftësi të ndryshme: të barabartë para Zotit, por kanë role të ndryshme në jetë.

Burrat dhe gratë duhet të jenë plotësues të njëri-tjetrit, në një organizim multi-funksional, më mirë se sa të konkurrojnë me njëri-tjetrin, në një shoqëri uni-funksionale.

Feminizmi, siç paraqitet në shoqërinë perëndimore, përgjithësisht e ka mohuar çfarëdo diferencimi të tillë dhe ka kërkuar një lëvizje drejt një shoqërie uniseksuale, me qëllim që të arrihen të drejta të barabarta për gratë. Me “shoqëri uniseksuale”, duam të themi një shoqëri, në të cilën parapëlqehet dhe respektohet një formë e vetme e roleve dhe e punëve, prej të dy gjinive dhe (ajo formë) synohet prej të gjithë anëtarëve të shoqërisë, pavarësisht prej dallimeve të moshës dhe të gjinisë.

Islami i ngriti gratë prej pozitës indiferente dhe përçmuese në atë të partnereve të barabartë në martesë me mashkullin. Prej një pozite të një mosqenieje ligjore, ajo u bë një personalitet ligjor në kuptimin e plotë të fjalës e aftë për të mbajtur pronën, me pasjen e së drejtës për të patur pjesë të drejtë të pasurisë trashëguese të familjes dhe burrit të saj. Gruaja sipas Islamit mund të ketë një rol të barabartë me atë të një burri, aq sa e lejojnë karakteristikat e saj të veçanta fizike.

Në fenë islame nuk ekziston koncepti i fajësisë së mëkatit fillestar mbi gratë. Larg prej idesë, se djalli e tundoi Evën, në rolin e saj si gruaja e parë, Kur’ani e vendos fajësinë për mosbindje në Parajsë si mbi Ademin ashtu edhe mbi gruan e tij. Ata të dy (Ademi dhe z. Hava) u penduan dhe kërkuan falje. Zoti i fali ata dy: (7:20-25; 20:121). Gjithashtu, gruaja është nëna e të gjithë burrave dhe roli i saj nuk përmban konotacione përbuzëse.[4]

Gaudefroy-Demombyne s, përkrah opinionin se, nga pikëpamja e juridiksionit të gruas, e drejta islame qëndron më lart se ligjet e sotme evropiane.

“Dispozitat ligjore të Kur’anit, të cilat anojnë deri në fund nga ana e grave, edhe sikur të jenë vetëm sa për formë, Sheriati atyre u ka ofruar një status më të favorshëm, se ai që i ofrojnë ligjet e sotme të Evropës. Gruaja muslimane, sa i përket posedimit të pasurisë, gëzon të drejtën ligjore të pasurisë së veçantë. Me peshën që iu dha, ajo mund të zotërojë gjer në fund të jetës, mallra që do t’i kalojnë asaj si pajë, dhurata dhe trashëgim, si dhe të ardhurat e fituara prej punës së saj.” [5]

Zonja Anni Besant

“Islami është i pari që proklamoi lirinë (e femrës dhe skllevërve), kurse Muhammedi a.s., diti që me shembullin dhe zbatimin e Kur’anit, t’i verë ato në jetë. Mes të tjerash, Muhammedi a.s., është shprehur: ’Njeriu më i urryer është ai njeri, që e shet njeriun si skllav.’ ”[6]

“Për sa i përket çështjes së gruas, legjislatura islame është prej legjislaturave më të përparuara dhe më të drejta, të cilat kanë dalë në këtë botë. Legjislatura islame është shumë para legjislaturave perëndimore, përsa i përket pasurisë së patundshme, të drejtave të trashëgimisë dhe ligjit të shkurorëzimit, ajo është mbrojtës i të drejtave të gruas. Frazat ‘jetesa vetëm me një grua’ dhe ‘poligamia’ i kanë tërbuar (mashtruar) njerëzit dhe i kanë kthyer kokat e tyre nga të menduarit rreth nënçmimit dhe mjerimit, në të cilin jetojnë zonjat perëndimore. Burrat e tyre të parë, të cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen e tyre, i lanë rrugëve, pasi i kryen me ato nevojat e tyre, dhe u larguan nga ato për shkak mërzisë dhe lodhjes, dhe për këtë, pas kësaj nuk ndihmohen dhe as që mëshirohen.”[7]

“Fati i femrës së tillë është i pakrahasueshë m me pozitën e femrës, e cila ka hyrë në martesë poligamike të ligjshme dhe e cila, ndonëse e ndan burrin me një grua tjetër, e gëzon përkujdesjen e burrit, bëhet nënë në familje. Kur natën shoh mijëra e mijëra femra në rrugët tona, jam e bindur se Perëndimi duhet të mësojë nga Islami dhe duhet të ndërpresë të kritikojë Islamin në lidhje me poligaminë. Islami i mundëson gruas në martesën me shumë gra, të ketë burrë dhe fëmijë në prehër, në mënyrë legjitime dhe me të gjitha meritat. Kjo është shumë më e mirë, më e lumtur, më e respektuar dhe më dinjitoze për femrën sesa jeta e pasigurt dhe e rëndë në rrugë. Këto femra janë viktima të pasioneve të meshkujve. Ajo e bart fëmijën e vet jolegjitim, ndërsa ligji nuk e mbron aspak.”[8]

Profesor N. L. Coulsen

“Nuk ka dyshim se, normat ligjore kur’anore, që kanë të bëjnë me definimin e pozitës së gruas, e veçanërisht atyre të martuara, janë norma më të drejta, dhe janë norma reale ligjore. Normat ligjore të kurorëzimit dhe shkurorëzimit, në masë të madhe, shikuar në përgjithësi, konsistojnë në përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri dhe ngritjen e tyre. Ato bënë ndryshime revolucionare në zakonet arabe, të cilat dominonin para Islamit. Gruaja fitoi legjitimitet të pavarur, gjë që nuk e posedonte më parë. Ndërkaq, ndryshimin më të madh, të cilin e bëri Kur’ani, në parimet e shkurorëzimit, është vënia e ligjit të pritjes (iddetit) për të shkurorëzuarën.” [9]

Edward Montet, profesor i gjuhëve orientale, në Universitetin e Gjenevës, në hyrjen e përkthimit të tij të Kur’anit, thotë:

“Reformat e Muhammedit a.s., arritën përparim të pamatshëm, prandaj e radhisin në mesin e mirëbërësve më të mëdhenj të njerëzimit. Një reformë e tij, e ajo është ndalesa e vrasjes së foshnjës femër të posalindur, është e mjaftueshme që t’i sigurojë emër të paharrueshëm përgjithësisht, në histori.”[10]

Doktori Gustav Le Bon, shkruan:

“Asgjë në Evropë nuk është kritikuar sikurse zakoni lindor i poligamisë. Evropa për asgjë tjetër nuk ka gabuar aq shumë, duke kritikuar institucionin e martesës me shumë gra. Është e sigurt, se martesa legale me shumë gra në Lindje, është më e ndershme nga prostitucioni i fshehtë, apo publik i Perëndimit. Natyra e fshehur e marrëdhënieve ilegale i poshtëron të dy palët. Legalizimi i martesës me shumë gra, është më i mirë në çdo aspekt.”[11]

Jules Le Boum, shkruan:

“Para Islamit arabët pinin shumë, luanin bixhoz dhe martoheshin me sa gra të donin dhe shkurorëzoheshin kur të donin. Gratë e veja kanë qenë pjesë e trashëgimisë së pasardhësve, të cilët kishin të drejtë të martoheshin me to, ose që t’i falnin ato. Këtë traditë Islami e ndaloi.”[12]

 


[1] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit., f. 171.

[2] Topallogllu, op. cit., f. 30.

[3] Ibid, f. 29.

[4]Lois Lamya al Faruqi, Women Muslim Society and Islam, Indianapolis, 1991, f. 25.

[5] Ibid, f. 30.

[6] Dr. Fadlullah Ensar, op. cit., f. 42.

[7] Ebul Hasen Ali en Nedevij, op. cit., f. 32.

[8] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit., f. 180.

[9] Ebul Hasen Ali en Nedevij, op. cit., f. 33.

[10] Dijalog Islamskih i Evropskih Ucenjaka, op. cit., f. 120.

[11] Topalloglu, op. cit., f. 42.

[12] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit., f. 122.

shkrimin e solli per Kuvendin: Ajni Sinani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *