U prezantua në New York libri ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë ” i autorit Sergio Bitiçi
BEQIR SINA, New York
“KOSOVA: Rruga e Lirisë”, ofron një rekord të veçantë historik, të rolit vendimtar që ka luajtur në disaporën shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, të bëra së bashku në mbështetje për mbrojtjen e Kosovës, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri
WEST VILLAGE – MAHATTAN, NEW YORK : Biznesmeni i sukeseshëm Sejdi “Sergio” Bytyci, njëhereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, duke promovuar këtë libër mbasi ka çelur edhe dy ekspozita solo, ka arritur të tregojë se nuk është vetëm një piktorë i apasionuar dhe një talent i mirë i këtij lloj arti në komunitetin e artistëve, por tani ai na prezantohet edhe si autorë i një libri. Ai së bashku me një grup veprimtarësh shqiptarë, miq të librit edhe këta, poetë, shkrimtarë dhe artistë shqiptarë, si dhe amerikanë u mblodhën të ejten e kaluar në Galerinë Westbeth mjaft e njohur në New York, pjesë e një komuniteti të njohur artistësh në lagjen West Village, ku anëtarë i saj është edhe vetë Bytiçi, i cili prezantoi librin e tij të parë me titull ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë “.
Libri i Bitiçit; “KOSOVA: Rruga e Lirisë”, ofron një rekord të veçantë historik, të rolit vendimtar që ka luajtur në disaporën shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, të bëra së bashku në mbështetje për mbrojtjen e Kosovës, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Ky është dokumenti i parë, i përkushtuar për të parë se si funksionoi dhe si punoi në atë kohë disapora shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, kur Kosova ishte Krahinë e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria ishte totalisht, e izoluar nga bota – nën sundimin komunist të Enver Hoxhës.
Në libër theksohet se si shqiptarët e Amerikës së bashku me disaporën shqiptare në botë dhe organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë, dolën në mbrojtje të të drejtave të shkelura, dhe se si këta shqiptarë u bënë zëri i shqiptarëve për lirinë e shqiptarëve etnikë, që ishin të shtypur në ish Jugosllavi, e cila nuk egzistonë më, mbas shkërmoqjes së saj.
Materiali i botuar në këtë libër,” KOSOVA: Rruga e lirisë “, përbëhet nga disa memorandume të rëndësishme, drejtuar kancelarive, dhe organizatave botërore më prestigjoze të asaj kohe si OKB-ja e tjerë, letra e telegrame drejtuar presidentëve të shteteve më të mëdha të botës, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, artikuj për Kosovën në gazetat më të njohura të kohës, shqiptare dhe të huaja, fletushka të shpërndara nga patrioti i flakët Tahir Kërnaja, të cilat u shpërndanë nëpër sheshet e qendrat e Washingtonit dhe New Yorkut, nga AKYFW në mes të viteve të 1960 dhe 2002. Dhe korrespondencën- e ruajtur me kujdes nëpërmjet faksimileve të telegrameve me dy kryetarët e asaj kohe; Marshallin Tito dhe Enver Hoxhën.
Përshëndetjen e rastit në këtë prezantim e bëri vetë autori i librit ,” KOSOVA: Rruga e lirisë “, zoti Sergio Bitiçi, i cili më pasë u përkujdes edhe për paraqitjen dhe drejtimin e programit.
Autori i librit kujtojë ato vite të vështira kur Kosova nuk njihej as në Washington, New York e gjetkë. “Ishte një kohë kur fjala “Kosovë” do të thoshte qysh në fillim të fjalës së tij autori i këtij libri Sergio Bitiçi, nuk njihej dhe, kur shqiptarët e Amerikës, që do të realizonin lobimin e tyre të mrekullueshëm e historik në kryeqytetin amerikan dhe në kryeqendrën botërore New York, ishin ende të rinjë, periudhë kjo kur nuk kishte LQSHA as KKSHA, dhe VATRA fatlume për fatet e kombit, kishte lënë pas vitet e saj të arta.”
Më tej ai vijojë duke thënë se i ashuquajturi “terr informativ” nuk ekzistonte vetëm në Jugosllavinë e asaj kohe por edhe në Perëndim, ku lajmet për tragjiditë e shqiptarëve sakrifikoheshin për hirë të idealizmit të Titos dhe federatës që kishte mësuar artin e të qenët i paanshëm ( apo me saktë “të dy anëshëm”) në kohën e Luftës së Ftohtë.
“E megjithatë, tha Bitiçi ishte një organizatë shqiptare që vepronte në mënyrë të nëndheshme në SHBA për të sensabilizuar opinionin amerikan për kauzën e shqiptarëve që jetonin në ish Jugosllavi. Dekleratat, dhe buletinet e saj të nxjerra në kushte të vështira, pa mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë sot u dërgoheshin redaksive dhe axhensive më të njohura të kohës, dhe u shpërndaheshin diplomatëve e njerëzve përpara institucioneve të OKB -ës, në New York.”
Sipas tij e njohur si Rinia Kosovare në Botën e Lirë, ajo veproi për disa dekada duke filluar nga vitet 60-ta, duke ndërmarrë një mision në dukje të pamundshëm e që pak është vlerësuar sot kur vetë Kosova po bëhet vetë me shpejtësi pjesë e asaj bote të lirë nga e cila flisnin e vepronin djemtë e vajzat e saj – në mërgim.
Në fakt, nuk është e habitëshme, që sot kur flitet për rolin e shqiptarëve të Amerikës, në ndihmën që i dhanë Kosovës lançohet kryesisht veprimtaria e atyre viteve 90-ta, e të tjerat lihen në harresë. Por, historia e shqiptarëve të Amerikës dhe në veçanti ajo e angazhimit për kauzën e Kosovës dhe të shqipëtarëve në ish Jugosllavinë, do të ishte e paplotë pa kontributin dhe rolin që luajti në atë kohë Rinia Kosovare në Botën e Lirë.
Me këtë rastë vetë Sergio Bitiçi, përkujtoi dhe nderoi një figurë themelore të Rinisë Kosovare në Botën e Lirë, që ia kushtoi gjithë jetën kuazës së atdheut të tij, veprimtarin e ndjerë , Tahir Kërnaja, i njohur nga shqiptarët si “Babë Tahiri”, ose njeriu i demostratave në Shtetet e Bashkuara për Kosovën dhe të drejtat e tyre në trojet etnike. Kërnaja, tha ai ishte në ato vite të errëta, trim dhe frymëzues për brezin e sapo ardhur të shqipëtarëve në SHBA.
Pikërishtë, në një kohë kur UDB-ja, Jugosllave po eleminonte një e nga një në Perëndim të gjithë kundërshatarët politikë të regjimit, me një efikasitet dhe mizori që linte pas dhe KGB-nën ruse, Tahir Kërnaja ishte i vetmi që nuk druhej të ofrojë veten publikisht së bashku me anëtarët e Rinisë Kosovare në Botën e Lirë.
Një tjetër figurë që ka ndihmuar me sugjerime dhe këshilla në të gjitha kohët sipas Bitiçit, ka qenë Professor Rexhep Krasniqi
Folësi kryesorë ishte studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips i cili tha se :”Ky libër është një dëshmi e qartë asaj se çfarë ka bërë Tahir Kërnaja, por edhe çfarë kanë bërë shqiptarët e Amerikës dhe Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, për demokratizimin e Shqipërisë rrëzimin e Komunizmit, dhe çlirmin e Kosovës pavarësinë e saj dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare, dhe mbi të gjitha është edhe një “dëshmi” e autorit të këtij libri zotit Sergio Bitiçi.”
Disa njërëz këtu në sallë, theksojë professor Philips janë deshmitarë dhe pjesë e kësaj historie të shqiptarëve në diasporë, disa të tjerë janë në arshivat e historisë tuaj, disa të tjerë kan qenë ata që u kan udhëhequr ju – ose kan qenë avokatët e çështjes shqiptare në Uashington – “Zëri i Juaj” në Uashington, të gjithë keni pasur me një qëllim të vetëm çështjen shqiptare – në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare në Ballkan. Ju të gjithë së bashku keni bërë një punë të madhe, gjatë gjithë kësaj kohe në Shtetet e Bashkuara.
Më pas në mënyrë domethënse në këtë prezantim profesor David Philips, u shpreh se :”Kjo është edhe arsyeja sepse sot SHBA kan lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe shqiptarët; është sepse ne kemi ndarë të njëjtat vlera me ju – të cilat janë të mishëruara tek liria dhe demokracia, tregëtia e lirë . Shumë njerëz mendojnë se ajo që ndodhi në Kosovë me ndërhyrjen e Natos, “ndodhi brenda natës!” ky është një koncept i gabuar! tha ai duke shtuar se NATO , SHBA dhe aleatët e saj kishin dekada që mendonin për tu bërë mbrojtës së të drejtave të shqiptarëve, të cilët po me ndihmën e Natos dhe SHBA kan bërë ndryshime të mëdha, dhe këto fakte ne i gjejmë në çdo faqe të librit “Kosovo Path to Freedom” të autorit Sergio Bitiçi.
Vetë profesori i Universitetit të Columbia-s, i cili është njohës i mirë i çështjeve shqiptare dhe ka qenë i angazhuar për gati çerekshekulli si studiues , si aktivistë, studiues, ligjerues dhe si diplomat në zhvillimet që kanë të bëjnë me Balkanin, pohojë së fundi, se ai është nismëtar i një projekti të njohur si “Projekti i Fiqnjësisë Shqiptare”, projekt që me sa duket promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangëshme nga komuniteti ndërkombëtarë.
Një numër i pjesmarrësve bënë komente dhe pyetje për projekt inisiativën e Professor David Philips, si dhe përshëndetën ngrohtësisht autorin e librit zotin Bityçi. Ata komentuan dhe rikujtuan pjesë nga jeta e tyre në mërgim dhe i dhanë meritat që i takojnë autorit të librit ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë “. Një duartrokitje e veçantë u rezervua me këtë rastë edhe për vëllezërit Bytyçi, për kontributin e tyre në dekada për çështjen shqiptare.
Ndërata që përshëndetën, pyetën dhe komentuan ishin edhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, kryetari i Vatrës, Dr Gjon Buçaj, veprimtarët Musli Mulosmani dhe Harry Bajraktari, shkrimtari dhe poeti Uk Lushi, kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Ylliria, zoti Ruben Avxhiu dhe e bija e autorit.
Mysafirë të shumtë mes tyre edhe afaristë, biznesmen, artistë, politikan, gazetarë, shkrimtarë, poetë, sudentë e studente shqiptarë e amerikan, që studion nëpër shkollat amerikane, bashkëshortja e autorit, fëmijët si dhe vëllai i tij Zabiti e të tjerët morën nga një kopje të librit me nëshkrimin e autorit.
Pak biografi:
Sejdih “Sergio” Bitici aktualisht është një pronar restoranti i njohur në Nju Jork- me emrin Macellaria . I lindur në Shqipëri, ai u largua nga vendlindja e tij në moshën shtatë vjeç. Pasi që jetojë në Kosovë për 15 vjet, ai emigroi në Itali dhe më pas në Shtetet e Bashkuara në vitin 1966. Ai studioi inxhinieri në Prishtinë dhe fakultetin e Arteve Liberale në CCNY, i New York City. Ndërkohë që shtatë vitet e fundit ai ka qenë ndjekës i rregullt në klasat në Ligën e Studentëve të Arteve të Nju Jorkut.
Pasionet e tij janë në pikturë, shkrime, duke studiuar gjuhë të huaj dhe që të udhëtojë.
Megjithse nuk e kam lexuar librin e z. Bitici besoj qe eshte nje liber me fakte dhe shume interesant. Sot kur shkruhen librat, njerzit shkrujn genjeshtra per te kaluaren dhe e mohojn aktivitest te vertet dhe une gezohem qe Sergio permend atdhetaret kahershim si te ndier Tahir Krenaja dhe Prof. Rexhep Krasniqi (dy figura qe kurre nuk do harrohen). Besoj qe z. Idriz Lamaj do ti publikoj shkrimet e Rexhepit qe i ka ne arhive. Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire ka ba shume aktivitete, shkrime dhe vepra per nje Kosove te pamvarur. Jane shume shkrimet e tyre qysh me 1968 deri 1995 qe jan botua nga Dr. Prof. Sami Repishti me Kosova Relief Fund ne vitin 2001 ne nje liber 229 faqe. Sa mir qe disa dalin ne fotografi ketu por nuk mund te gjej nje fotografi tyre neper demostratave te 70’s apo 80’s kunder Jugosllavi’s.