NE SAKSINE E AMBEL TE JETES MBIN DHIMBJA

… nje cilel poetik nga Vjollca Keqi, Michigan

Nga Zef Pergega

       Nuk e kam takuar kurre ne jete poten malesore Vjollca Keqi.  Me poezite dhe vargjet e saj u takova ne rrjetet sociale. Saktesisht kur lexova poezine kushtuar bashkatdhetarit tone Gazper Kalaj, nje i persekutuar politik dhe nje njeri i vuajtur, por, qe dhimbjen e qelive e ktheu ne vargje dhe kurajo

         . Revista “Kuvendi” i ka promovuar krijuesit e komunitetit, madje edhe ne “Ditet e Leterise” qe organizohet ne me shume se 20 vjet prej saj. Njohja me poetet fizikisht nuk kane per mua asnje rendesi. Perjetimi eshte me i ambel, kur ua lexon vargjet, madje kur diskuton me e vete e thua: “sa mire, kete fabul e paska gjetur shume bukur!” Dhe shton: “Po sikur kete ta thoshte pak ndryshe, ne vend te kesaj fjale te kishte perdorur nje tjeter! Se poezia eshte si vajza qe del nuse, duhet ti kete te gjitha hiret se njerezia aty kane syte…!”

 ANDRRA PRAPA HEKURAVE

Ka ndrrua jete Gaspri i Kalajve

E thirrnin: ” Djaloshi me nishan ne faqe”

bir i Fush-Kuqes, Gurzit, Kurbinit,

ka dek si Martini i Camajve.

Ndrroj jete ne mergaten e larget,

me mall e dashni ne zemer,

 studenti i andrrave te vrame,

shkove… po le’ njè èmer.

Andrrat , a thua prapa hekurave te mbeten

me zinxhir, ti lidhen,  qelive pa drite

t’bijt e ferrit , pa mshire, si t’terbuem

ne kupolen e plumte ne Burrel

Ku njeriu hyn e ma i gjalle nuk  del….

Gasper , krenaria e djelmise s’Gurzit,

sot po te percjellim ne banesen e funit,

n’parriz in e t’lumit Krisht,

Si gjakua i Dom Shtjefen Kurtit

Rrnove ne vargje…

 per me kallxue si At Zef Pllumi.

Parajsen e shtetit pa Zot!

pusho i qet , o shpirt i lire

se krojet e malesise e kendojne

kengen e poesise se dhimbjes se pambarueme

ne kujtimin tend

Diten e Zojs se Kshillit te Mire!

        Per kete poezi autoja shkruan: “… Ne kujtim te komshise tem shume te respektuar, qe u nda nga jeta ne Michigan te ShBA. Historia e jetes se tij dhe qenderses se tij ne burgjet famkeqe asht nje histori njerezore shume frymezuses per brezat e ri. Ngushellime familjes , te afermeve, shokeve te tij, komunitet te Michiganit, mbare Gurzit e Fush-Kuqes, per birin e tyre. Mergata humbi nje burre me peshe ,nje aktivist i qe loboi per fe e Atdhe. Author i librit “Parajsa e shetit pa Zot”

          Gasper Kalaj me vendosjen e tij ne Detroit ka qene gjithmone aktivist dhe ka deshmuar para mergimtareve jeten ne zgafellat e burgjeve komuniste, ne menyre qe te mos perseritet. Ai, jo pa brenge kaloi ne jeten tjeter, kur pa se persekutore te tij dhe te shqiptareve , kishin mberritur para tij ne Amerike dhe ishin bere shtetas amerikan. Fatkeqesisht nuk i premtoj koha ta shkruante kete drame shqiptare, qe nuk dihet ku fillon e ku mbaron…

   Vjollca me keto vargje e paraqet Gasperin ne motin e madh te vuajtjeve dhe lumturise qiellore, njeriun qe jetoj ne token e tij te te pareve ne fe e atdhe…ne shtetin pa Zot!

      ALBULENA

Dhimjen e plagve tua

 Albulena  eme  shekullore

toke e lashte fisnike , arbnore,

un bija jote mir ta di…

lotin e shterrun en sy,

britmen e madhe qe t’del pa za’

dhimbjen e plagve qi t’shtergojne ne gji,

se nane e bij ,  arke e ndry.

Paja eme Fush Kuqe

 dikur … porsi nuse.

prej n’Breg t’Mats en Kep t’Rodonit

Bash ne kishen e Shen Antonit

ku pushojn eshtnat e Mamic Kastrioiti.

Çoju princeshe e t’shitoft zana

si hyjni ty t’pat ba nana,

del nje here si perhere ne Albule

ku dallendyshet kane folene

nan strehe t’vjeter çdo pranvere

pa pas turk ,  grek as shkja

si zogjt e qyqes jem shpernda

N’Australi … Gjermani

n’Itali … Amerike

ej po rriten brezat veç  tu ik……

E tash kjo toke renkon me gjame

Me lotin e mallit e po e lane

O Albulena eme shekullore

o nane e lasht , fisnike arbnore

ti di dhimjet qe rrejedhin plageve plageve

I kam marre me vete

 un bija jote e larget…!

          Mjafton te citojme tre vargjet e fundit per te kuptuar dhimbjen e nje shpirti qe nuk gjene qetesi, qofte edhe nje minut, qofte edhe ne boten e lire e mund ti kesh ye gjitha miradinat kur shikon hemoragjine e tokes tende qe rrjedh. Ka nje mbyllje domethenese kjo poezi kur ajo shkrian “Dhimbjet e tua I kam marre me vete, une bija jote e larget!

    Poeti kurre nuk eshte larg shpirterisht daj vendit te vet. Keshtu paska qene: kush ngre cerdhe te forta ne Shqiperi ua prishin ate cati! Mu duk nje poezi e arrire e kesaj autoreje, ndaj nga rretjet socialee percolla per ta ripublikuar ne revisten letrare te krijimtarise aristike, por sidomos poesise sic eshte :Kuvendi” yne

FLLAD QE PERKEDHEL

Dashnija asht muze

qè shpirtin t’frymzon

asht si fllad , deti

qe trupin but t’a mekon .

Asht si gaca,

 ruj se t’djeg

dashnija asht gastare

kujdes se e then.

Dashnija asht drandofil i verdhe

kujdes se xhelozon,

ajo asht ambelsi  hyjnore

mos e shkil se t’mallkon.

dashnija asht melodi

prej thellesise

vale qe vjen pale- pale

dashnija asht lot

rrjedh neper faqe

 çel n’pranvere

 lule vjollca e manushaqe.

dashnija e nji shkodrani

asht si dallgt e ni uragani,

qe t’merr n’vorbull me shpejtsi

e aty jena , veç un edhe ti.

           Jane te ralle ato poete apo poete, qe u kushtojne poezi njeriut te tyre te dashur, me te cilet kane lidhur unazen e shenjte dhe trashegojne jeten. Se edhe jeta eshte nje tundim i bukur, kur marredhenjet jane te ciltera ne familje. Ashtu si e kuptoj une kete poezi ia kushton bashkeshortit te vet, si nje dashni e gjalle dhe ne veprim. Ajo nuk sforcohet dhe as shtiret per ta shprehur me vargje ate qe ndjen. Zakonisht dhe padrejtesisht jemi mesuar te lexojme poezi, per dashuri te tradhetuara, per ata qe kane mbetur si vegim  yllit te mengjesit, ato qe as vesa e barit nuk i majti. Ndaj duhe pergezuar Vjollaca per keto rradhe te ndjera nga freskia e shpirtit te saj dhe te inkurajohen njerezit se jo vetem gruja apo burri kane nevoje per nje fjale te ngrohte, por eshte motiv fjala e mire per mekembjen e familjes dhe rritjen e femijeve, sidomos ne boten e lire…respekt per kete liri vargu, Vjollce…!

        VETEM I DEKIK

Ma jep i dekik o jete nga vegzhi jot

ne kete ndrrim motesh

te shkoj me andje e mall

atje ku zemra rrah fort

atje ku dielli puthet me te kaltrin det

atje ku zemra gjen dashnin e mungueme

 tek e amla jete

Ne re te qiells shi du me u ba,

te ulem ne breg te detit, pa zhurm e pa za,

atje larg ne Patokun tem te vogel

zoglua , asht ba sa i gogel

Zoti e fali kete mrekulli

atje kam mall si dikur fmije

Te zhytem ne valt e tua o det

si sirena me flok te verdhe

ashtu sonte dua te vi

me pshtjell o det , ne valet me dashni

bijen tende murlanit, munguar

ne saksine e ambel te tokes

edhe njehere ne andrra te mbije

            Cdo i merguar endrrat e pernatshme i shikon me vendlindjen e tij. Atje kane mbetur kujtimet, ne ato rrasa guri, ne ranen e detit, ne pyjet e gjerberta me kenge zogjsh te lire, qe me dhimbje percjellin zerat e njerezve, qe braktisin vendin. Sa here e shikojme veten sikur fluturojme ne vendindjen, qe mbetet nje magnet shpirti, qe loton edhe kur duket se mire jeton. Keshtu edhe Vollca nuk mund te vecohet nga te tjeret, por ajo dallohet nga shume kush se perjetimin e ka te gjalle ashtu si vala qe shuan etjen e bregut.

         Ne profilin e saj kam lexuar se Vjollca ka lindur me fshatin Fush -Kuqe te rrethit Kurbin. Diplomuar pran Akamemis se Akadrmis se Policis  ne 1998. Emrohet prane komisariatit te policise Kurbin ne drejtorine e qarkut Lezhe, ne sektori e krimeve. Pasioni i kahershem, sporti dhe letersia, sidomos ajo klasike. Vendosen ne SHB A me 2000 . Maratua me z. Luigj Mhili nga Shkodra. Kane 3 femije , Luiza, studente ne Oakland University,  Damiano, Rocheaster hills highschool dhe Marissa Ruther midleschool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *