…njera pjese e se njejtes pjese çirrje per fitore, deshperimi kerkon lider!
Shqiptaret duhen te mblidhen te gjithe bashke per nje Memorandum Mirekuptimi me objektiva te pranueshme e te zbatueshme.
Nga: Zef Pergega
Fitoj ajo qe dihej e qe nuk diskutohej. Sado gladiator i forte te jesh fizikisht, kur nuk ke asnje arme ne dore nuk mund te fitosh. 50 vjet mohuam Zotin, pjelle e komunizmit sllav. 30 vjet iu lutem me pergjerim Atit te Plotfuqishem, pa e kuptuar kurre driten e tij. Ishim e jemi te rrejshem ndaj nuk na e dha doren. Sunduesi e din ç’ka ben e truri i shqiptarit nuk u sherue, perkundrazi mori mikrobe me te renda. Zgjedhjet pra u mbyllen bashke me sovranin ne kutine e vet. Ne nje parti lufta brenda llojit eshte me e madhe se lufta me kundershtarin. Kjo nuk ndodh ne perendim. E tmerrshme! Analistet e Tiranes thone se Basha shpenzoi kohe te fitonte te drejten e liderit, nderkohe qe gjithe ajo energji duhej te ishte energji perbashkuese frontale dhe konkureuese e denje. Konstatim i vonuar. Po ku ishin ata ti thonin se kjo rruge eshte e gabuar per te ngritur kultin, ne vend te kauzes?! Nje prishaqejf, prish gjithe çerdhen. Partia fituese ka investuar shume per ta shtene ne dore kundershtarin. Te fortit i bleu. Oligarkeve kundeshtare u dha tendera. Nderkohe qe partia demokratike u perfshi ne nje lufte te panevojshme, shkoi ne beteje pa anje front dhe pa asnje arme. Lodhja e popullit, mund te jete fryme, por jo arme. Tjetra me bateri te karikuara dhe me nje makineri te zhurshme marshonte nga fitoja ne fitore…Zgjedhjet u mbyllen bashke me popullin ne kuti…vetem nje vrime me marr fryme…me leje t’u paraqit teseren e partise fituese….!
…nuk mbulohet dielli me shoshe
Mos u mundoni ta mbuloni diellin me shoshe. Propoganda mediatike duhet te çlirohet nga mikrobgjakesi politik. Politka, qe nga viti 1945 ka krijuar nje hendek mes shqiptareve. I thelluar haptas nga nje drage e fuqishme, sa ka krijuar dy bankina, qe nuk mund te komunikojne me njera tjetren. Ne te paren ankorohen anije te medha, jahte poltikanesh dhe diplomatesh nen emra oligarkesh dhe, tjetra nje skele me tra te kalbur ku ankorohen disa kaike peshkataresh e me zor sigurone buken e dites, si hamalle te bankines se madhe. Shqiptari mbeti anetar partie, madje me i eger se ne kohen e komunizmit. Tesera e partise eshte libreze pune edhe per nje pastruese. Keto 30 vjet asnje nga elementet e shoqerise perendimore nuk eshte aplikuar apo vene ne jete. Nje administrate e mykur, jo profesionale, qe e shikon vendin e punes si mjet fitimi …duke vjedhur edhe letrat e banjos kur u mbaron orari ditor. Mjerim! Eshte e vertete se burrat e mençur te kombit jug veri ne histori qe nga koha e Katriotit te Madh, babai themelues i shtetit shqiptar dhe Beslidhjes “pa dekret” se ate e mban parlametari turk, u lidhen bashke per te shpetuar Shqiperine. Me Lidhjen e Lezhes, Prizrenit dhe Pavaresise, por pas 1945, njera pale shtypi me dhune e gjak palen tjeter dhe po e ben edhe tani me metoda te rrafinuara. Populli ka te drejte te jape voten, se ç’ka bahet me te e dine mjeshtrat! Mos e harroni kohen se plaget kullojne, kur u vrane e masakruan 160 prifta,, 28 lidera musliman e 7 ortodoks! Si mund te harrohet djegia e 45 mije librave dhe volumeve nga biblioteka e Shkodres, ku ishte historia e kultura shqiptare e shkruar ne gegenishten letrare?! E harruat kaq shpejt kampet e perqendrimit dhe torturat qe klithin nen dhe per liri?! E harruat kohen kur nga veriu , sidomos familjet e besimit katolik nuk kishin te drejte te vendoseshin me pune ne Tirane?! Nuk ka patur me shume se 50 te tilla ne kryeqytet. Po sa ishin nga Skrapari, Tepelena, Gjirokastra , Saranada, Korça, e deri tek Vlora jone qe rreth 20 perqind jane familje katolike nga veriu i Shqiperise, qe kane kontribuar e jane pritur mire nga jugoret. E, jugori, si veriori nuk i ka vene çeles deres. Kur i ka shkuar nje mik nga veriu e ka pritur i gjithe fshati. E di mire se kam tri kunata nga jugu. Pse humbi kjo tradite…per ti lene vendin nje paudhesie, qe zor qe do merren brezat per ta ribere! E, partia fituese. .. Shikoj jugun e lulezuar e veriun e mjeruar. Duhet te hypesh ne keshtjellen e lirise per ta pare makinen e ligesise. Shikoj fshatin tim me 30 shtepi qe i lag kembet ne lumin Mat dhe 4-5 kam larg detit qe eshte me keq se ne mesjete , Kabul i vertete…e voton partine fituese!
…eshte botuar nje harte
Ne pamje te pare harta eshte nje tmerr. Blu veriu e rose jugu. Po ne te dy pjeset kane votuar per partite. Pra edhe ne jug kane votuar PD edhe ne veri PS dhe parti te tjera. Eshte ne fakt nje harte ndarje e hendeku, por jo krejtesisht reale, ka nota mllefi dhe nxitje. “Koha Jone” para disa viteve, ne mos gabohem me 2013 botoj nje harte aferisht te tille ku tregonte se te gjitha postet ne administrate i mbanin jugoret. Kjo eshte e vertete se me perjashtime sporadike keto poste qe nga vitin 1912 ato me kryesoret ato i kane mbajtur. Harta nen ze tregon se vota e sovranit ne veri ka shkaur per kantonizimin e Shqiperise. Po Shqiperia eshte e vogel dhe pa kulture demokratike per ta mbajtur kete peshe. Kantonizmi ndoshta do ta shkaterronte si shtet. Edhe pse si forme ka dhene rezultat ne Zvicerr, Kanada e ndonje shtet tjeter! Memorandumi do te ishte imediat. Per drejtimin e Shqiperise duhet me patjeter vendosja e perqindjeve ne qarqet administrative dhe ato te besimeve si dhe te gjashte nacionaliteteve. Sa gezohemi ne, kur nje shqiptare eshe deputete ne parlamentin Europian nga Suedia. Kur nje shqiptar arrin poste ne qeverisjet perendimore, edhe pakicat duhet te kene perfaqesuesit e tyre. Enveri beri 9-te vlleh anetere te Byrose poltike. Ne fillim PD, edhe formalish i ruajti keto raporte, qe erdhen duke u degjenerua. Shqiperia eshte e veshtire per kedo per tu qeverisur. Me tre pytje te gjithe dalin miq e kushurinj. Nuk ka cka i duhet, veçse per vota Shqiperise me 2milion vete me 180 mije te punesuar ne shtet. Duhet ndaluar çdo parti me ligj qe diasporen ta organizoje mbi baza partie politike. Kjo ka sjelle perçarje te madhe ne 25 milion shqiptar qe jetojne jashte shtetit ame!
…sheshi eshte i yti, por jo emri dhe fitorja
Ne keto zgjedhje Edi tregoi se eshte nje mjeshter nderkombetar, qe do ta kishte zili çdo shtet i madh apo i vogel. Makineria e tij politike nuk ka te krahasuar as me shtete apo politikanet fisnor e mbeteror te globit. Ai, dhe vetem e ka ne dore çelesin e kesaj bombe. Une ia njoh zotesine se ndryshe nuk ke si ta luftosh. Ai eshte ne gjendje te flase me njeriu me ordiner, te beje bullizem e hoka me çdo kundershtar dhe, po ne te njeten kohe, ti jape pergjigje sfiduese çdo poltikiani boteror, qofte ky me i mençuri i globit. Politika boterore eshte e plakur sallonesh, pa kembe ne toke, Rama i shfrytezon mjeshterisht konjukturat. Por, nje gje nuk e kuptoj, pse nuk u edukua me metodat e tij opozitarizmi, per t’iu pergjigjur me te njeten monedhe?! Po, me çka?! Ia lane ne dore te gjitha. E gjithe lufta u be per te mbajtur 180 mije vende pune, perballe nje opozite te ç’armatuaur nga vetja. Madje ia leshoj armet para kembeve si roberit e mundur! Rama eshte aq i zoti, sa ka ne grusht jo vetem Shqiperine, por edhe 25 milion shqiptare qe jetojne jashte shtetit ame. Ai ka energji berthamore per idete e veta dhe te partise. Makineri te forte kishte edhe nazi-fashizni, por pati jete 5-6 vjet, ndersa e Edit ka jetuar 85 dhe do te vazhdoje edhe 25 te tjera me ndonje modifikim. Do te ishte mrekulli hyjnore sikur disa grimca te kesaj energjie ti perdorte per te sheruar frymen e kombit. Paqe e bashkim vetem si urim! …sheshi eshte i yti, por jo emri dhe fitorja. Na le edhe ne nje cope te vogel te gatuajme lirine!