NUK ME KA HABIT UJVARA E SHPIRTIT E FRAN GJOKES – ARTISTIT

…ai i ka shkrire qirnjte vuajtjeve ne kenge e humanizem per kombin e vet e per vendlindjen e tij. Ajo drite e shndrite zanin dhe telin e zemres dhe çiftelise!

ZEF PERGEGA

                            Nje kujtese ne Detroit…

      Ne shqiparet gjithnje te trembur nga pabesite dhe njerezit me nje njeqind fytyra, qe i kemi rrotull, si hunjt e shtrember te gardhit te oborrit, nuk e harrojme te shkuaren as te larget dhe as te afert. Ne jeten time per gati 22 vjet ne Amerike vetem njehere kam drekuar me Fran Gjoken dhe Marsh Nuculajn, ne retorantin e ketij te fundit. Humanist i spikatur ne disapore, qe fatkeqesisht me gjithe kembenguljen tone ai nuk i ka evidentuar ato kontribute te shpirtit te tij, si psh, finacimin e shtatoreve te Nana Terezes, ne Koje, Tuz e Kroaci etj. Ashtu eshte miku i tij Fran Gjoka, qe shpreh te njejten shembelltyre. Mbaj mened qe me ftoi ne interviste, kur drejtonte emisionin shqip “Zeri Shqiptareve” per te folur mbi disa tema te komunitetit dhe festivalin e pare folkorik, qe u mbajt me 3 -6 korroik 2008 me fryme e Fran Gjokes dhe poetit Gjovalin Lumaj. Po e sjelle ne kujtese per te shtuar diçka nga ajo ndodhi:

         Drejtor artistik i ketij Festivali eshte rapsodi Fran Gjokaj, udheheqes artistik dhe libretist poeti Gjovalin Lumaj ndersa regjizor i festivalit Ndue Gjekaj. Për ndarjen e çmimeve u ngrit nje juri me profesionist të kësaj fushe. Juria e festivalit e përbërë nga Met Agolli ish koreograf i Ansambilit Kombëtar, dhe pjesmarrës në të gjitha festivalet kombëtare në Shqipëri. Profesor Lulash Palushaj studiues dhe njohës i mirë i folkolrit tonë, Mëhill Çuni mysafirë special nga Shqipëria, Tonin Tushaj, Zef Përgega kryetar i juries.  Në ditën e hapjes, u zhvillua një parakalim rreth kishës katolike shqiptare Shën Pali, i grupeve pjesmarrëse. Festivalin e prezantuan, Dritan Dako dhe Blerina Jahja. Festivalin e hapi kënga me titull “Nuk kam djem me u kalb në Qeli”. Kjo është herë e parë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët me banim në këtë shtet po organizojnë Festivalin e Parë Folklorik, me pjesmarrjen e grupeve artsitike nga disa shtete të Amerikës. Festivali i Parë Folklorik organizohet me iniciativën e Kishës Katolike të “Shen Palit” në Rochester, në shtetin e Michiganit ku mendohet se jetojnë më shumë se 150 mijë shqiptarë.  Ne naten e pare me 4 korrik konkuruan grupet e qendrave kulturore “Gjergj Kastrioti” Michigan dhe qendra kulturore “Nene Tereza” ne New York Ne naten e dyte me 5 korrik konkurojne; grupi i valleve te shqiptarve te Bostonit, grupi i shoqerise kulturore artistike “Kelmendi” nga New York. Diten e diele me 6 korrik do te shperndahen cmimet e fitueseve dhe po fituesit do te japin koncert artistik. Sponsor gjeneral i festivalit eshte Kisha Katolike e “Shen Palit” Rochester Michigan. Te drejten ekskluzive te transmetimeve televizive e ka Televizioni Shqiptar i Michiganit me Drejtor Gani Vilen. Çmimin më të rëndësishëm,”Flamuri i Festivalit”, e mori shoqëria kulturore nga New Yorku, “Grupi Bashkimi Kombëtra” me drejtues Gjergj Dedvukajn. Në mesin e rreth 150 pjesmarrësve, dhe pesë shoqërive kulturore, dy grupet nga New Yorku, ai i djemve dhe vajzave të Kelmendit, dhe ai i Bashkimit Kombëtar, fituan çmimet e para së bashku me grupin e kishës se Shen Palit, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”

            Por ç’ndodhi?!! Fran Gjokaj bashke me Gjovalin Lumaj, ne respekt te krijimtarise time , me propozojne qe te isha kyrtar  jurie, mbasi ne jeten time nuk jam perzier me grupe dhe mosmarreveshje me njeri-tjetrit aq dominate ne diaspore. E pranova dhe keshtu ia nisem punes. Ne kafeterine e kishes se Shen Palit u zhvillua nje mbledhje, qe gabimisht e hapi nje ish officer sigurimi me influence ne kishe, i cili me tone te larta i binte tavolines, kundra personit tim dhe shkrimeve te mia. Mbasi mbaroj ai e mora fjalen e thashe: “…Prokurori e dha pretencen. Ju qe jeni ketu tu vije turp se jeni katolik e prokurori muslinan. Nuk kerkoj meshire nga ju, por ju duhet te tregonit, se ne kishe nuk flitet me ze te larte dhe nuk ofendohet njeri…por ai e kishte grune me priftin dhe ai nuk mbajti asnje qendrim sikur mbante, kur ia lypte nevoja personale dhe jo fjala e Hyut. Asnje nuk duhet ta harroje fjalen e kulles se kapidanit dhe masakrat  e toger babes, bir i kurves se Lleshit. Frani mbajti nje qendrim pozitiv dhe konfidencial dhe e vlersoj kulturen dhe meyren e fjales time, se aty ishim bledh per festivalin. Fjalen e kam gjetke se une nuk ia dhashe çmimin e flamurit grupit te tij. Ai nuk e kerkoi por, ne fakt, e meritonte. Ne kosultim me Mehill Cunin mendova se po ta beja kete do te perfshihesha ne nje konflikt interesi, se Frani ishte organizatori kryesor dhe fryma e ketj aktiviteti te pare. Nuk mbajti inat vetem me pyeti ne intervisten qe dhashe ne radion qe drejtonte ai. E kuptoj shpirtin e tij prej frymes se dlire dhe te paster…qe e ka nje artist

      Mbeshtetes i letrareve dhe i Diteve te Letersise ne Detroit

       Mbreme u mblodhem si komison ne kafe “Kuvendi” per organizmin e Diteve te Leterise ne Michigan. Erdhi si gjithnje edhe Frani. Dikun kam mbajtur nje qendrim disi te justifikuar per Franin, por atij, kurre nuk iu var ne qerpik inati qe ne ne shume raste na behet tra. Ai me butesi e embelsi si nje kenge e re eshte ne anen e artisteve e krijuesve. Ka shume kengetar ne Detroit rreth 50 te tille. Kurre nje nuk e kam pare te bleje nje liber as ato poetik, ku mund te marrin nje vjershe dhe ta kompozojne, as ta mbeshtesin dhe as te marrin pjese masivisht ne kete aktivitet, sikur bejme ne kur shkojme e i degjojme e i promovojme. Ata me se shumti presin shiun e dasmave dhe ahengjeve te  mbushin trasten edhe me çirrje dhe tamburante  te qesin veshte ne aktivitete. Kam vene re se sa fillon muzika njerezit dalin jashte, qendrojne pak ne oborr, futen brenda hane diçka, kercejne nje valle dhe presin me padurim te mbroje edhe ajo nate. Fran Gjoka eshte ndryshe, dhe po them se eshte ndryshe. Njerezit kane kenaqesine ta kene prane ti degjoje kengen dhe fjalen. Edhe ne takimin e mbremshem u angzhua, jo vetem profesionalisht, por edhe sposorizues per aktivitetin e letrare, qe te dale me sukses, duke kontribuar, qe te behet sa me bukur kjo feste e poezise dhe e leterise ne kujtimi te poetit te madh te Kombit Gjergj Fishta, qe shpreh motivin e Revistes “Kuvendi” si fillim para 20 vitesh te ketij aktiviteti. Po pse vetem nje Fran, nje Marash, nje Bese nga Kosova, prozatore bashke me bashkeshortin biznesmen?! Pse vetem nje dom Ndue e Gjovalin Gege e ndonje tjeter?!

       Ne rrjedhe te kristaleve te humanizmit…         

      Një bashkatdhetari ynë në SHBA, Fran Gjoka ka ndihmuar që qindra familje në varfëri të skajshme në Shqipëri të kalojnë me gëzim Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, jo vetem nje vit. Ai ka bashkëpunuar për këtë me një bashkëvendasin e tij, gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Armir Mehaj dhe të dy kanë bërë realitet këtë bamirësi të bukur. Fran Gjokaj njihet si artist me zemër të madhe dhe kjo nuk është hera e parë që ai ndihmon njerëzit në nevojë. Në këtë rast, ai ka mbledhur edhe donacione nga pukjanë e shqiptarë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ndihem shumë i lehtësuar, por edhe shumë i pikëlluar për skamjen e tyre. Më vjen keq që nuk kam mundësi të ndihmoj edhe më shumë. Falënderoj përzemërsisht të gjithë bashkatdhetarët që iu bashkuan këtij aksioni në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Falënderoj gazetarin Armir Meha, bashkë me kryetarët e bashkive të Pukës, Gjon Gjonaj dhe të Fusharzës, Fran Tuci që ndihmuan në shpërndarjen e ndihmave në zonat shumë të thella malore”, tha  Fran Gjoka ne ate moment te dhimbshem per kufijt e skamjet se bashkatdhetareve te vet. Rreth 150 familje morën nga një pako rreth 75 kilogramë me ushqime të nevojshme për të zbutur sadopak varfërinë në këto raste festash. 10 tonë ushqime janë dhuruar për skamnorët në total.

“Jemi munduar t’i bëjmë pjesë të tavolinave tona këto familje në nevojë dhe uroj që ato t’i kalojnë festat në mënyrën më të mirë, me shpresë që jeta e tyre të përmirësohet në vitin që po vjen”, tha z. Gjoka. Fran Gjoka, këngëtar i njohur, qytetar nderi i Pukës, i cili me rastin e 100 – vjetorit të lindjes së Shën Terezës është dekoruar me titullin “Kavalier i mijëvjecarit të Paqes” nga “Unioni ndërkombëtar i Paqes në botë”, asnjëherë nuk është shkëputur nga vendlindja, Puka ndonëse jeton prej dekadash në SHBA. Ka ndihmuar vendlindjen edhe më parë dhe thekson se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Bashkia e Pukës e ka shpallur personalitet i vitit 2016. “Sa do të më japë Zoti, do jap dhe unë”, thotë ai.

          Ai i thuri vargje Migjenit e monomentin ia ngriti ne kupe te qiellit…

-Busti i Migjenit vendoset në qendër të Pukës, vepër e skulptorit Ardian Pepa, sponsorizuar nga Fran Gjoka-

    18 Prill 2016- Në qytetin e Pukës u përurua sot vendosja e bustit të poetit dhe prozatorit të shquar shqiptar të viteve 1930, Millosh Gjergj Nikolla, që në letërsi njihet me emrin Migjeni. Gjatë ceremonisë së organizuar në Pukë, busti i realizuar nga skulptori pukjan Ardian Pepa, u vendos në qendër të qytetit. Busti i Migjenit është realizuar falë dashamirësisë së Fran Gjokës, artistit pukjan që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka financuar realizimin e kësaj vepre. Pjesë e bustit të Migjenit është dhe Luli i Vocërr. Migjeni, lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për t’i vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit. Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën. Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngase mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rrezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna. Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten “Illyria”. Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar. Migjeni është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë. Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

 E Fran Gjoka nuk e harron Lulin e vocer dhe opingat e tij te shkyera ne dheun qe e lindi. Keshtu njeriu mbetet artis me shpirti te kullluara si krojet e vendlindjes. Ne mes nesh ai nuk eshte nje molle e ndalume, porn nje kenge e kerkueme!

  Detroit, 25 tetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *