Ndoshta kjo eshte shprehja e pare e demokrateve te oreve te para ne boten e lire per Partine Demoktarike: “Nuk lypim buke, pare, biznese e poste, por vetem nje falenderim, per kete pune te palodhur tridhjete vjeçare, e gjitha ne menyre vullnetare!”
Ne pergjithesi, ne boten e lire, por sidomos ne Amerike, ku ka me shume se kudo shqiptar te merguar, lufta mes nacionalizmit ka qene e ashper. Madje pertej kufijeve te kesaj fjale. Kjo lufte solli prishjen e urave te lidhjeve dhe gjakosjen e familjeve te nacionalizmit ne Shqiperi. Nacionalizmi u organizue ne parti politke, me struktura, mjete propogandistike, me shtypin, gazetat dhe radiot e tyre, madje edhe me qeveri te gatshme, per te marre pushtetin ne Shqiperi, qe nuk e moren kurre dhe, mesa duken bathet, te largeta dhe te pamundura i kane Pashket. Komunzmi u organizue ne diaspore me agjente dhe celula te vogla, sa arriten te nderhynin dhe te ishin pjese e organeve drejtuese te partive politike nacionaliste ne diaspore. Kujtojme ketu agjentin e sigurimit te shtetit ne seline e Zogut…!
Me menyra te rrafinuara dhe presione, ata korruptuan figura te larta te nacionalizmit dhe te adhedashurise. Erdhi koha ne vitin 1990, kur ngrehina e kalbur e komunizmit te shembej dhe nga kalbesira e gjakut te vet te binte, te behej nje bilac se kush fitoi. Ne fakt fitoi komunizmi. Nacinalizmi dhe figurat e tij u plaken, kaluan ne jeten tjeter, por nuk vdiq fryma, fryme qe ekziston ende ne boten e lire e sidomos ne Amerike. Kete, komunistet e kishin llogaritur, nderkohe qe partite nacionaliste u kthyen ne Shqiperi, per te realizuar andrren e pushtetit, ata nisen agjentet e ri te sigurimit te shtetit dhe figura policore, ushtarake dhe ato mediatike, per te riformuluar partine social komuniste ne boten e lire, sidomos ne Amerike, por edhe ne Itali e Greqi, ku ka shume emigrate shqiptare. Gjithe kjo çeshtje vote e çeshtje pushteti. Edhe se kam kundershti per kete menyre, perseri e drejta politike eshte ne anen e tyre!
Le te vime tek çeshtja e titullit te ketij shkrimi. Eksponetet e Partise Demokratike erdhen ne Amerike ne fillimet e pluralizmit ne Shqiperi. Diaspora i priti si engjejt e lirise, pavaresisht se koha vertetoj se nuk doli plotesiht ashtu. Ketu nuk dua te zgjatem, por elitaret politik, ndonese e kane viztuar Ameriken, takimet e tyre jane bere parciale, pa i sherbyer kauzes se saj. Po flas per Detroitin dhe shqiptaret ketu. Pervec Kreshnik Collakut, i cili duhet thene se kishte ide shume te mira per organizmin e diaspores, duke themeluar kongresin e saj, asnje tjeter per keto 22 vjet nuk kam degjuar se ka zhvilluar takime me shqiptaret e Detroitit, ku si ne asnje shtet jane dy kisha katolike, nje ortodokse, xhami e teqja bektashiane.
Eshte viti i zgjedhjeve dhe strukturat drejtuese te PD-se duhet te zgjohen per diasporen, duke vendosur kontakte, qe ato per voten tuaj ta ngrene telefonin per familjaret e miqte e shume qe kane ne Shqiperi dhe ne strukturat tuaja. Kater kryetar te PD-se Lezhe qe jetojne ne Detroit shume vite me pare e nisen nje program, por jo deri ne fund dhe kjo per kushtet eshte e justifikuar. Ata e te tjere nga Amerika, ne menyre vullnetare kane ardhur edhe ne Shqiperi te bejne fushate elektorale, pa perjetuar asnje sadisfaksion nderimi.
Siç thashe, fryma e nacinalizmit nuk eshte shuar. Aja eshte transmetuar, prej te ndjereve Vehbi Ismaili, Prek Ndevashaj, Baba Rexhepi, Din Toptani, Safet Butka, Tajar Shashka e deri tek te gjallet Prof Gjon Kelmendi, Prof. Gjon Lulgjuraj, Juian Cefa…dhe emra ka shume, te cilet nuk e gezojne nje mirenjohje as nga shteti dhe as nga PD, e cila duhet te udhehiqet nga kjo fryme, si nje zjarr qe regetin. Po vijme mbas viteve “ 90 ne Amerike. Ne Detroit kemi veprimtar qe kane qene ne struktrat e larta te PD-se apo thjeshte si intelektuale si: Arian Gruda sot ne Washington DC, Nevruz Nazarko, Rafael Floqi, Eduard Aliko, Ledio Veseli…e lista ka emra te tjere, qe i kane ne shpirt idealet e Dhjetorit dhe asnje falenderim si fryme qe ndez zjarrin e shpreses per nje demokraci funksionale ne Shqiperi. Vazhdojme me tej me portalin “Albdreams.net, ADTV dhe radio “Iliria” qe per 20 vjet nuk rreshti se punuari ne favor te vlerave demokratike dhe mbrojti nepermjet emisionve shkrimeve , analizave, komenteve e fotografive, Partine Demoktratike, pjese e se ciles ka qene edhe kontributi im modest. Keshtu Rrush Dragu ne pronesi te te cilit jane keto media u kthye ne nje promotor i madh i luftes per demokraci e shtet te se drejtes. Gjithe kjo pune vullnetare qe po te llogaritet mund te shkoje ne qidra mije dollare, e papaguar, e pavlersuar dhe as me nje fjale qe e kemi me te zorshmen per ta thene: “Faliminderit!” Marrim Revisten “Kuvendi” me botues Pjeter Jakun qe per 20 vjet ka nje bilanc shume te pasur ne drejtim te komunitetit e Shqiperise. Ai e ktheu revisten ne mbrojtje te rrepte te vlerave kombetare dhe demokratike, duke i bere edhe nje sherbim falas edhe PD-se. Per 20 vjet organizoj ditet e leterise ne Michigan, ftoi figura te larta te fjales si shkrimtare e poet kombetar te frymes se demokracise . Edhe keto kur ktheheshin ne Shqiper kurre nuk e thane nje fjale pozitive per kete kontribut. Madje as faliminderit per pritjen, per buken per respektin, per te mos thene diçka tjeter!
Parti demokratike, moj fisnike mbi gur te lirise, çoja nje falmeshendet ketyre njerezve! Ketyre pra, qe jane gjalle dhe per te gjalle nuk u ndane nga ty!