Faik Konica ka thënë: “Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia sesa nga sasia” thënie kjo që zë vend edhe në kornizen e z.Pjeter Jaku.
Tek po shfletoja foto-kujtimet e para një viti, që Facebook-u na i sjell në vëmedje ditë pas dite, si një kujtesë emocionale, apo edhe pune të rëndësishme, më mbeti mendja tek kjo njohje- kafe dhe bisede e këndshme me z.Pjeter Jaku, drejtor dhe themelues i Revistës Kuvendi në Amerikë, i cili me plot gojën mund të dëshifrohet i kategorisë 100% shqiptar.
Një takim miqsor dhe krejt spontan, prej të cilit njoha edhe aspekte të tjera të botës shqiptare, larg trojeve, atje në Amerikën e largët, e cila pasurohet dhe lulezon falë vullnetit, dëshirës e mbi të gjitha atdhetaris së njerëzve me gjak të pastër shqiptar si Pjeter Jaku.
Një shqiptar i vetpunsuar si sipërmarrës i një Bar Kafeje, prej së cilës ka mundur të krijojë rreth vetes një botë të vogël shqiptare, në të cilën gjithçka frymon shqip. Një prezantim të cilin ma mundësoi miku im në Michigan Prel Martin Popaj, i thjeshtë dhe krejt i këndshëm me atë lirshmërinë e dialektit të tij mirditor, si një visar i dalë prej fisit më fisnik, qëndresa e të cilëve ka bërë emër dhe ka vulosur dekrete për mbarë shqiptarinë, edhe në arenat ndërkombëtare.
Falë origjinës dhe trungut nga ka rrënjët, nuk kishte se si të ishte ndryshe egoja dhe ambicja e tij për të dhënë nga vetja më të mirën e mundshme në ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave kulturore, për të mbajtur gjallë frymën e ngrohtë shqiptare, atje ku asimilimi social është luftë e heshtur, por me pasoja të mëdha.
Një kafe e shijshme e shoqëruar me një bisedë me vlera të medha patriotike, të ngjall mall e dëshirë për ta provuar përsëri.
Që nga emri i barë -kafesë, gazeta apo rrevista si një media informative për shqiptarët, e deri tek shoqëria me të njëtin emër “KUVENDI”, kontributi i z.Pjeter Jaku ishte i gjithanshëm. Ai kishte një rol organizativ e mbi të gjitha edhe mbikqyrës për mbarvajtjen e kësaj sipërmarrje patriotike për komunitetin e shqiptarëve në Detroit.
Pjeter Jakun do ta quaja profesionist multidimensional i letrave shqipe.
Teksteshkrues, publicist, gazetar e poet mjaft i suksesshëm, ku veç realitetit social dhe emocional, primare quante çështjen kombëtare shqiptare, të cilën e pasqyronte mjaft qartë me penën e tij të mprehtë.
Mesa kujtoj, këtë vit do organizonin një sipozium shkencor në nder të rrugëtimit të gjatë 20 vjeçar të “KUVENDIT” me intelektualët shqiptarë, duke analizuar kontributin e secilit, të pasqyruar edhe në një botim përmbledhës të shkruar me dokumenta dhe fakte me vlerë për historigrafinë shqiptare.
Një organizim që do kërkonte edhe vëmendjen e televizionit kombëtar për ta pasqyruar dhe arkivuar, si një nga aktivitet më me rendësi historike të kohës.
Duke i uruar mbarësi e suksese në punën dhe rrugëtimin e tij kulturor e patriotik, guxoj të pohoj se ajo kafe vendi te “Kuvendi” do mbetet nga më të veçantat për mua.
Shpresoj ta shijoj sërisht atë shije dhe ndjesi patriotizmi, prej së cilës mora frymëzimin për të shkruar shumë këngë me të cilat pata sukses.
Pjeter Jaku me plot gojë mund të quhet qytetar model dhe patriot i flaktë i çështjes kombëtare shqiptare.