Në skenën e Teatrit Kombëtar për të fundit herë shfaqet komedia brilante, “PUNA E NATËS GAZI I DITËS”.
Rita Shkurtaj
Me një skenar të mirëmenduar nga subjektet politiko – ekonomike vihet në skenë nga kineastet e komanduar zyrtarë në momentin më të volitshëm ku masa shtrënguese e karantines po soste durimin
e shtresave më të ulëta social – ekonomike e kur revolta e urisë pritej të shpërthente në qendrat më të madha urbane të Shqiperisë nga izolimi famekeq i pandemisë.
Nën MASKAT mbrojtëse ndaj armikut tranzit mikroskopik dolën në skenë fytyrat e pafytyra të aktoreve më të shquar të cilët në një kohë rekord arritën të marrin vëmëndje me klikime si aktorët komik më të zotë në mbjelljen e farës autoktone ndër shqiptar “PËRÇA E SUNDO”.
Skenari më i gjetur për ti dhënë lamtumiren e fundit godinës së moçme akitekturore bio -artizanale si dhe momenti më i sigurtë për të arritur qëllimin e të berit bujë e mjegull me tym artificjal,aq shumë të domosdoshem në këto momente, për ti mbajtur frenat tendosur këtij populli të pa tamth e të pa unitet.
U panë skena e prapaskena të aktoreve tek ushqenin e vidhnin vrere nga i njëjti “SAHAN” politik i percjellë dorë me dorë në këto tre dekada,si ena më e pisët ndër të gjitha sistemet që shoqeritë njerzore kanë provuar në organizimet e tyre juridike e social,sidomos në trojet etnike shqipfolse.Të qeshësh me lot apo të qash me lot krokodili ishte kufiri që ndante rolin e aktoreve në këtë komedi edhe pse ishin pjesë e të njëjtit skenar e të paguar secili për rolin që luante.Komedia zgjati deri në oret e para të mengjesit ku përgjumja dhe dremitja e spektatoreve u tret nga zhurma finale e rrenimit të Teatrit Kombëtar.
Godina ra.!!
Muret u shëmben si kocat e një plaku të vuajtur i cili e priste vdekjen tuj e thanë perditë PUNËN E PENIMIT
Pluhuri magjik i tij është ilaçi që bën mrekullira për kordat e zërit të brimtarit ndaj është e sigurtë që do shfrytzohet në maksimum nga politikanet dështakë që po humbin dita – ditës reputacionin energjik në politike për të kënduar edhe njëherë këngën kushtar FAJTORIT me të njejtin tekst vulgar politik,hit në këto 30 vite.
Duke respektuar në maksimum afatin kohor të qëndrimit të shqiptareve ku “ÇUDIA MË E MADHE TRE DITË ZGJATË” i përshëndes dhe përgëzoj të gjithë aktorët pjesmarres në këtë komedi tejet të arrirë e finalizuar me suksesin e sigurtë të një tragjiko – komedie që të hipnotizon me harresën e gjëndjes në të cilën gjindesh.
Une nuk mund të ndryshoj vënde dhe fate por mund ta shoh realitetin me syrin e mëndjes time.