ZEF PERGEGA,
Lezhe me 25 shtator 2019
…prej parmakeve me lule e kundrova i vetem Drinin plak. Po lexoja disa poezi te mikut tim Marash. M’u kujtua viti 1997. Tym baroti deri ne gushe te malit te kalase se Lezhes. E poeti thote ne nje varg: “Nderkombetaret pertypin cimcakiz…!” E ata ishin forcat nderkombetare qe vetem patrullonin dhe nuk ua merrnin armet popullit qe duhet thene qe ato qe dolen ne rruge ishin me te eger se ujqerit e terbuar. Kam shume kujtime te hidhura e dua ti le ne hidherimin e tyre. Por nuk mund te le pa permend gruan qe kishte zbritur nga pallati me dy binjaket ne dore. Kishin lindur 20 dite me pare. U ktheva vone dhe nje makine me huligane therriste: “Largojuni sa me pare se baza ushtarke e marines me gjithe katrrat silurues luftarak me predha sa bomba te fuqishme do te hidhet ne ere. Do te shkaterrohet I gjithe qyteti!”. E qetesova bashkeshorten qe asgje nuk do te ndodhte vetem se do ta vjedhin…Vodhen syte dhe shpirtin e vet te bjerre ne briret e djallit dhe Shqiperine e lane te shkrete, sic eshte sot se ata qe grabiten moren pushtetin…! E pashe kesaj radhe ne shtator te 2019 me vemendje te madhe. Kishte nje qetesi apostolike. Ziente perbrenda, por kalimtaret nuk e kuptonin nese nuk do te perqendrohej.I paperfillshem ndaj njereze qe shkilnin Lezhen. Ishin te zbritur nga tufa dhe marre ne dore kollaren e qytetit. E vrejta dhe e me mollezat e gishtit e preka ballin e Drinit. Me ndjeu dhe qeshi pak si femija kur zgjohet nga gjumi pasi nena ia ledhaton shtatin.
Po Drini eshte i madh dhe une i vogel. Ndjeva disa rrudha te trasha, si brazda, kur plugu e palos plisin per te celur shtegun e dheut te fares. Drini rridhte i qete e i paqte deri ne shejteri.
Me dukej se kishte vene mbi vetuall dhe mbante zi per trurin e shqipes qe kishte merguar…dhe aty ndalej ne ullirin e Shen Franceskut, jo larg ku eshte kisha katolike dhe si plak i mocem i legjendave dhe baladave bekonte me ujin e vet. Sa e sa pagezime, dasma e gezime ishin bekuar me ujet e tij ne histori!!!. Vete shenjtoret e kishin bekuar kete uji dhe perdorej edhe kur prifti nuk kishte mundesi te shkonte ne kullat e largeta ashtu si Pal Engjelli me formulen e vet te pagezimit. Drini nuk ndjehej i harruar nga harresa e poeteve te famshem te Lezhes se ne te radhe coku ia conin ndonje kartoline vargu. As nga piktoret…as nga kengetaret…as nga skulptoret…as nga gazetaret, me te cilet kishte patur nje miqesi te ngushte. Pikerisht per te vrare Lezhen, kishin vrare ajken e trurit artistik te qytetit qe ia kishin zili te gjithe. Qellimisht kete vrasje macabre nuk e permendin. Se u kane hyre neper shtepite, ua kane grabit te gjitha materialet, krijimet, kriminelet me arme i kane detyruarte emigrojne jashte. Drini ndjente nje therje deri ne gjak, per gjakun e prishur te pushtetit. Kishte frike te madhe qe kete gjak te qelbur do ta hidhnin nje dite si coftine ne ujin e tij te paster dhe kjo do te ishte therja dhe fyerja me e madhe ne syte e perendise. Ndaj qe ndalur nje mengjes e qe lutur me gjithe shpirtin e tij te madh qe te mos ndoshte. Nuk donte qe kete rrjedhe te keqe te ia dergonte detit. Ne fund te fudit ishin miq dhe shekujsh ishin me njeri tjetrin, po deti kurre nuk shfaq zemerime se e djeg me kripe cdo kalbezim e keshtu i kishte cuar fjale qe xhenazen e pushtetit te Lezhes do ta digjin ne dhembet e egersirave te gostise se fundit dhe bashke do te ngrinin ne Lezhe perandorine e luleve dhe dashurise njerezore. Kishin vendosur tu conin fjale edhe gureve te kakase qe nje nate kur pushtetaret deputetet dhe oligarket te ishin ne haremin e tyre ata do te cmendeshin me vrull dhe do ti zinin Brenda me shale jashte te jargavitur. Kete plan ma tha mua ne besim mbasi ia pastrova syte nga sklepat e rende. Ishte mesuar Drini ta festonte ditelindjen me poetet dhe krijuesit. Kjo marredhenje ishte e mahnitshme per kedo qe e kishte marre vesh, por qe zhbere nga pushka, perdhosja e vlerave…qe zhbere riti i poeteve! Ai rridhte ne qetesine e vet si dikur motit e moteve, per te ia derguar detit relacionet e shekujve dhe prapesite e prapesive te kohes se qenit te terbuar qe eshte bere ujk dhe populli syte e shpreses aty i ka , akoma pa pire tamlin e mengjesit dhe pa vazluar foshnjat. Madje kur bie zilja e shkolles kujtohet te picerroje qerpiket, por ende nuk shqitet. Ishte i lodhur Drini plak nga se llumi i madh I bimbasheve te tokave te shitura e te grabitura, buze zanave te detit, qe i kishin prone dikur, kur mjekonin plaget e kombit, e kjo mulle me qelb e bezdiste se i rrithte pika pika mbi sy. E pyta dhe i thashe se ne qe jemi miqte e vjeter nuk te harrojme, ndersa miqeve qe nuk i ke miq vetem patcin fundin e lig. E degjova nje shkulm nga fundi qe e nxori koken si nje delfin tha: “Ata jane cerdhja e zeze e djallit. Po te ua prekesh brinjet si nje fontane nxjerrin flake terbimi dhe te djegin. Mos e kerko te drejten tek ata qe ta kane vjedh shtepine dhe trollin. Mos e kerko se mund te te hedhin mbi trupin tim dhe nuk kam me fryme te te jap si dikur!” Mbi urat e krrusura rridhte Drini e njerezit shkinin mbi pllakat shkeljen e vet, duke shprishur si gerhanet leshin, kujtimet e qytetit dhe vargjet e poetit. Po Drini nuk lodhej dhe as nuk jepej, si nje kryeapostull i qytetit. Kur shkova ne kala me Zef Pal Kolen pas 30 vitesh pashe ne mes dritave qe pikonin ne mure, pengjet e Drinit, te cilat vareshin mbi ganxha si skeletet e burgosurve te denuar me vdekje. Nje nje koshere bletesh mbi qarrin e madh te kroit te lagjes Varoshh pashe se hojet e bletes ishin mbushur me gjak e krim dhe mbretereshen po e varrosnin naten sherbetoret e veta. Drinit i kishin shkuar lot dhe me ato pika e kishin bekuar varrin e mbretereshes! Vdiq mbretesha e hojeve e tani qyteti ne vend te saj e lyen kotheret e thate me helm!
Nje pershkrim shume I vecante. ka nje ndjesi dhe realitet te hidhur. Kuvendim mjeshtror me nje fabul shume artistike. Falenderime ketij autori qe gjithome sjelle per lexuesin shkrime nga me intresantet. Gjithashtu edhe nje urim per Kuvendin per keto festa te fund vitit.