DITET E LETESISE SHQIPE NE AMERIKE – NJE INSTITUCION KULTUROR

Zef Pergega

Kryetar i Jurisë i vitit 2019

 

  • Fjala e mbajtur me rastin e dorëzimit tw çmimeve, në Koknursin e përvitshëm të Ditëve të Letërsisë

Përshendetje dhe mirë se keni ardhur në këtë natë poetike!

“Ditet e Letërsisë Shqipe” ne Amerikë, organizohen në Michigan, në mënyrë të përvitshme nga Revista “Kuvendi”, në përkujtim të vepres madhore të poetit tonë kombëtar, At’ Gjergj Fishta. Ky aktivitet, tashmë i kthyer në Institucion, është evenimenti më i spikatur dhe më i rëndësishmi në jetën kulturore të shqiptarëve të Amerikes këto 10 dekadat e fundit. Eshtë ngjarja specifike e një flirti poetik të gjuhes shqipe në boten e lirë dhe, veçanërisht në Amerikë, sepse është zhvilluar esencialisht e profesionalisht me ngarkesa emocinale, promovuese dhe vlersuese në një numër të madh poetesh e krijuesish,  të ardhur nga  shtete të Amerikes e Europa, përfshi vendlindjen . Madje, edhe nga trevat shqiptare jashtë trungut amë.

Kështu, ky përjetim në zemër të fjalës e ka kryer amanetin Fishtjan, për këtë gjuhë të perëndisë, që ne t’ia trashëgojmë femisë, për mos me e folë gjuhen e huaj, kur mundemi me folë shqip e, ashtu siç thotë Martin Camaj:  “…gjuha shqipe është gjuha e nanes e gjuha e huaj është gjuha e punes”. Nuk është pak kjo për 19-vjet pandërprerje e, Pjetri thotë se duhet pritur edhe një vit, që të bëhet 20 vjetori dhe të bëjmë një mbrëmje përmbyllëse, për t’ua lënë të rinjëve stafeten, por në fakt, duhet pritur edhe dy vjet që të bëhet një gjë e tillë, për të festuar në mënyrë solemne 30 vjetorin e Ditëve të Letërsisë, të cilat nisen në Lezhë, themeluar nga treshja trinike poetike e Lezhës, Gjetja- Jaku- Marku, ( Poetet Ndoc Gjetja, Pjetër Jaku dhe Elinda Marku ) për t’u rritur cilësisht dhe denjësisht në Amerikë. Fija e hollë e ngjyrave të saj lidhi dy kontinente. E kjo është katedra themeluese, si institucion i asaj që thuhet shpesh: “Shkolla poetike e Lezhes.”  Kjo treshe themeloi klasen e parë të organizuar të poezisë, ku të premten e fundit të çdo muaj, në aneksin e Librarisë Kuvendi, takoheshin krijuesit për të diskutuar librat e tyre para dorëzimit në shtyp. Kjo shkollë e tyre nuk ishte dhe nuk është nje korum rrokjesh me gjuhë çapraze dhe lavdi, por frymë e pasur me oksigjen te kulluar, duke i dhënë prej emrit të tyre emrin e merituar të poezisë.

Në këto kohë vjedhjesh, kur në fytyrë të qiellit, poezinë po e shkruajne edhe me pendë korbash, ta vidhkan edhe emrin. Po si vidhet emri?! Ani se !

Më kujtohet një ditë në Lezhë e vitin 1997, kur në megjes u ndala në Librarinë “Kuvendi” të qytetit të Lezhës. Ishte një ditë marsi, i sforcuar dhe i tendosur deri në deje. Sythet e marsit ishin ngjyrë baruti. Smogu ngrihej lart dhe kthehej bresher mbi kokat tona. Si Pjetri, ashtu edhe Elinda thanë: “Sonte kemi mbrëmjen poetike. Nuk na ndal plumbi as baroti. Nje mesazh do ta japim nëpërmjet vargjeve!” Ishte një natë e mrekullueshme. Mu duk se pranvera çeli përmes hekurave të territ. Në fakt, ky është mesazhi i poezisë dhe i veprimtarisë së “Ditëve te Letërsisë! që u bë me qirinj në Pallatin e Kultures të qytetit historik.” Besoj u kujtohet të pranishmëve!

Ai komb që nuk e dëgjon fjalën e poetit nuk është çudi ta shqyejne egërsirat e territ!

Për këto 19 vjet janë vlerësuar me çmime, afro 200 krijues në gjini të ndryshme të letërsisë  dhe, pothuajse çdo vit  Revista “Kuvendi”  ka përgaditur e publikuar disa nga librat e tyre më të mirë.

Në konkursin e këtij viti moren pjesë 62 poet, gazetar, studiues dhe publicist,jo vetëm nga Shqipëria gjeografike, por nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët,  disa prej të cilëve janë: Enkelejda Kondi, Shpresa Ymeraj, Anita  Zelaj, Sadije Aliti, Rovena Vata, Ermira Ymeraj, Reshida Çobaj, Raimonda Moisiu, Armela Hysi, Blerta Haxhia, Ana Toma, Ermira Mitre, Rush Dragu, Ervin Nezha, Razie Hoxha, Gjon Marku, Vladimir Haxhiraj, Besim Dervishi, Gjeto Turmalaj, etj

26 tetor 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *