Mos voto, vëlla!

Ti, vëllai im, nuk duhet të votosh të dielen me 30 qershor, edhe pa thirrjen time. E këtë duhet ta bësh në respekt të vendit tënd, të vëllaut tënd, të vetëdijes tënde!

Bindu, vëlla, edhe pa të thënë unë, se çfarë është thënë e thuhet për Kryeministrin tënd, kanë qënë e janë të vërteta.

Për këtë, kthehu në kohë vetëm pak e analizoj qetësisht të gjitha rastet e përfolura, si:

1.

Divjaka e vërtetuar

Tahiri, i akuzuar dhe izoluar

Xhafa i dorëhequr dhe i kapur

Korça, blerja e votave

Deputetet e flakur nga Paralamenti

Përgjimet e sakta dhe kandidimi paturpshëem i përsonave të përgjuar.

Bashkëpunimi me të inkriminuar, edhe në fushaten e tanishme. Etj.. etj..

 

2.

Cili politikan, duke filluar nga kokat e krimit dhe përfituesit më të mëdhenjë nga Shqipëria e varfër, u dënua nga gjykatat tona, përveç një zëvendes ministri, i cili u pagua për 9 muajt e burgut???

Thua nuk kanë mëkate kryesorët e politikes afro 30 vjeçare, të Shqipërisë së nëmur për të vuajtur!!!

3.

Mos voto edhe në respekt të vëllaut tënd, që nuk voton me 30 qershor. Respektoje vëllan tënd! Ai e ka një shkak që nuk shkon në kutinë e votimit!

4.

Mos voto se Qeveria jote, në të gjitha nivelet, të burgosi e të çoj në vetvarje për disa kilovat energji te papaguara, ku burimet energjitike shqiptare janë aq të shumta, sa asnjë shqiptar nuk ka nevojë të paguaj fare, të paktën për një periudhë  disavjecare. Qeveria mund të të fal faturat e prapambetura e jo të të marrë jetën.

5.

Ti duhet të votosh i lirë , vëlla, ndaj mos voto me 30 qershor nën trysninë e armëve që i drejtohen vëllaut tend, pse reziston e demostron ndaj një të keqeje, që është edhe e keqja jote. Tregojeni veten, se Qeveria nuk është asgjë para jush! Pa ju nuk ka qeveri, ndaj mos votoni për qeverinë dhe batallët e saj, që veç u rrjepin pak ma shumë se dje, sapo të mbarojnë votimet!

6.

Mos u ngut, vëlla nga propaganda e mediave të blera nga fondacione të modelit démodé sorosian. Ato do të çojnë veç në mjerim, prej të cilit ende s’ke dalur!

7.

Bëhu me vëllaun tënd, që burgoset vetëm pse demostron, kur duhet të burgoseshin ata që blejnë mjerimin tënd dhe tallen me ty prej  tridhjet vitesh.

8.

Vetëm kur të bindesh se qeveria të bindet ty dhe t’i realizon kushtet për një jetesë normale, ku të mos mungojnë mjetet themelore të jetesës, me kushte të përafërta me ministrat, voto! Ndryshe rri në dhimbjen tënde, të një vendi pa qeverisje, siç është Shqipëria!

9.

Voto, vetëm kur të bindesh se  vëllezrit tuaj trajtohen pa dieferncime, jo si në kohën e vetvrasjes për pamundësinë e pagesës se disa kilovatëve energji.

10.

Voto, vetëm kur të mësosh se ai që çoi vëllaun tënd në vetvrasje, kur mund t’ia paguante njëmijë fatura si ajo, veç me përfitimet e një ditë, po e vuan qeverisjen antinjerëzore!

  1. Mos voto në kohen e qeverisjes pa krye, se mëkaton ndaj vetes tënde, edhe pse, të hënën me 01 Korrik, do të kenë “votuar” edhe demostruesit, edhe emigrantët,pa qënë të pranishëm, sepse kartat e tyre do të kenë votuar. Mos e lodh veten me këtë farsë, vëlla!

 

27 Qershor 2019

E enjte në mbrëmje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *