A i zgjidhi zgjedhjet Presidenti? ose, Asgjë më mirë se keq!

Pjetër Jaku

Presdineti  Meta solli nje njoftim, për të mos rrezikuar vendin nga demostrata e një dite, por jo zgjidhjen përfundimtare të problemit zgjedhor!

Presidenti Meta parandaloj dhunën e një dite, por jo dhunën psikologjike të afro 30 viteve të një politike pa dritë, të udhëhumburve shqiptarë, që presin e sajojnë deklarata nga Perëndimi.

Socialistët shqiptarë, dmth sorosianë, që janë në krye të shtetit, bëjnë fushatë me mullinjët e erës dhe kthejnë shpinën për ti dhënë bythën popullit dhe premtimet, sa për t’ia hedhur vetëm një takimi parazgjedhor, e zgjedhjet e drejta mbeten vetëm slogane retorike!

Presidenti Meta i di të tëra këto dhe, në bashkëveprim me të dy krahët e politikës, prêt të bëhët fli për “ popull” e të fshihet diku në Lindje, ndërsa Rama do të ruaj Surrelin me blinda, ose do ta marrë elikopteri i Natos nga taraca e kryeministrisë për ta “degdisur” në burgjet e lira të Amerikës, ku prej vitesh po investon!

Presidneti Meta i di tri levizjet para, që deklaroi Rama në fushatë, ndaj levizjes së vetme që bëri ai sot dhe ç’pret…?!

Presidenti Meta, a e di se dhe Gjykatë ku të ankohet nesër, kur  Parlamenti me deputet listash ta shkarkojë, nuk ka!

Por Kryeministri nuk e di , se Presidenti, cilido qoftë, mund të dekretoj edhe shpërndarjen e Parlamentit!

A do të ishte më mirë ta bëntë një veprim të tillë, para se Shqipëria të copëtohej nga vetja?

A do të ishte mirë edhe për Shqipërinë, të ndodhte njëherë një veprim politik i tillë?

Le të bëhëshin zgjedhjet politike dhe vendore në një ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *