Ne mungese te ndergjegjes sociale!

“Bej ate qe mundesh,me aq sa ke,aty ku je.”
Franklin Roosevelt

 

Arian Gruda

Nese do te hulumtonim per arsyet se pse ne vendin tone nuk ka funksionuar per se mbari demokracia. Nje nga pergjigjet do ishte;prej shperfilljes se meritokracise.
Meritokracia ne vetvete nuk eshte nje forme qeverisjeje,por nevoje qe standartizon metodologjite e ndryshme te administrimit,praktikisht diçka e huaj per sistemin shqiptar nepotik.
Ajo çka na karakterizon ne, nder vite, eshte plutokracia,si nje fuqi politike ne varesi te fuqise ekonomike, e cila dikton politikberjen.Sistemi te dekoron dhe njeriu me nje thelb narcist pranon ne perputhje me individualizmin e tij ambicioz.Ne kemi bashkejetuar gjate dhe po bashkejetojme ende me nje psikoze ne dukje normalitet. Karakterizohemi me ne baze IDIN-n dhe superegon. Psikoza qendron pikerisht ne hendekun qe krijon mungesa e Egos.E thene me fjale te thjeshta, jetojme me personalitetin e lindur dhe dukjen perfekte para syrit.Ne te gjithe kete tabllo, ajo qe bie ne sy, eshte mungesa e ndergjegjes kolektive.Te jesh pjese e zerit vendimarres per çeshtjet shoqerore, eshte detyre qytetare. Revolucion ne sociologji eshte nje ndryshim rrenjesor i dhunshem, ose paqesor i jetes politike,ekonomike,kulturore e shoqerore te nje vendi, kombi. Nenshtrimi dhe veçimi ngadalsojne ecjen perpara te nje shoqerie.Perpara farsave, qe perpiqen te represojne mendimin kritik te shendosh,nuk duhet heshtur.
Siç ka thene edhe Martin Luther King; “Vendi me i nxehte ne ferr u eshte rezervuar atyre qe mbeten neutrale ne kohe konflikti te madh social”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *