Letersia dhe libri

Nga: Arian Gruda

 

“Read in order to live…”Gustave Flaubert

 

Novelisti i madh francez ka thene: “Lexo qe te jetosh”.

Letersia dhe libri si perçues i saj ka lidhur boten ane e

mbane nder vite. Me ane te nje libri sillet shteti brenda nje shteti,qyteti

brenda nje tjetri qytet,e keshtu me rradhe.Letersia eshte art,dhe si çdo zhaner

tjeter, arti frymezon,pasqyron fuqine e shpirtit. Letërsia  nuk njeh limite,nuk lejon ti

keputet fjala ne mes,sepse perdor instrumenta si metafora,krahasimi etj.Letersia

nuk njeh kufije kohore,eshte bekuar nder shekuj.Letersia nuk i perket sferes

teorike te ndergjegjes shoqerore, siç jane filozofia,sociologjia, etj.Letersia

eshte forme e kultures shpirterore te njerzimit.Poetet, (disa mendojne se ata jane

nga nje planet tjeter), jane qenie te çuditshme,po ne te vertete jane me kembe ne

toke ne kete planet.Çdo poeme qe ata shkruajne eshte nje tentative per te

interpretuar aspekte te jetes se perditshme,ose nje aspekt te  veshtire te jetes,

ose diçka ndermjet.Shkrimtaret e prozes mendojne ne terma te realitetit, ndersa

poetet mendojne me terma imagjinare.Tek te dyja pasqyrohet jeta,vleresohet e

interpretohet ajo.Shqiptaret e kohes se komunizmit jane lejuar te lexojne,

thuajse vetem doktrina,dokrra, por ka patur edhe nga ata qe kane gjetur rrugen e

per te lexuar ate te verteten letersi.Ne shquhemi per popull

libradashes,shquhemi se kemi shkrimtare te mire.Nga bota pafundesisht e madhe e

letersise, shumeçka eshte kthyer ne nje kulture globale,duke e bere keshtu

letersine hapesiren ku shkrihen aq bukur shekujt,kulturat,distancat.Ditet e

Letersise, qe organizon KUVENDI kane nje domethenie te madhe per te gjithe ata qe e duan dhe e vleresojne artin e fjales.Jane dite kujtese, qe duhet te na nxisin edhe me shume

drejt librit,si nje psikologji sheruese e qe sjell vetem dije e paqe.Letersia ka

fuqine te zbutë dhe mikloje zemrat e njerezve.Si kunder thoshte

Aristoteli:“Historia sjell fakte qe krijojne nje rregjister ngjarjesh

Kronologjike, pa asnje asosacion ndjeshmerie,emocioni,inovacioni”.Edhe pse jetojme

ne shekullin e teknologjise,shekullin ku teknologjia ka hedhur hapa galopante,

serish ndjehet nevoja per letersi.Ti do te jesh i njejti person qe je sot edhe

pese vjet me vone, perveç njerzeve qe do takosh dhe librave qe do lexosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *