Izraeli heton Presidentin, hajdutët shqiptarë kanë imunitet!

Nga Mimoza Dajçi

Shkurt 2018, SHBA

Presidenti i Izraelit Benjamin Netanyahu është nën hetim nga organet e policisë për disa afera korruptive që rëndojnë mbi atë. Akuzohet për pastrim parash, marrje dhuratash ilegalisht e mijra dollarësh nga personalitete të pasura botërore. Policia vendase ka deklaruar se atij dhe bashkëshortes së tij Sara pronarët e “Bezeq Telecom” i kishin afruar favore në shkëmbim të rregulloreve të telekomunikacionit. Po sipas Agjensisë Anadolu (AA) ata akuzohen për një sërë aferash korruptive. Akuza të cilat i kanë hedhur poshtë.

Raste të tilla ka patur edhe në vende të ndryshme, por  Shqipëria “bën përjashtim”, atje nuk merren në pyetje e nën hetim personalitete të larta të shtetit e politikës, se kanë “imunitet”. Mijra krime, vjedhje kanë ndodhur në vend, por përveç Llallës asnjë emër tjetër nuk po shikojmë të shpallet non grata me gjithë familje. Faleminderit SHBA për këtë masë parandaluese ndaj këtij personi, se të ishte për hetuesinë shqiptare në krye të Prokurorisë do ta kishim akoma. U kap prokurori i përgjithshëm, u pezullua nga çdo veprimtari e udhëtim jashtë vendit, shpresojmë të kemi edhe individë të tjerë, që e kanë dëmtuar vendin e shoqërinë shqiptare. U kap një Llalla, por të mos vonohet shpallja non grata e bozave të tjera, kriminelëve të pangopur.

Nuk mjaftuan krimet e komunizmit në Shqipëri, që nëse nuk shembej, ditë pas dite të gjithë do ti kalonim asaj gijotine të tmerrshme, por duhej ky popull të vuante edhe krimin e korrupsionin e vendit mbi shpatuallat e tij të lodhura e të dërmuara…

Ku shkuan letrat me vlerë për ish të burgosurit politikë dhe letrat me vlerë që ju shpërndanë nënpunësve shqiptarë e puntorëve, disa u shitën nën dorë për shuma qesharake, disa ndodhen akoma nëpër sirtare.

Politikanët e qeveritarët tanë janë të “paprekshëm” kanë iminutet, por në fakt po i ikën truri se nuk dinë ku të fshehin paratë, ku ti depozitojnë. Pjesa dërmuese e popullit tonë, nuk mbushin dot barkun me bukë, janë të pastrehë, të pa punë, ndërsa “elita” hajdute shqiptare tallet me hallet e të varfërit popull.

Ku shkuan ndihmat që erdhën për të persekutuarit politikë, ku shkuan ndihmat për vendin tonë si më i varfëri në Europë. Ja, që këtu duhet të nisë hetimi për korrupsion, mashtrim, abuzime ndihmash e fondesh, e parash të vjedhura. Lidhja e politikës me krimin po mban peng fajtorët e të korruptuarit prej 28 vitesh, por pasojat bien mbi qytetarin e fshatarin e thjeshtë. Përderisa aty nuk ka fabrika, e industri prodhimi edhe varfëria sigurisht që do të jetë prezente kudo në çdo cep e në çdo skaj. Gjendja e rëndë ekonomike, shkakton xhelozinë, divorcet, vrasjet e krimet brenda familjes. Po kush mund ti parandalojë këto fenomene e vese të trashëguara, aksush për derisa kemi në krye akoma politikanë e qeveritarë kontrabandistë e të korruptuar.

Ku i gjetën mijra dollarë politikanët tanë që ndërtuan vila lluksoze me dy tre kate, në det, në mal e fushë…Kush ja fali ato para. Kujt ja xhvatën. Ndërsa populli fukara akoma bashkëjeton vetë i dhjetë apo i dymbëdhjetë në një apartament dhomë e kuzhinë e nuk ka mundësi as ilaçet të marrë për të sëmurët.

Emigrantit në SHBA i duhet të bëjë dy punë në ditë për të mbajtur familjen e të paguajë qiranë mujore të një apartamenti. Shumë djem e burra të rinj i shikojmë rrugëve në New York që ecin me paterica ose shkopinj dore, sepse kanë pësuar dëmtime duke punuar orar pa orar, në punë në ndërtime. Këtë “fat” kemi dëgjuar se i urojnë vehtes edhe shumë prindër të tjerë fëmijësh që si e si të kenë mundësi të paguajnë ushqimin mujor, strehimin e shkollimin e fëmijëve të tyre.

Disa gra – nëna për mbijetesë edhe pse në Shqipëri ndonjëra ka punuar inxhiniere apo punë zyre, i kemi parë në Bronx të mbledhin e shesin shishe e kanoçe nëpër parqet e rrugët e qytetit. Po, po kjo është e vërtetë A. M, M. D, S. L edhe ndonjë tjetër kanë mbledhur e shitur kanoçe pasi erdhën në Amerikë me xhepat bosh e jo me miljona të vjedhura…Sa histori kemi dëgjuar kur pronarët e pallateve edhe pse shqiptarë i kanë hedhur në gjyq, apo i kanë nxjerrë në rrugë të madhe pasi nuk kanë qenë në gjendje qoftë edhe për një muaj të mos pagimit të qirasë mujore.

Ndërsa për ndërtime vilash lluksoze e me pishina shumicës së tyre as që i shkon mendja, pasi vilat nuk ndërtohen me rrogë mujore e me një apo dy krahë pune…kurse politikanët në Shqipëri vrasin e vjedhin pasurinë e popullit.

2 thoughts on “Izraeli heton Presidentin, hajdutët shqiptarë kanë imunitet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *