“Ditët e Letërsisë Shqipe – 2017” në Shtetet e Bashkuara

DIT E LET 17 1Edhe këtë vit nën përkujdesjen përsonale tëe Autorit dhe Botuesit të Revistes Kuvendi, zotit Pjeter Jaku u bë e mundur e nuk u prish Tradita që për të 16-ten vit radhazi te realizoheshin “Ditët e Letërsisë Shqipe” në Michigan te Shteteve te Bashkuara, që zhvillohen tradicionalisht ne javën e fundit të Tetorit, qe nga viti 2001.

Fillimet që përkuan në përkujtim të 130 vjetorit të Lindjes së Homerit shqiptar At Gjergj Fishtës dhe vazhduan e do të vazhdojnë, si një festë  letrare dhe kulturore e krijuesve, në të cilën, në mos me praninë fizike, me krijimtarinë e tyre marrin pjesë krijues nga gjitha trojet shqiptare e shqipfolese, Shqipëri, Kosovë, Malësia nën Mal e Zi, dhe gjithë trevat shqiptare ne botë, por, më së shumti nga Diaspora Amerikane, të cilët e vlerësojnë si aktivitetin e tyre më jetëgjatë e me të realizuar jashtë Atdheut.

Në këto festa kanë qënë të pranishëm Autorët e letrave më të mirë shqiptarë, por pa përjashtuar Artistë e Autore të arteve e zhanreve te tjera, si: Agim Shehu,  Fatos Kongoli (disa edicione), Agron Tufa,  Naum Prifti (disa edicione), Ilir Shaqiri, Anton Gjurashaj, Enkelejda Kondi, Pëllumb Kulla, Fran Camaj, Dr. Medi Hyseni, At Pashko Gojçaj (botues dhe poet),  Bahri Beci, Justina Aliaj, Bora Balaj, Pandi Syku, Xhevat Limani, Fran Gjoka, Erim Vladi, Hana e Kolë Nikprelaj,  Gjergji Paparisto, Muamer Malo, Sander Ruci – Artist i Madh, Paul Palushi – Urdhëri Naim Frashëri të Klasit të Parë, dhe bashkëshortja e tij Albina Palushi,  Arben Dervishi, Ndue Gjekaj, Agim Lumani, Artistet e ndjerë Sali Mani e Zef Lleshi, etj etj…

Aktiviteti është vlersuar pozitivisht edhe nga dy Ambasadat Shqiptare, ajo e Republikes së Shqiperisë dhe e Republikes së Kosoves, në  Washington D.C., me pjesmarrje e vleresim, si: Ambasadori shqiptar dhe miku i Revistes “Kuvendi” Gilbert Galanxhi, Zv. Ambasadori Kreshnik Çollaku, nga Ambasada e Kosoves, Jetish Jashari etj. e përsonalitete politike të rangjeve të ndryshme,  nga Republika e Shqipërise dhe Republika e Kosoves i kanë derguar mesazhe falenderimi aktiviteteve te “Diteve te Letersise” dhe organizatoreve të këtij aktiviteti, tashmë të kthyer në Institucion.

Nga krijuesit që jetojnë e krijojnë në Shtetet e Bashkuara, pothuajse të gjithë kanë marrë pjesë për vite me radhë, vetëm në ndonjë rast kur kanë qëlluar në Atdhe, si: Ramiz Gjini, Iliriana Sulkuqi, Gezim Basha, Nexhip Ejupi, Dalan Luzaj, Bardhyl Mezini, Gjekë  Marinaj, Sami Milloshi, Raimonda Moisiu, Alfons Grishaj, Gjovalin Lumaj, Nevrus Nazarko, Ekrem Bardha, edhe si autor , Mehill Velaj, Zef Pergega, Vahid Hyzoti, Lulash Palushaj, Rush Dragu, Pierre- Pandeli Simsia, Merita Bajraktari, Mensur Spahiu, Elida Lumaj, Ruzhdi Gurra, Rakip Babqorri, Agim Deshnica, Ymer Velagoshti,  Diana Gellçi, Qendresë Halili, Mimoza Dajçi,  Redin Hafizi, Vlash Fili, ing. Mergim Korça, Petraq Pali, Aida Dismondy, Rita Saliu, Gjeto Turmalaj, Gani Vila, Rafael Floqi, Fejzulla Abdullai, Vasel Ujkaj,  Elinda Marku, Pjetër Jaku etj…

Meritojnë të përmenden dhe të falenderohen edhe disa aktivistë që kanë kontribuar dhe ndihmuar aktivitetin ndër vite por që, edhe e kanë shijuar fjalën artistike duke qënë pjesëmarrës si: Ekrem Bardha, Gjevalin Gega, Gjergj Ivezaj, Prekë Gjokaj, Julian Çefa, Paul Berisha, Kujtim Qafa, Mondi Rakaj,  Vëllezrit Luigj e Pashko Gjokaj, Rush Dragu, Klement Bardhi, Ruzhdi Gurra, Malot Ivezaj, Gjeto Ivezaj, Kanto Dushaj, Franz Grishaj, Petrit Doda, Nikollë Hysaj, Nikollë Vneshtaj, Sako Satko etj…(ndjesë nga P.J. nëse është harruar ndonjë!)

Nata e Pare: Darka e Mirseardhjes

Me iniciativen e Sponsorit total te “Diteve te Letersise”, Bisnesmenit dhe Artistit, zotit Fran Gjoka, Nata e Parë e këtij viti, ose “ Darka e pritjes”  u realizua në Restorantin, Wiglies, Frank’s Meat & Grill në Eastern Market, në Detroit. Ne nje atmosferë pothuajse familjare, Aktivitetin e deklaroi të hapur poeti Pjetër Jaku, e vazhdoi i “Zoti i Shtepise” Fran Gjoka, që bëri një prezantim të të gjithë të pranishmeve me shumë finesen e nje Shoëman-i. Në një atmosferë tejet familjare, gazmore dhe argëtuese përshendeten Ekrem Bardha, Ilir Shaqiri,  Fran Gjokaj, Marash Nucullaj, Raimonda Moisiu, Pierre-Pandeli Simsia, Elinda Marku, Ruzhdi Gurra, etj… Pjetër Jaku këmbënguli në  pyetjen e  vitit të kaluar, nëse ka apo jo shkrimtarë diaspora, pasi asnjëri prej tyre, qoftë edhe me një sentencë të vetme, nuk përfshihen në asnjë tekst shkollor dhe, se çfarë duhet bërë në të ardhmen që edhe në komisionet e teksteve të ketë autorë të njohur nga diaspora. Për këtë u ra dakort që t’i dërgohet një “Notë Informuese” Ministrisë së Arsimit dhe  Kultures te Republikes se Shqiperise për mosvëmendje të theksuar ndaj Krijuesve dhe Krijimtarise ne Diaspore.

Më pas, pa shoqërim  muzikor, këngëtarët e njohur Ilir Shaqiri, Fran Gjoka, Erim Vladi dhe Hana e Kolë Nikprelaj argëtuan të pranishmit deri në orët e vona.

Duhet theksuar se nje dite me pare, të enjten me 26 tetor 2017 Kengetari dhe Autori Ilir Shaqiri mbërriti në Kafe “ Kuvendi”, po kësaj here me cilësinë e shkrimtarit me vepren e tij të njohur “Lemza e dheut”, Roman, si dhe dy botimet e tjerë “Tan Temali”- Roman, dhe Studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike për nënën” publikuar në vitin 2014.

Veç sherbimit si kafe, Iliri u njoh dhe me këndin  e librit dhe të revistës “Kuvendi” në këtë kafe, si dhe mikrostudion e piktorit dhe skulptorit të njohur Pjeter Frroku-Lala, që po ashtu  është në mjediset e kësaj Kafeje. Në këtë mbrëmje u lexua nga organizatori Pjetër Jaku përshendetja tejet miqësore dhe dashamirëse e poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti, i cili tashmë ndodhet me sherbim Dipllomatik ne Ëashinton D.C. si Atashe Kulturor në Ambasaden Republikes se Shqiperise. Në këtë mbrëmje miqësore dhe kulturore, u kujtuan dhe shumë miq të Kuvendit që kanë qënë të pranishëm në darka të tilla ndër vite.

 

Dita e Dytë dhe Mbrëmja e “Diteve te Letersise”

 

Mëngjesi i së shtunës qe tepër i ftohtë për tetorin e të vjelave dhe rënies paqësore të gjetheve, një stinë tejet frymëzuese për letrarët.

Që herët në mëngjes, do vinin te “Kuvendi” poetët Nexhip Ejupi dhe Ruzhdi Gurra (Omer Kajamasit sic i quaj une per liriken teper te sufistikuar qe perdorin ne krijimet e tyre), pak më vonë edhe dashamiresi i artit Gazmend Kishta, për të pritur Raimonden dhe Pierren, Ilir dhe Franin. Gëzim Basha dhe Mbëhill Velaj lajmëronin mosmudësinë e pjesëmarrjes, edhe pse deri dy ditë më parë kishin shpresuar, ndërkohë që Anton Gjurashaj e konfirmonte pjesëmarrjen, bashkë me romanin e tij të fundit “Nata në Sion”.

Në Bibloteken gjigande Macomb-Clinton Public Library ne Clinton Township kishin mbërritur që vjet disa tituj librash në shqip nga pjesëmarrsit në këtë aktivitet, Agron Tufa, Ramiz Gjini, Irma Kurti, Raimonda Moisiu, Pierre-Pandeli Simsia, Pjetër Jaku, Elinda Marku, Nexhip Ejupi etj… Një drekë modeste dhe mbasditja qetësuese qe do ti paraprinte aktivitetin kryesor të këtyre ditëve festive.

Kafe “ KUVENDI” ku do të bëhëj ky aktivitet, e kishte mbyllur punën e saj që në orën 4:00 mbasdite për të pregaditur per ardhjen e miqve te Letersise. Në ekranin e madh të saj shkruhej “Edicioni i 16-te i Ditëve të Letërsisë Shqipe”. Zbukuruar me lule dhe libra, ishte përshtatur mjaft mirë për një festë të tillë.

Në këtë mbrëmje vërtetë të bukur dhe festive merrnin pjesë krijuesit vendas: Pjeter Jaku, Elinda Marku, Nexhip Ejupi, Mensur Spahiu, Arta Simoni, Ruzhdi Gurra, Rakip Babqorri, Vasel Ujkaj, Rafael Floqi, Fran Gjeloshaj, Mark Gjokaj,  Gazmend Kishta, ndersa Lulash Palushaj dhe Rush Dragu ndodheshin në Shqipëri. Kurse Diana Gellçit i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare. Sipas botuesit Pjetër Jaku, edhe ndonjë krijues tjetër që kishte mbetur jashtë aktivitetit ishte thirrur, por për arsyet që i dinë veç ata, nuk ishin paraqitur.

Mbrëmjen do ta nderonin edhe artistët  e komunitetit, Arben Dervishi, Erim Vladi, Fran Gjoka, Hana e Kolë Nikprelaj, Jola Paparisto, Pjeter Frroku-Lala,  si dhe orkestra, ku spikati klarinetisti Ben Taho.

Të ardhur nga Atdheu, Kosova dhe Malësia ishin legjenda e kangës shqiptare, shkrimtari Ilir Shaqiri dhe Anton Gjurashaj, ndersa nga Franca, poetja Enkelejda Kondi. Fatos Kongoli do të bënte një letër të bukur falenderuese, ku edhe të kerkonte ndjesë për pamundësinë e ketij viti, pasi po merrej me  Panairin, që do të bëhëj së shpejti në Tiranë. Mbrëmja u moderua nga zj. Albina Palushi, ndersa aktivitetin e ndoqen Media e Komunitetit “Albanian Television of America” e zotit Gani Vila.

Në këtë mbrëmje u recituan poezi të zgjedhura nga Arben Dervishi, Aida Gjergji, Ruzhdi Gurra, Arta Simoni, Elinda Marku, Pierre-Pandeli Simsia, Nexhip Ejupi, Albina Palushi etj…

Para kalimit në programin defryes, u ndanë çmimet e dhëna nga Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi” nga Kryetari Komisionit , Poeti Ruzhdi Gurra, ndërsa Mirënjohjet nga Pjetër Jaku, si më poshtë:

Vleresimet e Jurise se Revistes “Kuvendi” per Konkursin e vitit 2017

 Me “Mirenjohje” nderohen:

Ilir Shaqiri

Raimonda Moisiu

Gezim Basha

Albina Palushi

Çmimet per krijimtarine dhe bashkëpunimin me Revisten “Kuvendi”

Çmim Special i jepet  Enkelejda Kondi, Francë

Çmimi i parë në poezi i jepet Irma Kurti, Itali

Çmimi “ Gjergj Fishta” i jepet poetit nga Kosova, Xhevat Latifi

Çmimi “ Migjeni”, poetes nga New Yorku, Adelina Dardha

Çmimi i parë në publicistikë i jepet Inxhi Aliçkaj, Tiranë

Çmimi “ Faik Konica”, në publicistikë, i jepet  Armela Hysi, Greqi

Çmimi “ Arshi Pipa” i jepet Ermira Babamusta, Boston

Çmimi “Betim Muço” , në prozë, Vlash Filit, Filadelfia

 

Pierre-Pandeli Simsia do ta nderonte Pjeter Jakun, me Mirënjohje në emër të disa miqve të Kuvendit!

Nata e tretë dhe e fundit e këti edicioni

Pas dy ditësh të lodhshme e diela e këti edicioni, qe pushuese me disa vizita tek n jeri-tjetri dhe shkembime librash. Në darkë, sipas tradites se tre viteve te shkuara, krijuesit u ftuan ne restorantin “Johnny’s  Grill” ne Belleville te Michiganit, ne pronesi të Aktivistit të njohur zotit Marash Nucullaj, i cili gjithëmonë ishte gjendur i gatshëm për të ndihmuar kulturen në Diasporë. Solemniteti pushtoi sallen kur Zoti Nucullaj edhe ne si Perfaqesues per Michigan-in “Albanian-American League” i cili solli një ndjesi të veçantë për kujtimin me një minut heshtje për Albanologun e njohur Robert Elsie, që para pak kohësh u nda nga jeta, si dhe me propozimin për të ngritur një përmendore të tij në Tiranë.

Darka shumë cilësore dhe tradicionale, me të gjitha llojet e pijeve kaloj në një atmosferë shumë miqësore. Pjetër Jaku i përshendeti të gjithë pjesëmarrsit në këtë edicion letrar, duke vlerësuar , në mënyrë të veçantë Fran Gjokën dhe Marash Nucullajn, që kishin mundësuar realizimin e këtij aktiviteti me kushtet më të mira të mundëshme, duke hedhur idenë se si mund të bëhëj edicioni i ardhshëm, disi ndryshe, ndoshta në një harmonizim të plotë me artet e tjera, duke e kthyer vërtetë në një festë artistike  për të gjithë artistët, jo vetëm të komunitetit.

Ne emer te Redaksise se “Kuvendit” kerkojme ndjese per mungesen e paqellimshme te ndonje emri, listat e te cilave u muaren nga arshiva e botuesit.

Pregaditi Paul Palushi

Michigan, 30 Tetor 2017

 

Foto nga aktiviteti:

DIT E LET 17Mberrin tek ” KUVENDI” kengetari i legjendave e i lirikave me te bukura shqiptare, Krijuesi dhe Intelektuali ILIR SHAQIRI!Keshtu shpallim fillimin e “Diteve te Letersise ” per vitin 2017!
Fisniku dhe Artisti Fran Gjoka bashke Botuesin Pjeter Jaku do te perkushtohen qe ky aktivitet te kete ne qender te vemendjes njerezit me modest te shoqerise, krijuesit dhe dashamiret e letersise ne vecanti dhe te artit ne pergjithesi!!

DIT E LET 17 1Te Kafe Kuvendi ne ministudion e Pjeter Frrokut-Lala

Foto kujtimi nga mbrëmja e tretë e mbylljes së Aktivitetit të rëndësishëm Kulturor Letrar:
“Ditët e Letërsisë Shqipe në SH. B. A.” Edicioni i 16-të. Detroit, Michigan, Tetor 2017
Mbrëmja e mbylljes së aktivitetit u mbajt në Restorantin luksoz buzë liqenit: “Johnny’s Grill”,                                                                                            me pronarin mikpritës, Marash Nucullaj, ne Belleville, Michigan
DIT E LET 17 2

DIT E LET 17-3Vleresim dinjitoz nga Keshilli botues i revistes Kuvendi ne Ditet e Letersise Shqipe 2017, Detroit Michigan SHBA,                                                         me Certefikate Mirenjohje – per Artistin e Shquar, kengetarin dhe shkrimtarin nga Prishtina Ilir Shaqiri                                                                           dhe shkrimtaren e publicisten Raimonda Moisiu!

DIT E LET 17-4Ditet e Letersise Shqipe, Michigan 2017, per te 16-in vit me radhe filluan dje ne ambientet e Restorantit Wiglies Frank’s Meat & Grill, ne Easter Market dhe vazhdojne ne ambientet e Kuvendi. Marrin pjese shkrimtare, poete, publiciste, historiane ,kengetare artiste te nderuar e te mirenjohur, bisnesmene dhe filantropiste, qe jetojne e punojne ne Metro-Detroit, Michigan, e ne shtete te tjera te Shteteve te Bashkuara, dhe nga Toka Meme Shqiperia, Kosova e Malesia.
Organizatori, botuesi i “RevistaKuvendi” Detroit, shkrimtari e publicisti Pjeter Jaku dhe stafi qe ai drejton me inteligjence e profesionalizem te perkushtuar ne mbarevajtjen dhe organizimin e aktivitetit, qe nen Diten e Pare e Festes amerikane te Letersise Shqipe, Michigan 2017 dhe ne vazhdim sot ne diten e dyte. Me interes te vecante respect, nderim e dashuru eshte pjesemarrja ne kete even e Artistit te Shquar kengetarit dhe shkrimtarit Ilir Shaqiri nga Kosova

DIT E LET 17 5Certefikata per Autoren Irma Kurti, Itali Per Poezi Cmimi “Migjeni”

DIT E LET 17 6Shqiptaria kot krenohet se ka ndonje poet, disa poet, a plot poet! Kur ne fakt shqiptaret jane i vetmi komb, po po komb, qe asht komb poetesh! Mjafton t’i nigjosh me vemendje, qe jo vetem ta besosh nje gje te tille, por bash te trandesh e te t’vije me u krenu deri ne qiell!
Po citoj nje POEZi, pse jo nje nder ma te bukurat qe percolli Malsori i mrekullueshem Marash Nucullaj:

Shqiptarit ,
I ndodh e vazhdon .
Ne dasma e gezime
prap jemi la n’lot!
Prejse ne dasem perhere ka mungue
Njai vlla qe s’mujti me u kthye!
Ne gjame e ne humbje,
kemi qesh e jena gezue
prej se iu dasht me ardhe,
ani se ne mort,
Njatij djalit
prej mergimit t’larget e te gjate!

M’erdh marre per vargjet e mija!

Postuar nga Elinda Marku

 

DIT E LET 17 7Marash Nucullaj, Ilir Shaqiri dhe Ded Nucullaj

 

DIT E LET 17 8

Ilir Shaqiri, Elinda marku dhe fran Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *