NJË PLATFORMË POLITIKE SHQIPTARE – Reagim-

hysen ibrahimiNJË PLATFORMË POLITIKE SHQIPTARE  TË PËRBASHKËT NË EVROPËN JUGLINDORE KARRSHI POLITIKËS SLLAVE NË KËTË REGJION

 Reagim nga Hysen Ibrahimi

Suedi/Stockholm, 20.09.2017

Sipas presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi sot në Nju-Jork, se presidenti Amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën e tij që të vizitojë Serbinë, duke  ”sqaruar” në detaje, gjëja se është e rëndësishme që të vizitojë Serbinë dhe se si do ta presin njerëzit në Serbi, dhe se serbët e ”dëshirojnë” këtë ”miqësi”…! Kjo është një gënjeshtër e kulluar, lojë e rrezikshme që dominohet nga Rusia, ku në të njejtën kohë Rusia kërkon nga SHBA në OKB ta kthej Kosovën nën Serbi. Kjo është duke u bërë në këtë kohë si pasoj e paaftësisë politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Iliridë. Kjo duhet të alarmahohet dhe është shumë shqetsuese për ne shqiptarët dhe kjo duhet të merret shumë seriozisht nga dy shtetet shqiptare, për të reaguar menjëherë dhe për ta ngritur zërin se Serbia është vegël e drejtëpërsëdrejti e Rusisë dhe me çdo kusht ka për qëllim destabilizimin e regjionit.

Dy qeveritë tona ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, e forcat politike shqiptare në Iliridë, duhet të kalojnë nga poilitika ditore në ate afatgjate për t’a përcjellur politikën Ndërkombëtare. Po ashtu për të bashkërënditur interesat madhore në miqësi të përhershme me SHBA-të. Në të njejtën kohë të tejkalohen të gjitha interesat e ngushta partiake e personale për tu marr mes veti, përderisa të tjerët po punojnë për të na dëmtuar në proceset tona të integrimit dhe zhvillimit, e në rend të parë duhet vënë interesat kombëtare shqiptare, për tu shndrruar faktor në këtë rajon të Evropës Juglindore, sepse jemi populli më i madh  autokton i këtij regjioni. Mërgata ndjen dhimbje të rëndë kur dëgjon të pavërtetat e Serbisë, por dhimbje ende më të madhe ndjen për faktorin politik shqiptar si qyqar, që s’kanë asnjë prirje për ta konkretizuar një PLATFORMË POLITIKE SHQIPTARE  TË PËRBASHKËT NË EVROPËN JUGLINDORE KARRSHI POLITIKËS SLLAVE NË KËTË REGJION.

Serbia është e gatshme të bën ndryshime rrënjësore me kërkesa të reja për ti bindur SHBA-të, se janë të gatshëm për të plotësuar kërkesa të reja vetëm e vetëm Kosova ti kthehet Serbisë, ose së paku te ndahet. Janë këto politika të Serbisë si rezultat i gënjeshtrave të tyre me prirje për të ideuar gënjeshtra dhe për të përvetsuar SHBA-të, se tani jemi në bisedime me popullatën serbe dhe se kërkesat janë këto. Duhet të njoftohet me kohë Presidenti Donald Trump për gënjeshtrat e Serbisë dhe presidentit të saj  Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *